Trajneri i Serbisë: Shqipëria e meriton pozitën në grup

October 5, 2015 14:48

Trajneri i Serbisë: Shqipëria e meriton pozitën në grup

Trajneri i Serbisë, Radovan Curcic nuk ngurron të vlerësojë kombëtaren shqiptare në prag të sfidës që do të luhet ditën e enjte në “Elbasan Arena” për eliminatoret e Euro 2016. Në një intervistë për median serbe, Curcic deklaroi se sfida me kuqezinjtë do të jetë e vështirë dhe se Shqipëria është me meritë në pozitat aktuale në grup.

Ndeshja me Shqipërinë do të jetë ndoshta më e vështira për ne. Kam respekt absolut për skuadrën e Shqipërisë. Ajo nuk është rastësisht në këto pozita.

Kombëtarja shqiptare është përmirësuar ndjeshëm dhe një fitore ndaj nesh e çon atë për herë të parë në fazën finale të një aktiviteti të rëndësishëm.

Jam i sigurt se lojtarët e mi do të japin maksimumin brenda mundësive të tyre dhe do të përfaqësojnë sa më mirë vendin tonë”, u shpreh Curcic.

Problemet për trajnerin serb për sfidën me kombëtaren tonë nuk janë të pakta, kjo për shkak edhe të dëmtimeve të disa prej futbollistëve të tij, siç është rasti i Nemanja Matic.

Curcic bëri të ditur se prania e futbollistit të Chelsea është në dyshim për ndeshjen ndaj kuqezinjve, ndërkohë që është e sigurt mungesa e Nastasic, Maksimovic, Kostic dhe Markovic.

Ndeshja e 8 tetorit mes Shqipërisë dhe Serbisë do të gjykohet nga arbitri italian Nicola Rizzoli.

October 5, 2015 14:48
Komento

1 Koment

  1. mbresa October 5, 21:40

    dalim ne fushe,respaktojme hymnin e kombetars serbe me vlera qytetare, kendojme te gjithe ne fushe futbollistet,ne stadium tifozat, para televizoreve, gjithe reth flamurit te perbashkuar
    ……………………………………………………………………………………………………………………………….
    shtrengim duarsh ekipesh,respekt pa racizem
    loje e bukur, ndeshje e forte,pa racizem,publik i zjarrte kuq e zi, pa racizem,loje korrekte e arbitrim i prere, respekt per kundershtarin dhe pa racizem,=fitore….
    fitore edhe gol i bukur, golin e shenoji , i gjithe ekip kombetar i, gjithe publiku,gjithe krenaria shqiptare
    ne dime te presim si mik
    jemi krenare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*