Tragjike, 39 vjeçarja vdes në spital. Mjekët nuk njoftuan

May 26, 2017 13:25

Tragjike, 39 vjeçarja vdes në spital. Mjekët nuk njoftuan

Një grua e moshës 39-vjeçare ka nderruar jete ne nje spital privat ne Tirane. Ngjarja nuk dihet se kur ka ndodhur, pasi sic thuhet nga Policia, “drejtori i një institucioni Gjinekologjik privat dhe mjek anestezist”, nuk kanë njoftuar në kohë organet kompetente.

Te afermit e gruas kane marre kufomen pa iu nenshtruar ekzaminimeve ne morg.

Njoftimi zyrtar i Policisë nga Komisariati Nr. 3

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit B.N, Z.D e V.T, vjeç 44, 50 e 61, banues në Tiranë, drejtor i një institucioni Gjinekologjik privat dhe mjek anestezist, pasi dyshohet se ka gjetur vdekjen shtetasja E.S, vjeç 39, banuese në Tiranë, të cilët nuk kanë njoftuar në kohë organet kompetente dhe kanë lejuar që të merrej kufoma nga të afërmit, pa iu nënshtruar ekzaminimeve në morgun e I.M.L. Neni 300 i Kodit Penal.

May 26, 2017 13:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*