Transaksione 1 miliard lekë, arrestohet në Tiranë shtetasi italian

October 13, 2015 08:25

Transaksione 1 miliard lekë, arrestohet në Tiranë shtetasi italian

Një shtetas italian ka përfunduar në prangat e policisë, pasi për tri ditë ka kryer rreth 1 miliard lekë transaksione.

Shuma tejet e madhe, ka bërë që të ngrejë dyshime tek autoritetet për aktivitetin e këtij personi.

Operacioni i koduar “Transaksioni”, përfundoi me arrestimin e shtetasit, Stefano Bottura, 43-vjeç, lindur ne Firence Itali , i dënuar nga Gjykata e Milanos Itali me 8 vite e 11 muaj burg për Mashtrim.

Ky shtetas ka kryer transaksione nëpërmjet POS, në data 03-06 Tetor 2015 në vlerën rreth 1 miliard lek në banka të ndryshme në shtete të ndryshme.

Në përfundim të këtij operacioni policor u sekuestruan me cilësinë e provës materiale:

  • Një mjet tip fuoristradë Mercedes Benz ML
  • Një aparat POS i Raiffaisen Bank
  • 850.000 leke të reja
  • 60 karta bankare të ndryshme në pronësi të ndryshme
  • 8 telefona celulare dhe Ipod
  • 2 kompjutera portabël
  • Bizhuteri të ndryshme floriri etj
  • Dokumentacion i ndryshëm në lidhje me transaksione të kryera, fatura, kontrata pune, deklarime tatimore etj.

Po vazhdon hetimi për dokumentimin e mëtejshëm të veprës penale dhe gjetjen e bashkëpunëtorëve të këtij shtetasi. /Dita/

 

 

 

October 13, 2015 08:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*