Zamira Durda, e cila humbi djalin e mitur nga shpërthimi në Gërdec, i ka kërkuar sot gjyqtares së çështjes vendimin e zbardhur për këtë çështje dhe që të bëhet palë në proces.
Durda thekson se ka 15 vite që endet dyerve të gjykatave, ndërsa thekson se kërkon drejtësi.
“Dua drejtësi për fëmijën tim. Kam 15 vjet që endem dyerve të gjykatave. Fëmija im 7 vjeç nuk i njihte predhat. Fëmija im sot ha bar”, ka thënë ajo.
Ndërkohë avokati i familjes Durda, Dorian Matlija tha se ata nuk i duan palë, pasi duan që t’i bien çështjes shkurt.
Ai u shpreh se nuk ka ende një arsye përse GJKKO nuk i ka bërë palë në çështje.
Më 15 mars, 2008 rreth orës 12:05, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një “fabrikë” për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona.
j.l./ dita