Nga sexting tek chati me ish-ët, çfarë janë “tradhëtitë” dixhitale

February 22, 2019 21:41

Nga sexting tek chati me ish-ët, çfarë janë “tradhëtitë” dixhitale

Rrjetet sociale kanë ndryshuar edhe kufijtë e asaj çfarë njerëzit konsiderojnë tradhëti në ditët e sotme.

“Aty njerëzit duhet t’i vendosin vetë kufijtë në marrëdhëniet e tyre. Aty janë vetëm ata dhe ndërgjegjja e tyre”, – shprehet ekspertja e marrëdhënieve në çift Dr. Natasha Sharma.

Me zhvillimin marramendës të teknologjisë dhe botës online, ndërveprimi me persona të tjerë është aq intensiv sa ka krijuar konfuzion tek individët.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturat “tradhëti dixhitale”.

Facebook, Instagram, Whatsapp, Snapchat janë një derë e hapur ndaj këtij fenomeni.

Sipas ekspertëve, nësë dërgoni mesazhe te mbushura plot emocione (emojis), çatoni online, telefononi apo takoni dikë për të pirë diçka ndërsa partneri juaj nuk ka informacion, atëherë ky mund të shndërrohet në një problem madhor.

Sexting (bisedat rreth seksit me mesazhe)

Ta bësh këtë lloj bisede me dikë, i cili nuk ështe partneri juaj quhet tradhëti.

Intimiteti fizik dhe emocional që keni me partnerin është diçka që ju përket vetëm ju të dyve. nëse nuk është ekskluziv nuk është më as intimitet.

Nesë bëni biseda ngacmuese me dikë tjetër, me sfond të qartë ose të nënkuptuar seksual, atëherë ky është hapi i parë drejt çuarjes në fizike jashtë marrëdhënies tuaj aktuale.

Të kalosh në biseda private

Nëse nga ndjekja, pëlqimet dhe komentet ne rrjetet sociale kalohet tek bisedat private, atëherë kjo është një formë tradhëtie.

Varion nga natyra e bisedës, por ekspertja e rrjeteve sociale Julia Spira thotë se në momentin që biseda behet private, ateherë mund të shndërrohet lehtësisht në intime.

Të ndjekesh persona tërheqes në rrjete sociale

Të ndjekësh persona në rrjetet sociale nuk konsiderohet tradhëti, por duhet të pyesni veten rreth motiveve që ju shtyjnë për ta bërë këtë gjë. Mund të jetë sepse ju pëlqen fizikisht? Apo sepse prisni një formë komunikimi me këta persona? Tërheqja ndaj humanëve është absolutisht normale, por fiksimi pas tyre gjatë një lidhjeje aktuale quhet tradhëti.

Të shohesh video pornografike kur je vetëm

“Të shohësh video pornografike kur je vetëm, nuk konsiderohet tradhëti,” – shprehet Spira, -“por nëse partneri juaj nuk është në dijeni dhe e zbulon më pas, do të ndihet keq dhe i pasigurt.”

Kjo do të çonte në një varg dyshimesh se përse ai ose ajo nuk arrin të plotësojë dëshirat tuaja seksuale dhe nësë ju jeni drejt një tradhëtie të mundshme.

Të klikosh ish-partnerët në rrjete sociale

Historitë e shkuara! Jemi të lidhur online me shumicën prej tyre por ka një diferencë mes nostalgjisë dhe uljes para kompjuterit për të parë se si ata duken apo çfarë janë duke bërë.

Mund të çojë drejt tradhëtisë nësë nuk ndiheni të kënaqur me lidhjen tuaj aktuale dhe ndjeni nevojën për t’i takuar ata, pa qënë në dijeni partneri juaj.

A jeni ju një tradhëtar dixhital?

j.l./ dita

February 22, 2019 21:41
Komento

2 Komente

  1. Un nuk mendoj ashtu te quhet Tradheti . Me tingellon brutale dhe ndjermjeteson ndjenje Negative February 22, 17:51

    Bisedat varet se ne cfar gjuhe dekantojne,
    por jo te gjitha bisedat mundet ti Penalizojme ne Tradheti .
    Nuk eshte aspak ashtu ,
    Nqs un ndaj te njejtin pasion me X Femer dhe i qendroj ne bisede atij Modusi Miqesie te sinqert ,
    nuk jam duke tradhetuar aspak as un e as Femra
    qe ben miqesi me mua !
    Hejjjjjjjj ..ku jemi ktu ne Kabul ?!
    ——————————————

    Vizita ne faqet e Pornos.

