Tragjedi në çiklizëm, aksident fatal për Bjorg Lambrecht

August 6, 2019 12:03

Tragjedi në çiklizëm, aksident fatal për Bjorg Lambrecht

Bota e çiklizmit është në zi. Është  ndarë nga jeta gjatë turit të Polonisë në moshën 22-vjeçare çiklisti belg Bjorg Lambrecht, pas një aksidenti të pësuar në etapën e tretë të këtij evenimenti.

Lajmin e hidhur edhe dhanë drejtuesit e skuadrës së tij Lotto Soudal në rrjetin social Twitter.

Ndodhi tragjedia më e madhe për familjen, miqtë dhe shokët e skuadrës së Bjorg. U prehtë në paqe’-shkruhej në postimin e Lotto Soudal.

Mësohet se Lambrecht u rrëzua në një kanal kur kishin mbetur 70 km nga fundi i etapës dhe ende nuk dihet shkaku nëse ka qenë terreni i lagur nga reshjet apo gjendja jo e mirë e çiklistit. Pas rrëzimit, Lambrecht iu dha menjëherë ndihma, por shumë shpejt u verifikua që gjendja e tij ishte kritike dhe e pamundur që të dërgohej në spital me helikopter, kështu që transportimi i tij u bë me ambulancë.

Mjekët u përpoqën ta mbanin në jetë, por tentativat e tyre rezultuan të kota. Ndërkaq, shokët e tij të skuadrës së Lotto Soudal me Caleb Ewan në krye nëpërmjet rrjeteve sociale shprehën hidhërimin e tyre për ndarjen nga jeta të talentit 22- vjeçar Bjorg Lambrecht.

Lambrecht shihej si e ardhmja e çiklizmit belg teksa vitin e kaluar ai fitoi medaljen e argjendtë në botërorin e të rinjve në Innsbruck. Turi i Polonisë ishte një përgatitje për të për pjesëmarrjen në Xhiron e Spanjës që ishte edhe objektivi madhor i tij.

 

l.h/ dita

August 6, 2019 12:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin