“Trafik 2014” prangos 3 persona me 1,5 kg heroinë të pastër nga Turqia

October 25, 2014 09:33

“Trafik 2014” prangos 3 persona me  1,5 kg heroinë të pastër nga Turqia

Operacioni i koduar “Trafik 2014” çoi në pranga 3 persona të dyshuar si trafikantë dhe sekuestroi 1,5 kg heroinë të pastër që vinte nga Turqia. Agjentët e Zyrës Kundër Drogës në Tiranë njoftuan se aksioni u zhvillua mesditën e djeshme, duke arrestuar të dyshuarit Lulzim Fregjaj, 56 vjeç, Vilfred Cenolli, 49 vjeç dhe Klodian Spahiu, 36 vjeç, banues në kryeqytet. “Grupi u kap në një banesë të ndodhur në “Rrugën e Durrësit”, përgjatë momenteve të shkëmbimit të lëndës narkotike heroinë, si dhe një shumë të konsiderueshme parash. Nga hetimet e kryera deri më tani, është arritur të goditet në kohë një linjë trafiku, Turqi-Shqipëri, duke sekuestruar sasinë prej 1,5 kg lëndë e dyshuar heroinë e pastër, e cila ishte e ndarë në disa pako”, thanë burime zyrtare. Hetimet për këtë rrjet nisën në muajin gusht të këtij viti, duke bashkëpunuar dhe me Prokurorinë për Krimet e Rënda. “Ky hetim do të vijojë për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, thuhet në deklaratën e policisë.

October 25, 2014 09:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*