Tragjedi në ajër, 15-vjeçarja humbet jetën në avion pasi konsumoi sanduiç

September 23, 2018 15:38

Tragjedi në ajër, 15-vjeçarja humbet jetën në avion pasi konsumoi sanduiç

 

Një adoleshente ka humbur jetën në një fluturim ajror ndërsa udhëtonte s ëbashku me prindërit e saj në aeroplanin e “British Airways” në Nice të Francës.

15-vjeçarja Natasha Ednan – Laperouse i humbi jetën pasi konsumoi një sanduiç, dyshohet se vajza ka qenë alergjike ndaj susamit.

Vajza besohet se pësoi një reaksion nga farat e susamit të bukës, para se të humbiste jetën.

Policia ka nisur një hetim për këtë ngjarje dhe pritet të përcaktohet nëse ushqimi i shërbyer në avion ishte etiketuar siç duhet. Autoritetet do të hetojnë gjithashtu nëse stafi i “British Airways” i dha ndihmën e parë.

Prindërit e 15-vjeçares janë shkatërruar nga humbja e vajzës së tyre. “Si adoleshente që ishte, Natasha ka qenë shumë e hapur me ne, na tregonte për ndonjë problem që mund të kishte dhe kërkonte këshilla. Si një familje prej 4 anëtarësh, kishim marrëdhënie shumë të ngushtë”, thanë ata.

l.h/ dita

September 23, 2018 15:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*