Trajneri i Armenisë: Ndeshja ndaj Shqipërisë, nuk është çështje nderi

October 10, 2015 16:50

Trajneri i Armenisë: Ndeshja ndaj Shqipërisë, nuk është çështje nderi

Trajneri i kombëtares së Armenisë, Sargis Hovsepyan në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë ka deklaruar se në këtë takim “nuk luhet nderi i tyre”. E rëndësishme është që të bëjnë një lojë të mirë, tha ai duke kërkuar që të shmangen fjalët pompoze.

“Nuk duhet ta cilësojmë ndeshjen ndaj Shqipërisë si ndeshjen e nderit. Ky është sporti dhe nëse ekipi humb, nuk do të thotë se lojtarët nuk kanë luajtur për nder. Por ne do të bëjmë çdo gjë për të fituar në stadiumin tonë”, tha trajneri.

Hovsepyan foli dhe për humbjen 4-0 në miqësoren ndaj Francë duke thënë se duhen zgjidhur problemet që dolën nga kjo ndeshje.

“E kuptojmë që duhet të zgjidhim problemet në këtë fazë dhe duhet të luajmë një ndeshje të mirë. Askush nuk mund të thotë se ekipi duhet ta fitojë ndeshjen e nesërme, por ne do të bëjmë më të mirën”, tha ai.

Trajneri armen tha më tej se ekipi ka disa lojtarë të dëmtuar dhe disa të tjerë jashtë forme.

October 10, 2015 16:50
Komento

11 Komente

  1. S.p. October 10, 18:26

    Trajneri i Armenise qenka objektiv.

    Reply to this comment
  2. lutje miresie October 10, 19:51

    zoti qofte me armenine per ate qe thote,
    loje e zakonshme per armenet
    dhe shqiperia te fitoje per shansin e krijuar ne grup,dhe ku armenetnuk pretendojne.
    urojme nje loje te bukur ,pa racizma dhe fitore kuq e zi.

    Reply to this comment
  3. Askushi October 10, 21:10

    armenia duhet te lozi vetem per tè na prishur pune,se e meritojme

    Reply to this comment
  4. Kruja October 10, 21:44

    Te mos e quajme ndeshjen te fituar pa e filluar .Se ne jemi te vetmit per te festuar pa arritur fitore. Prandaj deklaratat e trajnerit armen ti vleresojme me “pince” siç thone italianet , dhe te mos i besojme aspak , ne rradhe te pare lojtaret dhe pastaj ne tifozet . Kemi kohe te festojme kur te kemi luajtur si duhet , pa pike nevleftesimi (se i mbyturi te mbyt) dhe pastaj te festojme sa te duam !

    Reply to this comment
  5. demo October 10, 22:20

    E mira eshte te zeme njehere mend.Te mos japim “sihariqe” te kesaj natyre,se nuk na mban llastiku.

    Reply to this comment
  6. doktori October 10, 23:29

    NUK SHKOHET NE EUROPIAN DUKE BERE LOGARITE SE CFARE THOTE ARMENIA APO DANIMARKA MUDESIA PER KUALIFIKIM TU DHA DHE NE NA ZURI GJUMI NE ELBASAN TE SHRESOJME NE MREKULLITE POR NUK BESOJ NE MREKULLI SE LUHET PARE MODHE DHE DANIMARKA ESHTE ME PASUR.

    Reply to this comment
  7. B October 11, 06:52

    Humbja e Armenise qenka e sigurte

    Reply to this comment
  8. genti October 11, 09:49

    Askushi kerkushi. Koqe Rushi. Shqiperia do ta fusi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*