Trafik organesh në Tiranë?

September 30, 2016 10:00

Trafik organesh në Tiranë?

Boris Wolfman, një mjek rus i dyshuar se drejtonte një klinikë të jashtëligjshme me vendndodhje në Kosovë, për trafikimin të organeve është arrestuar në Tiranë.

Sipas akuzës, organet shiteshin në tregun e zi në të gjithë botën, nga Kosta Rika në Turqi. I ndaluari kishte dy kombësi, ruse dhe izraelite.

Klinika quhej Medicus dhe është mbyllur, ndërsa pronarët e saj janë dënuar me 8 dhe 7 vite burg.

Wolfman kishte arritur të shpëtonte. Ai ishte ndaluar disa muaj më parë në Turqi, por ia kishte dalë që të lihej i lirë.

Sipas mediave italiane, dyshohet se mjeku kishte trafikuar më shumë se 30 organe.

Ndërkohë, një javë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi të pranonte kërkesën e Prokurorisë për sekuestro preventive të llogarive bankare të klinikës “A New Life 4U” sh.p.k. me administrator dhe ortak shtetasin Robert Shpolinske.

Boris Wolfman, sipas akuzës, ka tentuar të pastrojë para në Shqipëri nëpërmjet një klinike të hapur në qendër të Tiranës, në vitin 2014 nga një tjetër shtetas rus.

Nga monitorimi i vazhdueshëm rezulton se në llogarinë e shoqërisë “A News Life 4U” sh.p.k. ka mbërritur një transfertë në vlerën e rreth 40 mijë dollarëve me përshkrimin “faturë 2001 shërbime mjekësore” nga shteti i Izraelit, pikërisht nga Boris Wolfman.

Nga verifikimet e bëra ky shtetas ka llogari bankare në një tjetër bankë “të nivelit të dytë në Tiranë, në emër të kompanive që ai zotëron, konkretisht shoqëritë “Justsavelife” dhe “A.V.S. Investment Group”.

Po kështu transaksione rezultojnë të jenë kryer edhe me shtetasin Renato Mezini, i cili rezulton se në muajin Janar 2010 është ndaluar nga autoritetet italiane në Pescara si pjesë e një bande që trafikonte lëndë narkotike.

Sipas Prokurorisë ka dyshime të bazuara në prova se edhe pasuria e luajtshme në emër të shtetasit Robert Shpolinske janë rezultat i këtij aktiviteti kriminal.

Klinika ishte hapur që prej vitit 2014 në Bulevardin Dëshmoret e Kombit, në një apartament tek kullat binjake, me objektiv “fushën e turizmit mjekësor, gjithë shërbimet administrative dhe shoqëruese për turizëm mjekësor me sferë kryesore të veprimtarisë transplantimin e organeve”- raporton Tv Klan.

 

September 30, 2016 10:00
Komento

2 Komente

  1. Demokracia eshte skeme piramidale September 30, 13:48

    Ku i gjente organet????????????

    Reply to this comment
  2. Adih September 30, 21:24

    Ky nuk eshte rus , por eshte izraelit . kete e verteton mbiemri. (ne shqip).Ujku burre . Jane mbiemra cifute.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*