Tragjedia e Otrantos, gjykata dënon me 3.5 vjet 2 kapitenët

May 13, 2014 18:30

Tragjedia e Otrantos, gjykata dënon me 3.5 vjet 2 kapitenët

Gjykata e Lartë në Romë të Italisë dënoi me nga 3 vjet e gjysmë 2 kapitenët e anijeve, nga përplasja e të cilave vdiqën 81 persona. Kështu, gjykata e Kasacionit në Itali (ekuivalente me Gjykatën e Lartë në Shqipëri) ka dhënë dënim me 3 vjet e gjysmë për dy kapitenët e anijeve, Fabrizio Laudadio, kapiten i anijes ushtarake italiane “Sibila” dhe Namik Xhaferri, kapiten i “Kateri i Radës”, ku kjo e fundit u mbyt më 28 mars, të vitit 1997. Tragjedia ndodhi në 28 mars të vitit të trazirave 1997, kur anija me rreth 115 persona në bord u nis drejt bregdetit Italian për një jetë më të mirë, por gjithçka për ta do të përfundonte me mbytjen në kanalin e Otrantos.

May 13, 2014 18:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*