Trafik droge përmes Adriatikut, arrestohen dy shqiptarë

June 4, 2018 12:33

Trafik droge përmes Adriatikut, arrestohen dy shqiptarë

Autoritetet italiane kanë goditur një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës përmes Adriatikut. Gjatë aksionit policor në Brindizi, katër persona u arrestuan, si pjesë e një rrjeti të gjerë të drogës.

Dy prej tyre janë shqiptarë, me iniciale L.E. 38 vjeç dhe M.M. 29 vjeç. Mediat italiane thonë se 51 persona janë të përfshirë në këtë organizatë kriminale. Dhjetë prej tyre janë arrestuar kohë më parë gjatë operacioneve të ndryshme.

Grupi kriminal trafikonte hashash, kokainë dhe heroinë. Organizata është e ndarë në disa grupe njerëzish, të cilët kanë role të përcaktuara. Ata kanë kontrollin e tregut në Lombardi, Emilia Romagna, Toscana, Sardenja, Basilicata, madje dhe në Belgjikë, ku blinin sasi të mëdha kokaine dhe më pas i shpërndanin në qytetet italiane.

Nga hetimet është zbuluar gjithashtu se kjo organizatë kishte mbështetje logjistike nga grupet e tjera kriminale që ndodhen në Shqipëri, me të cilat bashkëpunojnë. Bandat në vendin tonë, bënin të mundur gjetjen e mjeteve për transportin e drogës dhe skafistët.

o.j/dita

June 4, 2018 12:33
Komento

2 Komente

  1. intelektuali June 4, 14:17

    PO RILINDJA SIKUR U MBURR ME BUJE TE MADHE QE DROGA ALBANEZE ISHTE NE KOSHIN E PLEHRAVE TE HISTORISE SONE KOMBETARE?

    C’a ka bo vaki?

    Reply to this comment
  2. info analitike June 4, 20:50

    Ore cudi po keto bravo cunat si nuk paskan dhene asnje kontribut apo ishin duke ndihmuar keta cunat e mire me ngarkesat per ne Itali tani qe Gonja po kalon momente te veshtira ne atje duke u sakrifikuar per karrieren e te vellait.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*