Traditat pagane të një feste fetare, ja çfarë nuk dinit rreth Pashkës

April 8, 2018 20:32

Traditat pagane të një feste fetare, ja çfarë nuk dinit rreth Pashkës

Pashkët janë vërtet një festë fetare, por disa nga zakonet e saj i kanë rrënjët në traditat pagane, gjë që ndodh edhe me vezët e Pashkës. Veza, një simbol i lashtë i jetës së re, ka qenë e pranishme në festat pagane të festimit të pranverës.

Parë nga këndvështrimi i krishterë, vezët e Pashkës përdoren për të simbolizuar ringjalljen e Jezusit. Vezët e dekoruara për Pashkë janë një traditë që daton të paktën që nga shekulli i 13-ë, sipas disa burimeve.

Meqenëse vezët ishin një ushqim i ndaluar gjatë periudhës së Kreshmës, njerëzit i pikturonin dhe i dekoronin ato për të shënuar fundin e periudhës së pendesës. Në ditën e Pashkës ato vinin me bollëk, duke u kthyer kështu në simbol të mirëfilltë të festës. Veza më e madhe e bërë ndonjëherë ishte mbi 7.6 metra e lartë dhe peshonte  3628 kg. Ajo ishte e ndërtuar me çokollatë dhe karamele gomoze dhe mbahej nga një kornizë e brendshme inoksi.

Embëlsirat e Pashkës

Karamele në formë fasulesh dhe vezë e lepurusha Pashke prej çokollate. Më e njohura në këtë grupim është veza prej çokollate, e cila daton në fillim të shekullit të 19-ë dhe e ka origjinën në Europë. Karamelet në formë fasuleje u prodhuan së pari në vitin 1930 dhe sipas të dhënave, çdo vit prodhohen mbi 16 miliardë të tilla.

Lepuri i Pashkës

Bibla nuk përmend një krijesë të vogël që sjell vezë të dekoruara për fëmijët e sjellshëm të dielën e Pashkëve e megjithatë, lepuri i Pashkës është bërë një simbol i mirëfilltë i festës më të rëndësishme të krishtërimit. Origjina e saktë e gjitarit mitik nuk dihet, por lepujt janë të njohur që në lashtësi si simbol i pjellorisë dhe jetës së re. Sipas disa burimeve, lepuri i Pashkës u çua në Amerikë në vitin 1700 nga emigrantët gjermanë që u vendosën në Pensilvani. Fëmijët e tyre bënin folenë, ku “Osterhase” do të vinte vezët e tij me ngjyrë. Si përfundim, kjo traditë u përhap në gjithë botën, ku përveç vezëve, lepuri sjell çokollata e lloj-lloj karamelesh e dhuratash, ndërsa shporta e dekoruar u zë vendin foleve.

l.h/ dita

April 8, 2018 20:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*