Trafik droge, ne pranga lojtari i Superliges

July 7, 2015 16:19

Trafik droge, ne pranga lojtari i Superliges

Me kërkesë të policisë italiane, autoritetet shqiptare vunë në pranga një grup shqiptarësh, mes tyre edhe një futbollist. Ai është Guido Tepshi, i cili sezonin e fundit është aktivizuar me Kastriotin, në Kategorinë e Parë.

Operacioni e ka nisjen në zonën e Toskans ku u angazhuan autoritetet shqiptare e gjermane. Të arrestuarit akuzohen për trafik droge dhe në këtë grup është përfshirë edhe 24-vjeçari Guido Tepshi, që më parë ka luajtur edhe me Teutën, Apoloninë, Kamzën dhe me Bohemians Praga në Çeki.

Grupi ku bënte pjesë edhe futbollisti shqiptar kishte aktivitete ndërtimi në Durrës. Tepshi në të kaluarën ka veshur fanellën e përfaqësueses U19.

July 7, 2015 16:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*