Pse e drejta e anonimitetit online është e drejtë themelore e njeriut

January 27, 2020 15:14

Pse e drejta e anonimitetit online është e drejtë themelore e njeriut

Projektligjet antieuropiane dhe antidemokratike të qeverisë “Rama” të prezantuar si “paketa anti-shpifje” kanë një element që disa e konsiderojnë si deri diku të drejtë: luftën kundër “portaleve anonime” në veçanti dhe komenteve anonime online në përgjithësi. Goditja kaçakçe duke keqpërdorur lirinë e shprehjes është diçka e neveritshme. Kjo nuk do të thotë se anonimati dhe e drejta për të komentuar në mënyrë anonime online pushon së ekzistuari. Ajo vijon të mbetet e drejtë themelore e njeriut.

Përtej shumë gjërave mes të cilave presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama nuk bien dakord me njëri-tjetrin, ka një pikë për të cilën që të dy duket se bien dakord. Dëshirën për të pasur një regjistër me të ashtuquajturat “portale” dhe për të ditur paraprakisht se kush fshihet pas këtyre portaleve. Rama e prezantoi këtë dëshirë kur mbrojti ligjet e tij anakronike në parlament duke thënë: ” Identifikimi i pronësisë mundësohet me të gjithë, që të dish se me kë ke të bësh, jo me prita, me ferra, pas të cilave dikush të gjuan dhe ti nuk e di nga të erdhi dhe ku të shkosh.”

Ndërsa Meta, pasi e konsideroi ligjin në përgjithësi antikushtetues dhe antidemokratik, nuk nguroi aspak të cilësojë si “tendencë pozitive”. Në dekretin e tij për kthimin e ligjit në kuvend, Meta shkruan: “Presidenti i Republikës vlerëson në përgjithësi ndryshimet që ligji nr. 91/2019, sjell mbi identifikimin e ofruesve të shërbimeve të publikimeve elektronike, si mjete komunikimi të përhapura gjerësisht në ditët e sotme.”

Ka disa shqetësime që janë mjaftueshëm serioze në fjalët e të dyve sa për t’u marrë në konsideratë.

E para, disa njerëz përdorin mundësinë e komentit anonim online si një mënyrë për të hedhur kundër tjetrit fyerjet më banale dhe shpifjet më të ulëta, të cilat vështirë se do t’i kishin thënë në rast se emri i tij/saj do të ishte publik dhe i njohur.

E dyta, transparenca e pronësisë së medias ka rëndësi për demokracinë. Në të gjithë botën i kushtohet një vëmendje e veçantë çështjes nëse qytetarët janë në gjendje të mësojnë shpejt dhe lehtë se cilët janë pronarët e një televizioni, një radioje, një gazete apo një media në internet. Në çdo vend demokratik ka shumë rëndësi që të dihet nëse një pronar ka në pronësi dy gazeta apo të dihet nëse një pronar kontrollon 50+1% të aksioneve të një televizioni apo janë disa pronarë ku asnjëri nuk ka paketë dominuese.

Megjithatë këto dy probleme nuk duket se justifikojnë, nga pikëpamja kushtetuese, krijimin e një regjimi kontrolli mbi “pronësinë e internetit” përmes krijimit të një regjistri. Kjo zgjidhje nuk përbën as praktikën më të mirë ndërkombëtare për problemet dhe bie ndesh me rekomandimet e Raporterit të Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shprehjes, i cili i kërkon shteteve anëtare të mos ndërmarrin hapa të tillë të “krijimit të regjistrave”.

Nga pikëpamja kushtetuese, arsyeja se pse krijimi i një regjistri nuk shkon është e thjeshtë: ka gjithsej dy përqasje në drejtimin e një shteti: e para, ajo e shtetit demokratik, ku çdokush ka të drejtat e veta, përfshirë të drejtën e komentimit anonim. Kushtetuta jonë thotë se shteti nuk duhet të ndërhyjë në kufizimin e kësaj të drejte me përjashtim të rasteve kur ndërhyrja është e nevojshme dhe proporcionale. Me pak fjalë, për sa kohë një qytetar nuk ka shpifur, nuk ka fyer dhe nuk ka mashtruar online, nuk ka asnjë arsye se pse ai të identifikohet paraprakisht pavarësisht nëse zgjedh apo jo të bëjë komente anonime.

