Transmetimet televizive, Kreu i AMA-s: Cilësi e lartë dhe 34 kanale pa pagesë

September 10, 2018 20:22

Transmetimet televizive, Kreu i AMA-s: Cilësi e lartë dhe 34 kanale pa pagesë

 

Sot janë mbyllur kanalet televizive analoge dhe të gjithë njerëzit mund t’i ndjekin kanalet në transmetimet digjitale vetëm duke u pajisur me dekoder.

Për shkak se ka pasur një numër të lartë ankesash nga qytetarët, kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Gentian Sala tha gjatë një konference për mediet se të gjithë njerëzit mjaftojnë të blejnë një dekoder në pikat e shitjes dhe do të shohin 34 kanale falas me programe të larmishme si dhe me cilësi më të lartë transmetimi.

“Sot Shqipëria ka numrin më të madh të kanaleve falas për qytetarët të cilat mund të shihen përmes një dekoderi. Ka më shumë programe, cilësi e lartë dhe 34 kanale falas. Dekoderat janë në shitje në çdo dyqan. 70% e poullsisë është mbuluar me këtë teknologji. Brenda vitit mund të shkojmë drejt mbulimit të plotë”, tha Sala.

Lidhur me shqetësimet e shumta të qytetarëve të cilët pretendojnë se nuk janë informuar për ndërprerjen e transmetimeve analoge, Sala tha se prej një viti e gjysmë AMA ka njoftuar qytetarët për këtë zhvillim.

l.h/ dita

September 10, 2018 20:22
Komento

10 Komente

  1. Dori September 10, 20:42

    Hapeni edhe kete jave, se jemi te pa pergtitur

    Reply to this comment
  2. Si nuk mesuam nje here te behemi njerez September 10, 22:12

    Popull idiot qe i le gjerat ne momentin e fundit.

    Reply to this comment
  3. albi September 10, 22:46

    Tregeti e dekoderave.Turp.Do te na shisni dhe ajrin me para.Vend i mallkuar.

    Reply to this comment
    • nje shqiptar i drejte September 11, 08:45

      Jo , mor idiot , jo , platformen dixhitale tokesore e ka gjithe Evropa dhe ne Ballkan , neve jemi te fundit qe po e aplikojme . Nuk ka asnje tregeti me dekoderat , qe kushtojne vetem 29 mije lek te vjetra dhe leket i merr shitesi ; e ble vetem nje here dhe do te shikosh falas 34 kanale pergjithmone . Po pse , qeveria do te ta bleje dekoderin ty ? Mos do edhe ndonje televizor falas ? Qeveria do t’i jape dekoder falas , vetem personave me mdihme ekonomike (rreth 180 mije). Per çdo gje , shani qeverine , edhe kur ben gjera me vlere , edhe kur nuk ka asnje faj . Popull i poshter . Sa per lajmerimin , ka 6 muaj qe flet çdo dite televizori per platformen tokesore dhe duhet te ishim te pergatitur .

      Reply to this comment
  4. Keni September 10, 23:43

    Pas dekoderit kushedi c do nxjerrin tjeter..ndonje marifet i ri per te fituar leke

    Reply to this comment
    • qysh te bej! September 11, 09:43

      Keni, te pelqen kapitalizmi? Ky eshte, ekonomi tregu, shet e blen dhe njerez si ti po te ja vleje, prandaj mbylle ose rriji bythes siper se mos te çfryne here tjeter, ti dhe kushdo qe flet si ti; kodra pas bregut. Kam dhe te tjera per te thene, por po e le kete rast.

      Reply to this comment
  5. Moderator leshi September 11, 06:57

    Bravo digitalb kur gjen dele si shqiptaret dhe njerez te korruptuar si Gentian Sala. Mix perfekt mund te bejne gjithcka bashke. Shkoni bleni nga nje dekoder tani si dele qe jeni.

    Reply to this comment
  6. info analitike September 11, 08:41

    Po ta kishin bojkotuar pjesa me e madhe e qytetareve blerjen e dekoderave me siguri lali Dhjeri e kriepsikoja do t’ia kishin shperndare falas. Perndryshe propaganda e tyre e parreshtur neper media do te ishte shurdh memece nese nuk do te hynte ne cdo shtepi.

    Reply to this comment
  7. Arbeni September 11, 09:01

    C’po tallin bythen me kete popull duke fillu nga qeveria e der te keto sozi bolesh nga koka te Rames! Lereni se paku kete popull te shohe TV se boll po e masakroni kudo e ne c’do gje tjeter. Ku eshte enti i mbrojtjes se qytetarit? Po qeveria qe na can trapin perdite me lloj-lloj deklarimesh pse nuk ndihet? Apo harrova, eshte vete pas ketyre dekoderave plehra te marre kush e di ku falas e qe kerkon ti shesi ne popull te vet. Robt ku ti keni o legene qeveri+AMA

    Reply to this comment
  8. I revoltuari September 12, 10:22

    AMA nuk ka te drejte te nderpresi TVSH per te cilen populli paguan per çdo muaj dhe gjithashtu nuk ka te drejte te nderprese sinjalin popullit per llogari te interesave te TV-ve private. Si ne gjith boten secila TV private nuk jep sinjal per ate klient qe nuk paguan per kanalin e saj. Per rastin tone fshihen interesa korruptive politikanesh te rendesishem qe kane fuqine te urdherojne AMA e te tallen me kete popull qe vrapon si dele per ti dhene voten. Si mendoni ju me detyrimet qe aktualisht paguhen dhe me kete pension shqiptar qe marrin pensionistat e shtresave te popullit, jo shtresat e politikaneve e parlamentareve, a jane te afte te paguajne per çdo muaj edhe 12-mije leke te tjera, me detyrim, per digitalbin?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*