Tragjedi në Shkup, polici vret dy gra dhe veten

April 20, 2016 22:32

Tragjedi në Shkup, polici vret dy gra dhe veten

Trupat e pajetë të tre personave janë gjetur në fshatin Vollkovë të Shkupit. Bëhet fjalë për 2 gra të moshës 60 dhe 80 vjeç, nënë e bijë dhe një burrë me profesion polic. Të tre me plagë nga armë zjarri në trup.

Jo zyrtarisht mësohet se polici ka qwlluar mbi dy gratë dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Ende janë të paqarta motivet.Ekipe të MPB-së kanë shkuar në vendngjarje dhe priten informata më të hollësishme, raporton Zhurnal.

Po ashtu në Kumanovë po lëviz një helikopter i policisë duke shqetësuar popullatën e këtij qyteti. Të shqetësuar nga helikopteri i policisë më shumë janë banorët e Lagjes së Trimave të cilët me 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar në befasi u zgjuan nga krismat dhe bombat e policisë maqedonase.

April 20, 2016 22:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*