Trafikanti i 1 ton kokaine arrestohet në Rinas

August 7, 2016 15:49

Trafikanti i 1 ton kokaine arrestohet në Rinas

Italiani Enrico Gazzo, i njohur si narkotrafikanti i 1 ton kokaine është arrestuar në Rinas. 49 – vjeçari rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij, Gjykata e Lartë e Perusë kishte vendosur masën e sigurisë arrest me burg, për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në bashkëpunim me Italinë, në Maj të vitit 2008, autoritetet peruane sekuestruan në Lima një ngarkesë prej rreth 1 ton kokainë.

49 – vjeçari me origjinë nga Milano, zotëron në Carrara të Italisë një kompani që merret me përpunimin e qelqit. Sipas hetimeve ka rezultuar se Gazzo do ishte marrësi i ngarkesës së drogës, e cila ishte përzier me Bentonit Natriumi, e fshehur brenda 219 çantave dhe do të dërgohej në Itali nëpërmjet portit të Livornos.

Nga adresa zyrtare e kompanisë së 49 – vjeçarit ishte nisur nëpërmjet emailit kërkesa për marrjen e produktit Bentonit Natriumi.

Për të njëjtën çështje në Nëntor të vitit 2011, Enrico Gazzo u arrestua në Bjellorusi pas një urdhër arresti sërish të lëshuar nga një gjykatë peruane, por ai arriti t’i shpëtonte ekstradimit pas shkeljeve të afateve proceduriale.

Më herët, ai ishte arrestuar në Mars të vitit 2010 si dyshura për trafik kokaine nga Amerika e Jugut përmes Spanjës, ku dyshohet se kishte menaxhuar marrëdhëniet me grupet furnizuese kolumbiane, që sillni drogën në Itali për ta shpërndarë më pas në vendet e tjera të Europës.

Tashmë pritet ekstradimi i narkotrafikantit të njohur drejt Perusë.

August 7, 2016 15:49
Komento

1 Koment

  1. info analitike August 7, 17:38

    Po me vellane e Xhafajt c’behet? Perse nuk ekstradohet?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*