Trafiku ndërkombëtar i drogës, arrestohen dy të kërkuar, njëri i armatosur

April 26, 2014 08:58 Updated

Trafiku ndërkombëtar i drogës, arrestohen dy të kërkuar, njëri i armatosur

Një i dënuar për trafik droge është arrestuar mëngjesin e djeshëm, rreth orës 10:15, në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, nga Sektori i Forcës Operacionale dhe Kërkimit. Bëhet me dije se në pranga ka rënë personi në kërkim Viktor Prek Shkoza, 23 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë. Burime zyrtare nga policia e Tiranës thanë se Shkoza ishte në kërkim, si i dënuar me 8 vite burg për veprën penale “trafikim të narkotikeve kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, vendim i marrë më 11 prill 2014 nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë. Viktor Shkoza, përgjatë momenteve të kapjes posedonte me vete një pistoletë tip “Makarov” me një krehër me fishekë dhe sende të tjera materiale, që u sekuestruan si prova për hetimet e mëtejshme. Po dje në Kapshticë u ndalua edhe një tjetër person i kërkuar për trafikun e 60 kg heroine në periudhën janar 2003-gusht 2004 dhe që kërkohej nga drejtësia italiane.

April 26, 2014 08:58 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*