Trageti i linjës Bari-Durrës në flakë, 260 persona disa orë në panik

May 13, 2015 07:12

Trageti i linjës Bari-Durrës në flakë, 260 persona disa orë në panik

Trageti i linjës Bari – Durrës me 260 pasagjerë duke përfshirë edhe ekuipazhin u përfshi nga flakët mesnatën e së martës 12 maj rreth orës 24:00.

Lajmi u konfirmua nga kapiteneria e Portit të Barit, sipas së cilës zjarri kishte  rënë në tragetin ‘’Françeska’’ i nisur nga Bari rreth orës 23:00 dhe pritej të mbërrinte në Durrës rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.

Sipas mediave italiane flakët e zjarrit u normalizuan në orët e para të mëngjesit, kur edhe anija u ankorua në portin e Barit dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Në bordin e tragetit ndodheshin 260 pasagjerë të kombësive të ndryshme duke përfshirë stafin e tragetit.

Trageti u përfshi nga flakë rreth 7 milje larg nga porti i Barit. Mësohet se falkët kanë rrënë në një nga motorët e tragetit dhe janë fikur më pas nga sistemi automatik i tragetit.

May 13, 2015 07:12
Komento

3 Komente

  1. Darius May 13, 08:37

    Fat qe flaket nuk kane marre perpjet.
    Trageti me i Ri qe operonin ne Shqiperi me duket se eshte 45 vjecar.

    Reply to this comment
  2. Toni May 13, 11:44

    Po car tragetesh more aman,keto mjete ludruese qe kan lidhur+lidhin 2 brigjet sot e 25-vjet,jane mjete plerash pa asnje pike kriteri-higjene-komditeti-etj turp e faqja e zeze,shikoni pak ate te linjes Durres-Ancona anije mallrash ose per bageti fare car lesh trageti quhet ai turp..

    Reply to this comment
  3. Darius May 13, 12:17

    mosha mesatare është 38,7 vjeç. Trageti më “i moshuar”, 50 vjeç, është “Red Star I” dhe ai më i ri në moshë, “Marina”, 21 vjeç. 9 anije (69 për qind e totalit) janë ndërtuar në vitet 1970 dhe mosha e tyre lëkundet nga 42 deri në 36 vjeç (“Horizon” / “Ionis” 44 vjeç; “Claudia Prima”, “Rigel I” dhe “Filippos” 42 vjeç; “Michela” dhe “European Voyager” 41 vjeç; “Bridge” 39 vjeç; “AF Francesca” dhe “Adriatica I” 36 vjeç).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*