Nuk mbyllen transmetimet analoge, AMA e rishtyn për shtator 2019

January 11, 2019 14:48

Nuk mbyllen transmetimet analoge, AMA e rishtyn për shtator 2019

Mbyllja e transmetimeve analoge televizive në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë, që ishte parashikuar për në datën 15 janar 2019, është shtyrë për në datën 1 shtator 2019.

Në këto dy qarqe aktualisht ekzistojnë të dyja teknologjitë e transmetimit, si ato analoge ashtu edhe ato numerike.

AMA ka njoftuar se kjo metodë transmetimi e cila garanton vazhdimësinë e marrjes së transmetimeve televizive edhe gjatë periudhës tranzitore, do të vijojë deri në datën 1 Shtator 2019.

Autoriteti i Mediave  Audiovizive argumenton se vendimi për digjitalizimin është shtyrë, pasi ka marrë parasysh se në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë është përqendruar numri më i madh i banorëve dhe se deri më tani nuk është siguruar sasia e mjaftueshme e dekoderave të tipit DVB-T2.

o.j/dita

January 11, 2019 14:48
Komento

1 Koment

  1. Dodona mbi Tomorr January 11, 15:20

    Shty e shty po deri kur nuk dihet! sic duket nuk jane shitur te tere dekoderat!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*