Tragjedi në futbollin e Hondurasit

May 29, 2017 22:08

Tragjedi në futbollin e Hondurasit

Duhej të ishte një ditë feste në futbollin në Honduras me skuadrën e Motagua që zyrtarizonte titullin, por u kthye në pak kohë në një tragjedi.

Katër persona humbën jetën dhe të paktën 40 të tjerë u plagosën në stadiumin kombëtar para se të shkelmohej topi i parë në finalen mes ekipit që mori kurorën dhe Honduras progreso. Incidentet nisën kur një grup tifozësh kërkoi të hynte në një seksion të impiantit në mënyrë të dhunshme dhe ajo çfarë pasoi ishte shkelje masive e njerëzve me këmbë.

Presidenti i skuadrës së Montagua, Pedro Atala akuzoi federatën për tragjedinë që sipas tij erdhi nga shitja e biletave false për të cilat duhej të kishte kontroll më të rreptë. 600 forca shtesë u dislokuan në stadium, por nuk ishin të mjaftueshme për të evituar masakrën në një sport që supozohet të bashkojë dhe jo të ndajë. Mes të plagosurve në ndeshjen e futbollit ka edhe fëmijë.

May 29, 2017 22:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*