Trafik droge, shkatërrohet banda italo-shqiptare, 14 të arrestuar

April 11, 2016 09:57

Trafik droge, shkatërrohet banda italo-shqiptare, 14 të arrestuar

Një grup shqiptarësh dhe italianësh janë arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, pasi ishin pjesë e një grupi që shpërndantë drogë.

Në pranga janë vënë 9 italianë dhe 5 shqiptarë, në kuadër të operacionit “Amico Mio Atto II” (Miku im, Akti II), që u zhvillua në krahinat e Pavia-s, Milano-s dhe Bolonja-s, pas një hetimi më shumë së 9-muaj.

Shqiptarët e arrestuar janë 38-vjeçari B.L., banues në Voghera, 40-vjeçari L.D., banues në Pietra de’ Giorgi, 28-vjeçari R.E., banues në Pavia, 43-vjeçari H.A., banues në Voghera dhe 46-vjeçari M.H., banues në Canneto Pavese, shkruan ‘Shqiptarja.com’.

Ndaj dy të fundit u vendos masa e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa ndaj tre të tjerëve u vendos masa arrest me burg pa afat.

Sipas hetuesve, droga vinte nga jashtë Italisë dhe furnizuesit ishin shqiptarë, por nuk ëshë specifikuar se Shqipëria ishte origjina e lëndëve narkotike.

Hetimet kanë konfirmuar ekzistencën e një bashkëpunimi italo-shqiptarësh me bazë në Pavia, që tregëtonin lëndë narkotike, shkruajnë mediat lokale.

Aktiviteti i jashtëligjshmëm kryhej në një bar në Belgioioso, Pavia, ku disa prej të arrestuarve takoheshin me furnizuesit e drogës për të vendosur lidhur me sasinë dhe llojin e drogës që do të blinin dhe  mënyrën e dorëzimit.

Lënda narkotike zakonisht shkëmbehej në Broni. Blerësit dhe furnizuesit shëmbenin çanta nga një automjet në tjetrin, shkruajnë mediat italiane.

Një prej të arrestuarve u kap në flagrancë me 50 gramë kokainë.

Nga ky grup, janë arrestuar gjatë muajve të fundit edhe 7 persona të tjerë, si dhe janë sekuestruar 10,447 kg marijuanë, 220 gr kokainë dhe 103 gr hashash.

April 11, 2016 09:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*