Trajneri i Skocisë: Shqipërinë e mposhtim me tifozët

September 9, 2018 14:22

Trajneri i Skocisë: Shqipërinë e mposhtim me tifozët

 

Humbja e fundit që Skocia pësoi nga Belgjika duket se ka lënë një shije të hidhur edhe pse ishte vetëm miqësore.

Në ndeshjen me Shqipërinë, që do të luhet nesër në mbrëmje në stadiumin “Hampden Park” në Gllasgo, trajneri Alex McLeish kërkon kthesën, pasi një tjetër rezultat negativ do të ishte fatal për të. Ai u kritikua ashpër për humbjen 4-0 nga Belgjika, pavarësisht forcës së kundërshtarit.

“Ne e dimë se në Hampden lojtarët do të duhet të reagojnë dhe të rrisin lojën e tyre. Nuk e dimë se sa tifozë do të jenë në stadium, por do të ishte e shkëlqyer për djemtë, nëse do të kishim shumë tifozë për të na mbështetur. E dimë që nuk është aq tërheqëse sa Belgjika, por kjo është një ndeshje zyrtare. Në çdo triumf tonin në Hampden kemi pasur të paktën 40 deri në 50000 mijë tifozë që na kanë mbështetur”, tha McLeish për ndeshjen me kuqezinjtë.

Fitorja është objektiv kundër kuqezinjve dhe skocezi foli qartë: “Nuk mund të ulem këtu dhe të them se nuk kemi nevojë të fitojmë dhe të themi që jemi akoma duke eksperimentuar. Sigurisht që duam të fitojmë dhe ne duhet të fitojmë”, shtoi 59-vjeçari që më pas u ndal edhe te formacioni: “E vetmja gjë që duhet të ndryshojë jemi ne. Të gjithë jemi dakord për mënyrën se si duhet të luajmë. Nuk duam të parkojmë autobusin në portën tonë për 90 minuta. Gabimet individuale përsëri na prishën punë të premten, duke kontribuar në tre nga golat që pësuam”. Skocia debuton të hënën në Ligën e Kombeve dhe është një ekip që meriton respekt, por në rast suksesi kuqezinjtë mund të shkonin në kuotën e gjashtë pikëve dhe mund të fitonin grupin.

a.s/dita

September 9, 2018 14:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*