Trafikimi / Statistika nga policia, prokuroria dhe gjykata

October 23, 2015 10:08

Trafikimi / Statistika nga policia, prokuroria dhe gjykata

POLICIA E SHTETIT

Për 6– mujorin e parë të vitit 2015, Policia e Shtetit ka evidentuar gjithsej 44 çështje, krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit 2014, ku janë evidentuar dhe referuar në total 29 çështje të trafikimit të personave, rezultojnë 15 vepra penale më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

PROKURORIA E KRIMEVE TË RËNDA:

Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2015 janë regjistruar nga Prokurorin e Krimeve të Rënda, 25 procedime penale për veprën penale të trafikimit të personave.

Gjatë vitit 2014, 7 çështje të trafikimit të personave janë dërguar në GJKR (nga 1 çështje në vitin 2013), me 15 persona të pandehur.

Numri i autorëve të hetuar është 34. Nëntë autorë janë dërguar për gjykim për trafikim të personave në Gjykata e Krimeve të Rënda. Nuk ka asnjë rast të raportuar ku trafikantët e dënuar nuk kanë marrë gjykim me burgim.

GJYKATA E KRIMEVE TË RËNDA:

Për 6 mujorin e parë të vitit 2015, janë trajtuar gjithsej 13 çështje. Gjatë 6 – mujorit të parë kanë përfunduar gjithsej 8 çështje me vendim fajësie, ndërsa për 5 të tjerat vazhdon gjykimi. Për sa u përket të dënuarve rezulton se për çështjet e përfunduara janë dënuar gjithsej 10 persona.

Gjatë 2014, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë 7 vendime penale për veprat penale “Trafikimi i Personave të rritur”, “Trafikim i femrave” dhe “Trafikim i të miturve”.

10 persona janë dënuar, nga të cilët 6 kanë marrë dënimin me burg nga 5-10 vjet dhe 4 janë dënuar me 10-25 vjet burg. Nga 10 personat e dënuar, 2 janë femra.

Qytetet me numrin më të madh të vajzave të trafikuara?

Bazuar në statistika, numri më i madh i viktimave të trafikimit janë në qytetin e Elbasanit me 11, Tirana me 14, Vlorë, Durrës, Shkodër dhe Berat me nga 4.

 

October 23, 2015 10:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*