Tragjedia me 5 të vdekur në Butrint, arrestohet pas 10 vitesh trafikanti

October 16, 2018 09:55

Tragjedia me 5 të vdekur në Butrint, arrestohet pas 10 vitesh trafikanti

Bie në prangat e policisë i shumëkërkuari për tragjedinë e Butrintit, ngjarje kjo e ndodhur 10 vite më parë, i cili tentoi të ndihmojë kalimin në mënyrë të paligjshme të 22 personave drejt Greqisë, nga të cilët 5 u mbytën.

Policia e Fierit ka kapur dhe ndaluar një prej organizatorëve të tragjedisë së Butrintit. U ndalua shtetasi Albert Gega i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”. Në vijim të zbatimit të planit operacional “Për kapjen e personave të shpallur në kërkim” nga shërbimet e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale Fier, në fshatin Kurjan u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim: Albert Gega, 36 vjeç, banues në fshatin Kurjan.

Në Tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit, shtetasi Albert Gega në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona ku 5 prej të cilëve u mbytën në liqen. Gjykata e Sarandës e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve” parashikuar nga Neni 298 i Kodit Penal.

Çfarë ndodhi mbrëmjen e 19 tetorit 2008

Ngjarja ka ndodhur 10 vjet më parë ku humbën jetën në ujërat e kanalit të Butrintit pesë persona mes tyre edhe një fëmijë 3 vjeç. Në një varkë, me synim mbërritjen në Greqi, udhëtonin 21 persona. Gjatë udhëtimit, varka përmbyset dhe për rrjedhojë humbin jetën 5 prej tyre

l.h/ dita

October 16, 2018 09:55
Komento

1 Koment

  1. BLACK SWAN October 16, 10:58

    faturojani Saliut këtë tragjedi, faturojani ‘qyqarit digjital’ ,
    këto janë medaljet e krenarisë demoNkratike

    i shkruani shtetit te dhjerë e penal,
    që kalimi i kufijve bëhet domosdoshmëri për te ardhmen e fëmijve … si u mbyt ai 3 vjeçari, si ta vrasë ariu-Sali në bulevard, si ta vrasin milionat që vjedh lirrrindja e rrrripjellja, është njësoj, madje përsa duket makabre, kështu vdes njëher, me kta kopilat e tjerë vdes përditë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim