Trajneri Panucci tregon nëse Cana po i mungon Shqipërisë

November 24, 2017 21:22

Trajneri Panucci tregon nëse Cana po i mungon Shqipërisë

I pyetur nëse i mungon Lorik Cana kombëtares Kuq e zi, trajneri Kristiano Panucci, thotë se aktualisht ai ka një grup mjaft të mirë.

I mungon kombëtares Lorik Cana?

 Unë mendoj se kam një grup tepër të mirë, djem shumë seriozë që unë po mundohem t’u jap atyre diçka më shumë, sepse mënyra se si punon, kultura e punës e profesionit, duke qenë se të gjitha punët duhet t’u jepet maksimumi. Nëse një person jep 50 për qind, do të luajë 50 për qind. Ndërsa unë po mundohem ti ndez zjarrin që skuadra ka brenda vetes, kjo është ajo që bën diferencën në futboll. Kam gjetur një grup që më ndjek, djem që punohet shumë mirë dhe jam i bindur se me këtë ritëm pune do të arrijmë rezultate të mira me Shqipërinë.

Keni shpresa se me këtë grup si Simeone për grintën e transmetuar…

Në ndeshjen e fundit me Turqinë kishim vetëm 9 ditë për të punuar, ndërkohë unë para ndeshjes u bëra komplimente djemve sepse kisha ndjenja mjaft pozitive. Pjesa e parë e ndeshjes me Turqinë ishte pjesa ku doli cilësia e lojës, sepse skuadra ka luajtur shumë mirë në fushë dhe dukej puna e mirë. Në pjesën e dytë ku mbetëm me 10 lojtarë pas daljes së Memushaj, loja u kthye në forcën e karakterit. Kjo skuadër ka treguar se di të luajë futboll, ka treguar se ka karakter dhe nëse luajmë me seriozitet mund të sjellim rezultate të kënaqshme dhe mund të kënaqim edhe popullin shqiptar. / Syri

November 24, 2017 21:22
Komento

1 Koment

  1. Alpizo November 25, 14:03

    Loriku i shkelqyer,nje futbollist me nje talent te mrekullueshem,motorino i ekipit,i dashur me shoket e ekipit,i respektuar dhe mund te themi se ne saj te Lorikut arritem te shkojme ne Europian.Uroj per Lorikun dhe familjen e tij fat dhe lumturi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*