    Edhe kjo varet nga situacioni dhe gjendja personale .
    Nqs un lexoj Portalet Shqiptare dhe gjej vetem Negativitet .
    dhune shkaterrime degjenrim ,thirrje per Lufte Civile
    sigurishte qe kaloj nje nji gjendje emocionale aspak te kendeshme ,merzitem nha infot qe marr nga vendi im ,dhe revoltohrm .I ndodhur ne Hotel i vetem me kater muret , gjen ngushellim ke faqet Porno .e vemja gje qe te largon mezitjen ne ato situata .
    Cfra ka ktu te keqe ?
    Nqs se un shof 1ose 2 her ne vite Porno ?
    Eshte e ndaluar ?
    Cili nga ju s’ka par ?
    Ndoshta edhe aty ,ne ato faqe mesojme dicka te re ,
    mbi deshirat e pasionet sexuale te Femres ´´ ?
    Jo te gjithe i shofin ato faqe me te njejtin qellim pervers
    apo X mendim . Ka edhe njerez kurjoze Bota !

    —————————————————————-
    Te ndjekesh persona ne rrjet fb etj eshte e denushme jovetem moralishte
    por kjo gje ndryshon nqs ti sillesh me rrespekt me X person dhe ajo deshire per komunikim nuk duket si ndjekje ,por nji deshire thjeshte per komunikim
    duke e par personin me rrespekt duke rrespektuar pra normat ,
    ——————————————————–
    Nostalgjike jane te gjithe ,
    Per nji mikesh shkolle dikur ,
    nji Profesore simpatike dhe te dashur me nxenesit ,
    qe ti e ke rrespektuar shume jovetem per pamjen e saj te jashteme ,por edhe si njeri ,
    nji F qe e ke takuar diku ne X plazh ose ne X Platforme
    qe te ka ngelur ne memorie dhe ti , e kujton plot Rrespekt :
    Aa,
    nqs temat e bisedave kalojne Limitin e lejuar per nji miqesi ,
    atehere mundet te guxojme ta quajm Tradheti .
    Edhe pse Tradheti per mua do ishte ;kontakti fizike

    pra then me qarte sexi lidhur ne Krevat 😛

    Kendveshtrimi i tematikes eshte per mua shume Brutal .
    Njerzit kane deshira ne jete , kane partnerin e gabuar ,ne cdo pikepamje jovetem ate sexuale ,
    jane ne kerkim ne fund te fudnit te Shpirtit Binjak gje e cila eshte nji pasion i qenies njerezore qysh ne lindje dhe vazhdon te ngacmone edhe te martuarit ne Subkoshiencen e vet , dhe kjo qenka e ndaluar ?
    Tradheti ?
    Mua s’me duket korrekte qe njeriu si Femra por edhe Mashkulli ,te sakrifikojne gjithe jeten e tyre ,per hir te nji
    Konvencioni te Tradites ,sepse ,pikerishte kjo do ishte Tradhetia me e maqdhe qe njeriu i ben vetvehtes ,zemres e shpirtit te tij .

    Duket qe keni nji Koncept te gabuar mbi Tradhetine dhe ndjenjat njerezore .
    Beje jeten sketerre me nji maskara apo amskareshe
    qe rrethanat e jetes te lidhen e u martove sepse te denon opinioni i Botes pashpirt ,qe s’ndjen ne asnji drejtim lol .
    Pazesco no ?!
    Nuk ka grua e burr pasionant ne jete ,qe mos te enderroj ate qe thell qendron si Figure ne Subkoshiencen e tij ,qe e ben ate te lumtur ne cdo aspekt por edhe ne sex ,per ata ato qe e kan gjen me te rendesishme ne nji lidhje .
    E viva …
    (credimi sono Casanova e sopratutto ,molto sincero )

    Reply to this comment
  2. Ate thuaj ... February 23, 13:11

    hahahah

    nji shoqeri e shpartalluar ne cdo sens te jetes ,

    e paafte te diskutoj tema te nji shoqerie qytetare ,

    fshihet ne erresiren e bodrumit ku jeton

    prej te ciles i dallohen vetem “dy llampatina” spiuni

    .

    Nji shoqeri e marre fund qe jeton ilizionin se po jeton !

    Cfar mjerimi njerezore !

    Bel Danci ju shkon shume e pershtatet dhe tradites origjines tuaj .

    Le oastaj ato . Telenovelat ;

    indiane

    turke

    braziljane

    etj

    o i shkreti popll qe i kan nxjerr jovete syt por edhe trut

    binomi i prostitucionit Politike & Medie

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin