Trafikim nga Shqipëria në Mal të Zi, kapen 110 kg kanabis

May 14, 2018 16:47

Trafikim nga Shqipëria në Mal të Zi, kapen 110 kg kanabis

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike në kufirin shqiptar drejt Malit të Zi.

Vetëm shtetasi shqiptar me inicialet I.P është arrestuar, pasi 3 bashkëpunëtorët e tij ia kanë arritur t’i shpëtonin policisë.

Ata po transportonin çanta të mbushura me kanabis. Sapo vunë re policinë, zgjodhën ta hidhnin lëndën narkotike, që të largoheshin me shpejtësi nga autoritetet.

Operacioni i ushtruar i policisë malazeze ka sekuestruar 110 kilogramë kanabis si dhe një pistoletë me 6 plumba.

Në lidhje me këtë operacion është vënë në dijeni edhe policia shqiptare, pasi shqiptarët që mundën t’i shpëtonin policisë u kthyen sërish në territorin shqiptar përmes kufirit ilegal.

Për të identifikuar të arratisurit, hetimet janë duke vazhduar.

s.a/dita

May 14, 2018 16:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*