Tradita kineze vjen në Tiranë, shikoni çfarë po ndodh në Parkun e Madh

August 19, 2018 10:32

Tradita kineze vjen në Tiranë, shikoni çfarë po ndodh në Parkun e Madh

Parkut të Madh të Liqenit i shtohet një tjetër hapësirë çlodhëse.

Kësaj here një nga simbolet e Kinës, një objekt krejt origjinal që sjellë traditën kineze të ndërtimit në Shqipëri dhe që do të shërbejë si një vend relaksi por edhe bisedash mes miqsh.

Në bashkëpunim me ambasadën kineze në Tiranë, ka nisur ndërtimi i një objekti të veçanta në stilin kinez dhe që do të quhet “Bisedka kineze”.

Lajmin e bënë të ditur vet Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, e cila informon gjithashtu se materialet për këtë objekt është sjellë enkas nga Kina dhe po montohet në bashkëpunim me specialistët kinez.

Drejt përfundimit Bisedka më speciale në Parkun e Madh!

Një bashkëpunim me Ambasadën Kineze, ndërtimi nën kujdesin e miqve kinezë dhe APR, materialet enkas nga Kina për Parkun e Madh!

Pavioni Rekreativ i dedikohet miqësisë 🤝 Kinë-Tiranë! Relaks e atmosferë ZEN në zemër të Parkut, në shëtitoren buzë liqenit!”, shkruan APR në faqen e saj në facebook.

 

o.j/dita

August 19, 2018 10:32
Komento

2 Komente

  1. pensionisti August 19, 11:36

    Besoj se nuk e ka mar vesh Strazimiri me kobure !

    Reply to this comment
  2. Nje shqiptar August 19, 15:44

    Mendoje se edhe disa kulla, kazino e lojra te fatit, disa pishina e tunele, ndonje varreze tjeter, ndonje fushe tenisi, baraka per kampingje, ndonje fushe basketbolli apo volejbolli, ndonje restaurant dhe disa parkingje, dy tre pista te asfaltuara per biçikleta etj.etj çimentifikime do ta zbukuronin dhe do ta shtonin edhe me shume objektet e çlodhjesh te banoreve te Tiranes ne PARKUN E MADH NATYROR TE TIRANES!!! Siç duket banoret e e Tiranes dhe femijet e tyre jane tashme shume te lodhur dhe nuk mund te bejne nje shetitje ne kembe ndermjet gjelberimit ne Parkun Natyror te Tiranes, u duhen patjeter te kene ambjente çlodhese, parkingje per makinat e tyre dhe ambjente tregtare per te shpenzuar!!.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*