Tragjedi në Fier, burri vret gruan 19-vjeçare duke ia përplasur kokën në tokë

July 29, 2015 11:59

Tragjedi në Fier, burri vret gruan 19-vjeçare duke ia përplasur kokën në tokë

Një 19­-vjeçare ka gjetur vdekjen pas një sherri me bashkëshortin e saj. Ky i fundit mësohet se gjatë zënkës e ka shtyrë të renë dhe ajo kur ka rënë në tokë, nga goditja ka humbur jetën.

Specialistët për Krimet e Rënda kanë arrestuar 22-­vjeçarin Thoma Hajdini, banues në fshatin Levan, të Fierit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mësohet se në afërsi të banesës ku jetonin, pas debateve që kanë pasur, 22­-vjeçari e ka shtyrë gruan e tij, e cila pas rënies në tokë ka gjetur vdekjen. Viktima është shtetasja me iniciale F. Sh, 19 vjeçe.

Nga veprimet e kryera kjo shtetase rezulton të ketë një hematomë në kokë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale ”Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

July 29, 2015 11:59
Komento

5 Komente

  1. Sallakja July 29, 12:11

    Te gjitha vijne nga……
    Kafshate qe s’kaperdihet ashte or vlla mjerimi…..

    Reply to this comment
  2. Emigrant July 29, 15:55

    Te vrasesh gruan vetem 19 vjec vetem edhe kafshet nuk e bejne kete veprim por njeriu ben cdo gje Te kishte nja 30 vjet martuar hajde su u merzit me te dhe ja ka bere shprtin gomar dhe mund te thote dikush qe mire ja beri Ne ate moshe eshte e dimshme tragjike.

    Reply to this comment
    • yy le July 29, 17:43

      e jo de jo se bashkeshortet s’jane me ore pune qe te thoshte dikush mire ja beri. kush thote mire ja beri, eshte po aq kafshe

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*