Tragjedi në Itali, furgoni përplas 19-vjeçarin shqiptar

August 19, 2019 14:57

Tragjedi në Itali, furgoni përplas 19-vjeçarin shqiptar

Një tragjedi e vërtetë ajo që ka ndodhur sot në kryqëzimin e Via Raffaello dhe Via Bramante tek Valverde di Cesenatico, shkruajnë mediat italiane.

Këtë mëngjes në orën 09:40 një djalë shqiptar, i cili jetonte në Cesenatico, vetëm 19 vjeç u godit nga një furgon, ndërsa ishte duke hipur në motorin e tij.

Djali, i cili jetonte në Via Leon Battista Alberti, disa metra larg vendit të aksidentit, sipas mediave italiane, do të mbushte 20 vjeç brenda dy ditësh.

Dinamika e aksidentit është duke u hetuar nga agjentët, por duket se të dy automjetet ishin në drejtim të kundërt.

Pas përplasjes, 19-vjeçari u shemb në xhamin e furgonit dhe më pas trupi i tij u gjet disa metra larg. Shoferi i furgonit iu nënshtrua testeve të alkoolit, por rezultoi krejtësisht “i pastër”.

Emri i shqiptarit ende nuk dihet.

j.l./ dita

August 19, 2019 14:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*