Trajneri i Interit në dilemë për rikthimin e Ballotelit

Redaksia Online November 11, 2012 21:16

Trajneri i Interit në dilemë për rikthimin e Ballotelit

Kryetrajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, ka lavdëruar Mario Balotellin si lojtar të cilësisë së lartë, por ka refuzuar që të pranojë se klubi do të bëjë ofertë për të në janar.

Janë ngritur spekulime kohët e fundit se Balotelli mund të kthehet te Interi për shkak se Stramaccioni dëshiron ta kthejë produktin e tij në shtëpi, ndërsa vet ai ka folur për këtë problem.

“Balotelli është lojtar me aftësi të mëdha, një sulmues që në europianin e fundit i tregoi vlerat duke luajtur në kombëtaren italiane. Por, kjo nuk është gjë e re. Transferime të reja? Ekipi është i mirë për mua, jam i kënaqur me të dhe s’dua të flas për lojtarë të rinj deri në janar”, është shprehur Strama.

Redaksia Online November 11, 2012 21:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*