Tragjedi në futbollin italian, ndërron jetë kapiteni i Fiorentinës

March 4, 2018 12:34

Tragjedi në futbollin italian, ndërron jetë kapiteni i Fiorentinës

 

Futbolli italian është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.

Mbrojtësi 31-vjeçar është gjetur pa jetë në dhomën e një hoteli në Udine, ku skuadra ishte grumbulluar për ndeshjen ndaj Udinezes.

Për këtë arsye, kjo ndeshje është shtyrë.

Mendohet se shkak i vdekjes së futbollistit është bërë një atak në zemër, por klubi i Fiorentinës nuk e ka konfirmuar ende këtë lajm.

a.s/dita

March 4, 2018 12:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*