Tragetet në 5 muaj, më shumë mallra e më pak udhëtarë

July 13, 2018 19:09

Tragetet në 5 muaj, më shumë mallra e më pak udhëtarë

 

Në 6-mujorin e parë të këtij viti tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim kanë transportuar më shumë mallra dhe më pak udhëtarë se sa në periudhën janar-qershor të vitit 2017.

Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në Autoritetin Portual Durrës (APD), tragetet që nisen ose mbërrijnë në Durrës janë frekuentuar nga afro një çerek milioni udhëtarë, ndërsa kanë transportuar gjithashtu mbi 443 mijë ton mallra.

Nga i njëjti burim, mësohet gjithashtu se tragetet kanë kryer në 6 muaj 450 lundrime vajtje-ardhje, me një vëllim prej 9% më shumë mallrash se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Përveç afro 25 mijë autoveturave, tragetet në këtë 6-mujor kanë transportuar edhe rreth 20 mijë kamionë dhe trajlerë

l.h/ dita

July 13, 2018 19:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*