Transferimi i dosjes 184, Basha kërkon ndjekje penale për Markun e Prelën

August 22, 2019 14:59

Transferimi i dosjes 184, Basha kërkon ndjekje penale për Markun e Prelën

Kryeopozitari Lulzim Basha është takuar sot me ambasadorin e ri të Gjermanisë, Peter Zingraf, me të cilin ka biseduar edhe për krizën politike në vend.

Pas takimit, Basha deklaroi se gjermanët “kanë tek unë një partner për të hedhur çdo hap që zgjidh krizën sipas standardeve, normave dhe parimeve europiane.”

Basha komentoi edhe vendimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të kaluar në Prokurorinë e Dibrës dosjen 184.

“Arta Marku dhe Donika Prela dy Katicat e Edi Ramës. Mbyllja e dosjes 184 nga Katicat e Ramës bëhet për të hequr dosjen nga SPAK. Katicat e Ramës në Prokurori duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre”, tha kreu i demokratëve.

Çështja e Agim Kajmakut, kryebashkiak i Vorës, u komentua gjithashtu nga kryeopozitari Basha. Sipas tij, Kajmaku është me dosje të hapur penale në Greqi dhe për këtë fakt është në dijeni edhe kryeministri Edi Rama.

“Edi Rama e njeh dosjen penale  të Agim Kajmakut. E kanë informuar partnerët ndërkombëtarë. Pyetja ështe edhe sa kryebashkiakë të kriminalizuar ka futur Edi Rama?”, tha ai.

Basha theksoi se kriza politike zgjidhet me zgjedhje të lira e të ndershme, të garantuara nga një qeveri tranzitore pa Edi Ramën.

“Shkodra, Vora dhe lidhjet e Rilindjes me krimin tregojnë se Shqipëria është në udhëkryq të rrezikshëm dhe duhet të dalë prej saj”, deklaroi kreu i PD-së.

August 22, 2019 14:59
Komento

2 Komente

  1. Fidel Kastro August 22, 17:37

    Vendi qeveriset nga nje bande kriminale, loke Marku dhe loke Prela ne sherbim te bandes. Perpjekjet e Bashes per te demaskuar e çrrenjosur krimin nga qeverisja meritojne respekt . Basha ka nevoje per mbeshtetje popullore dhe nderkombetare dhe eshte e vetmja shprese per ti ndryshuar gjerat. Shpresoj qe t’ia dale se ndryshe ketu nuk ka per te mbetur me shqiptare.

    Reply to this comment
  2. Patrioti August 23, 13:29

    Ky Fidel Kastro, sikar ka vajtur ne p.th te mamase, nga doli dhe shkruan?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim