Trafikantët e drogës flenë dhe fshihen në kishat e fshatrave

May 6, 2014 09:23

Trafikantët e drogës flenë dhe fshihen në kishat e fshatrave

Monitorimi i Lazaratit nga brenda dhe jashtë me agjentë të infiltruar dhe vëzhgim me dylbi duket se po japin rezultate për Policinë e Shtetit. Madje shpesh-herë edhe duke u hequr si blerës të sasive të mëdha të narkotikëve me dakordësi pagese në rastin e shitjes. Mbetja stok e sasive të mëdha të drogës në fshatin rebel dhe nxitimi për ta shitur sa më parë për shkak të aksioneve policore, kanë çuar edhe në sekuestrimin e mbi 10 tonë drogë në katër muajt e parë të këtij viti. Vetëm dje është bërë sekuestrimi i 500 kilogramëve marijuanë që sapo kishin dalë me mushka nga fshati Lazarat me destinacion Greqinë. Operacioni është koduar “Udin” dhe u sekuestruan gjithashtu dy automjete, kafshë dore mushkë, doreza dhe kapuçë për maskim. Një prej transportuesve u arrestua, kurse 4 të tjerë përfituan nga errësira dhe u arratisën.

 

Operacioni

Zyra e Antidrogës kishte marrë informacion se tre persona mbi fshatin Hoshtevë të komunës Zagori po transportonin me kafshë dore lëndë narkotike. Edhe pse me mot të keq dhe reshje shiu, agjentët rrethuan zonën te vendi i quajtur “Qafa e Udinit”, nga mori emrin edhe operacioni, poshtë malit Dhëmbel, duke sekuestruar 15 çanta shpine të mbushura me marijuanë, me peshë të përgjithshme 500 kilogramë. Gjatë ndjekjes u hasën 5 persona të dyshuar, katër prej të cilëve u larguan përmes pyllit duke braktisur kafshët, kurse i dyshuari Niko Rizvo, 49 vjeç, banues në Gjirokastër, i dënuar më parë në Greqi, u kap në flagrancë teksa shoqëronte mushkat drejt Përmetit.

 

Hetimet

Policia konfirmoi sekuestrimin e ngarkesës së madhe me destinacion Greqinë dhe deklaroi se emrat e të dyshuarve të tjerë nuk do publikohen për shkak të hetimeve. Operacioni ka vijuar më tej në këtë zonë, ku u lokalizuan dhe bllokuan edhe dy automjete të braktisura “Jeep” dhe “Range Rover” që prisnin ngarkesën, të fshehura dhe të braktisura në një përrua mbi fshatin Hoshtevë. Madje sipas hetimeve të kryera rezulton se pikërisht këto mjete kanë kryer transportin nga Lazarati deri në Përmet, dhe të dyshuarit e shpallur në kërkim janë pikërisht shitësit e lëndës narkotike. Gjithashtu mësohet se transportuesit e drogës kanë dhunuar 3 banesa të braktisura dhe kishën e fshatit Hoshtevë, ku kanë pritur deri në momentin që ka ardhur ngarkesa për t’u dërguar në Greqi.

May 6, 2014 09:23
Komento

2 Komente

  1. Rebeli May 6, 11:46

    Po ka ndonje komentues te me tregoje se kush jane” kafshe dore”?Do ta kete ndryshuar Birishi dhe gjuhen shqipe?Ta kete bere ne fshehtesi?

    Reply to this comment
  2. Mark uk May 6, 16:26

    Kafsh dore eshte artikull shkruesi,si nuk e dini ket gje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim