Banorët e pallatit të shembur kishin 2 muaj që kërkonin ndihmë

November 26, 2019 13:20

Banorët e pallatit të shembur kishin 2 muaj që kërkonin ndihmë

Banorët e një prej pallateve në Thumanë që u shemb sot, si pasojë e tërmetit me magnitutë 6.5, kishin dy muaj që kërkonin ndihmë.

Një nga banorët e mbijetuar tha për media se autoritetet ishin njoftuar në vijimësi për dëmtimet e pallatit që pas tërmetit të 21 shtatorit.

Sipas tij asnjë masë nuk ishte marrë nga autoritetet për të ndihmuar banorët, disa prej të cilëve sot kanë humbur jetën.

“(Banorët) I njoftuan (autoritetet) pas tërmetit të parë. Ku të shkonin? Të flinin në çadra? Asnjë masë nuk u mor”, tha familjari i një prej viktimave.

Aktualisht në Thumanë janë regjistruar tre viktima, por shumë persona të tjerë raportohet se janë ende nën rrënoja.

o.j/dita

November 26, 2019 13:20
Komento

5 Komente

  1. mirel November 26, 15:20

    Shteti do bej Teatrin dhe Stadiumin, merite personale e Ramutit. Nuk ka kohe te merret me cikerrima si keto.

    Reply to this comment
  2. kasemi November 26, 16:28

    Edhe sot perpiqesh te shash e te fyesh, njeri je apo kafshe?

    Reply to this comment
  3. Diana November 26, 16:54

    Amani jo sot negativitet…. nuk eshte momenti ..zemra na eshte bere cope -jemi larg dhe na dhemb shpirti.
    Mirel jo kaq negativ dhe urryes…te pakten jo sot.

    Reply to this comment
  4. Krist November 26, 21:57

    Kasem,Diana,kujdes juve se na madhengjyet.Mireli,foli me kode,por juve e doni me kopace.Parat per sstadiumet dhe teatrin,per rte mos permendur rparate per PPP,qeverija i ka gjithmone ne gadishmeri!Por situaten e emergjences,nuk e perrmendin fare,sepse dihet qe ajo do kerkoje PARAT.Prandaj Mirel ka te drejte!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim