Trajnimet e Ministrive, gjermanët e Adidas marrin administratën e Veliaj

April 6, 2014 13:11

Trajnimet e Ministrive, gjermanët e Adidas marrin administratën e Veliaj

 Impakti i afrimit të ri me Gjermaninë ka filluar të shtrihet edhe në administratën publike. Pas bashkëpunimit me Agjencinë gjermane të Punës për modernizimin e Zyrave të Punës në Shqipëri dhe GIZ për reformën në shkollat profesionale, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nisi akademinë e trajnimeve me gjigandët gjermanë të “Adidas Group”.

Në kursin e parë, ku morën pjesë 30 drejtuesit e departamenteve dhe agjencive të MMSR-së, ishin të pranishëm Drejtori i Burimeve Njerëzore të Adidas Group, Mathias Malessa dhe Ministri i MSR-së, Erion Veliaj.

“Qytetarët i vleresojnë shërbimet e qeverisë, ashtu sicc klientët vlerësojnë produktet nga kompanitë sepse fokusi i të dyjave është tek cilasia, kosto e përballueshme dhe vlerat e organizatës”, u shpreh drejtori i burimeve njerëzore të Adidas Group, Matthias Malessa, i cili aktualisht menaxhon mbi 50 mijë punonjës në të gjithë botën.

Nga ana e tij, Veliaj nënvizoi se në 6 muaj qeverisje nuk ka dyshim që shërbimeve publike u është rikthyer dinjiteti. “Por, kjo nuk mjafton. Ne nuk matemi me kundërshtarët tanë, por me pritshmëritë e larta publike për të ofruar shërbimet më cilësore në vend. Ashtu si klienti për Adidas-in, qytetari është mbret për shtetin demokratik, ndaj partneriteti ynë synon këtë standard në marrëdhëniet shtet-qytetar”, shtoi ai.

Adidas Group punëson më shumë se 50.700 njerëz në mbi 160 vende të botës, duke prodhuar 650 milion produkte cdo vit dhe arkëtuar 14.5 miliard euro në vit. Vitet e fundit Adidasit i janë bashkuar edhe marka të tilla shumë të njohura si Reebok apo TaylorMade, duke e shndërruar atë në lider në fushën e prodhimeve sportive në botë.

April 6, 2014 13:11
Komento

13 Komente

  1. Tomorri April 6, 13:42

    Kjo sepse Veliaj ka bere nje super promovim dhe shetti eshte garant per kedo qe investon ne shqiperi.

    KAne ndryshuar kohet 🙂

    Reply to this comment
    • Flo April 6, 13:43

      Kjo eshte fryma e re qe karakterizon shtetin e ri qe po ndertohet tek ne.
      Skemi gabuar me voten e 23 qershorit e kjo eshte per tu krenuar

      Reply to this comment
      • yllka April 6, 13:43

        Me vjen mire qe gjerat po ecin keshtu. Veliaj po ben nje pune te mire dhe kjo eshte per tu falenderuar. Papunesia ne kete menyre mund te ulet sepse shetti ska ku con ne pune 1 milion njerez

        Reply to this comment
        • ELsa April 6, 13:45

          Kjo eshte kultura e re e cila po mbillet ne kete vend. Eshte kultura perendimore e cila me ne fund po mbin edhe ne shqiperi. \

          Bravo minister, kjo eshte per te gjithe nje gje e mire

          Reply to this comment
          • Rustemi April 6, 13:46

            Pune e mire shume. Shprese per nje numer me te vogel te papunesh dhe mbeshtetje e forte per te ardhmen premtuese.

            Pergezime e sa me shume lajme te tilla 🙂

          • Urani April 6, 14:10

            ka frymemarrje, ka shtet qe mund ti besohet, ka minister qe punon 🙂

          • Tigri April 6, 14:11

            Ska si te ndodhe ndryshe per sa kohe veliaj eshte nje super promotor i gjithckaje qe eshte ne dobi te punesimit

          • Tiku April 6, 14:12

            I lumtur qe me ne fund po na begenisin te gjithe. Eshte kthyer besimi mesa dyket e kjo eshte merite e qeverise se re

  2. K. F April 6, 14:24

    Mjaft me me perallat e Viladin Qyrkut apo elise se nje dite do ti kthehen boomerag qeverise se Edi Rames e pastaj nuk mjaftojne as tangat e Erjonit dha as produktet e Adidasit apo zyrat e punes se Ministrise se tij…

    Reply to this comment
  3. Horri i Bulevardit April 7, 11:34

    Paraqitja serioze e projekteve te qeverise, tek biznesi vendas dhe i huaj, jep sigurine se keta jane ndryshe.
    Prandaj une besoj se tashme Gjermania, mbreti i biznesit afatgjate e ka marre sinjalin, nga kryeministri, se kete rradhe, shqiptaret, nuk do luajne pingpong, me biznesin, por do ti pergjigjen deri ne nje kerkesave te tij, per ti hapur rrugen biznesit, qe te punesoje, sa me shume shqiptare.
    Jane gjrmanet tashme, qe duke pare nje qeveri demokratike dhe serioze, qe do te vijne ne Shqiperi, me gjithe potencialin e tyre ekonomik dhe intelektual.
    Te lumte ministri Veliaj.

    Reply to this comment
  4. lili April 7, 12:50

    Ky eshte vetem nje trajnim ,per te cilin adidas mbledhparet e shqiptareve qe nuk dine apo nuk duan me i sherby qytetareve!…jo nje i vestim i adidasit ne shqiperi..
    Eshte pa idioti te shkojsh me kerku ndihme per kete ne germani,mjafton nje panel qytetare e nje panel punetore qe t’i tregojme se cka presim prej tyre,edhe pse ato nuk punen me krye date cka presim..
    Ppharxhime kot..

    Reply to this comment
  5. dorela April 7, 14:43

    Nuk ka nevoje ta trajnoje administraten fare.. po te punesoje ne administrate studentet qe jane diplomuar ne perendim neper universitetet e europes mundesiht me fondet e BE dhe i ka gati. Kursen dhe buxhetin e trajnimeve dhe ka mundesi ta vere ate ne sherbim te atyre qe kane me nevoje…. na u keput shpirti duke pare vetem lypsa rrugeve…

    Reply to this comment
  6. GB April 7, 15:13

    S’e kuptoj : ku eshte lidhja midis nje drejtuesi te nje kompanie shumekombeshe dhe 30 drejtuesit e departamenteve dhe agjencive të MMSR-së ?? Artikulli nuk flet fare per permbajtjen e kurseve . Kjo eshte tamam ne vazhden e gjithe punes se Erjon Veliajt, shume zhurme per asgje; vetem komunikim dhe flluska sapuni; e cfare pastaj se i paska formuar adidas? por ne cfare i ka formuar, sa kohe dhe sa para? Kush ka paguar per keto kurse?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*