Trafik ndërkombëtar, dënohen 26 persona, shumica shqiptarë

May 19, 2016 16:56

Trafik ndërkombëtar, dënohen 26 persona, shumica shqiptarë

Gjykata italiane e Ascoli Piceno ka dënuar 26 persona, shumica e të cilëve shqiptarë,  me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës mes Greqisë, Shqipërisë, Italisë e Hollandës.

Ky proces gjyqësor ka nisur më vitin 2012 pas sekuestrimit në portin e Ankonës, të rreth 160 kg marijuanë, fshehur në një kamper të nisur nga Greqia.

Hetimet zbuluan një trafik të madh droge ku ishin përfshirë mjaft persona me kombësi shqiptare e italiane.

Proçes gjyqësor i sapo mbyllur ka vendosur të dënojë;

12 vjet burg për shqiptarin Sildi Zejneli, rezident në komunën San Benedetto

11 vjet e 2 muaj burg për shqitparin Shpendi Hoxha rezident në komunën Civitella del Tronto;

11 vjet e 2 muaj burg për italianen Valentina Di Luigi rezidente në komunën Civitella del Tronto;

10 vjet e 10 muaj burg për shqitparen Zana Hoxha

10 vjet e 10 muaj burg për shqiptarin Agush Hoxha

10 vjet burg për italianin Pietro Palmisio

8 vjet burg për shqiptarin Edvaldo Nanushi

6 vjet e 6 muaj burg për italianin Giovanni Paolini

4 vjet e  muaj burg për shqiptarin Armando Arapi rezzident në komunën Sant’Egidio alla Vibrata;

4 vjet burg për italianin Gianni Barlafante rezident në komunën e Giulianova;

2 vjet e 6 muaj burg për shqiptarin Ervis Braka

2 vjet e3 muaj burg për shqiptarin Hakik Guri

2 vjet e 2 muaj burg për shqiptarin Petro Braka

2 vjet e 2 muaj burg për shqiptarin Dorjan Pjetri

2 vjet e 2 muaj burg për italianin Simone Tosti

Persona të tjerë shqiptarë e italianë kanë marrë dënimin inferior nën 2 vjet burg.

May 19, 2016 16:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*