Tragjedi në Xhorxhia, babai harron në makinë binjaket 15-muajshe

August 6, 2016 14:30

Tragjedi në Xhorxhia, babai harron në makinë binjaket 15-muajshe

Kur në orën 7 të mbrëmjes është kujtuar për to, shkoi dëm çdo përpjekje për t’i shpëtuar, madje duke tentuar edhe të ulë temperaturën e tyre me ujin e një pishine. Punonjësit e ndihmës së shpejtë, që u njoftuan nga fqinjët e shtëpisë, në Karrollton, në Xhorxhia të SHBA-ve, i kanë gjetur të dyja në sediljet përkatëse të makinës. Ariel dhe Alaynah North, dy binjake 15 muajshe, janë harruar të mbyllura në makinë nga babai i tyre, Asa North, i cili nuk është në gjendje të thotë për sa kohë i kishte lënë aty. Për hetuesit, faji është ai i abuzimit me alkool të prindit, i cili është arrestuar, ndërsa mamaja e foshnjave ishte jashtë qytetit, në Atlanta.

Babai tashmë akuzohet për vrasje me dashje dhe sjellje të pakujdesshme. Ai ka qenë i dënuar me kusht në pritje të një procesi gjyqësor të parashikuar në 2 shtator për krime të tjera dhe sipas policisë, e kishte kaluar ditën duke pirë alkool dhe duke harruar fëmijët në brendësi të makinës në një ditë vërtet tragjike.

Fqinjët kanë treguar se kishin dëgjuar një ulërimë dhe se kishin parë North të vaponte drejt makinës për të marrë ujë nga një pishinë aty pranë. Ishin ata që thirrën ndihmën e shpejtë, por binjaket mbërritën në spital shumë vonë. “Po hetojmë për vdekje për shkak të temperaturave të larta”, – saktësoi policia.

August 6, 2016 14:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*