Përqasja e dytë është ajo e shoqërive jo të lira, ku çdo qytetar është automatikisht i dyshuar dhe shteti i jep të drejtë ta përgjojë se çfarë bën dhe ta regjistrojë për ta identifikuar sa herë që ky individ bën ndonjë koment nga ato që udhëheqësve nuk i pëlqejnë. Kjo është përqasja që duket se mbështet si Rama ashtu edhe Meta, duke përdorur argumente që, ndonëse kanë bazë të arsyeshme, janë krejtësisht jashtë kontekstit të “paketës antishpifje”.

Në botën e madhe të internetit ka shumë njerëz që kanë pasione, të cilat duan t’i mbajnë të fshehta. Fjala vjen, dikush është gjyqtar por ka edhe pasion të komentojë mbi letërsinë apo mbi gatimin apo mbi koleksionin e fluturave në një faqe interneti dhe dëshiron që pasionin e tij privat ta mbajë në mënyrë anonime. A ka arsye të logjikshme që një person i tillë të duhet të regjistrohet paraprakisht vetëm e vetëm se kryeministri ka frikë se mos dikush e shan nga prapa ferrës së anonimatit online?

Dhe nëse shkojmë më tutje, ka njerëz në këtë botë që mbajnë blogje anonime për për të drejtat e njeriut apo për probleme të shëndetit. Po kur një zyrtar shteti dëshiron të komentojë në mënyrë anonime për të denoncuar korrupsionin e qeverisë? A ka ndonjë lloj gjëje që justifikon regjistrimin e këtyre personave paraprakisht?

Sa i përket shqetësimit të disave që argumentojnë se nuk kanë kë të hedhin në gjyq në rast kur ndjejnë se ndaj tyre shpifet në një faqe anonime, praktika më e mirë ndërkombëtare është që një urdhër gjykate është ai që kërkon identifikimin e personit të fshehur pas një komenti anonim, të cilin gjykata e gjykon, në bazë të procedurave ligjore, se duhet të japë llogari për një shpifje apo një fyerje. Në botën demokratike, si p.sh., në Shtetet e Bashkuara, një urdhër i tillë i lëshohet kompanive të shërbimit të internetit, të cilat janë të detyruara të raportojnë se aksh koment është bërë nga kjo apo ajo adresë.

Kushdo që merr vesh sadopak nga interneti e kupton se në fakt shqetësimi kryesor për këdo që komenton online është jo aftësia për të komentuar në mënyrë anonime, por problemi se çdo gjë që ne shkruajmë apo nuk shkruajmë në internet, çdo profil facebook që klikojmë, çdo germë që shkruajmë apo fshijmë në të vërtetë regjistrohet diku dhe ruhet përgjithmonë. Çdo pajisje që ne përdorim për të hyrë në internet, kompjuter, tablet apo celular nuk lidhet dot me internetin po nuk pati një numër identifikimi të quajtur IP. Këto IP shpërndahen nga një institucion qendror në SHBA për prodhuesit e pajisjeve. Me pak fjalë, shqetësimi ynë duhet të jetë mungesa e anonimatit online dhe jo tepria e anonimatit.

Në thelb, nëse praktika e identifikimit të një shkelësi të ligjit të fshehur pas anonimatit online përmes urdhërit të gjykatës nuk funksionon, atëherë ligjvënësi bën mirë të shohë arsyet se pse kjo praktikë nuk funksionon. Dhunimi privatësisë së çdokujt që dëshiron të komentojë në mënyrë anonime online vetëm se kryeministri është i bezdisur është pikërisht një nga ato masa që konsiderohen “joproporcionale” me qëllimin e shprehur.

Krijimi i një regjistri me emrat e personave përgjegjës pas çdo faqeje interneti ka gjasa që do t’i shërbejë qeverisë të mësojë shpejt se kë duhet të godasë sa herë që hap gojën për të kritikuar udhëheqësin. Kjo është gjithashtu një kërkesë e përsëritur e Ramës përgjatë pesë viteve të fundit.

Dhe në fund fare, krijimi i një regjistri të tillë të faqeve të internetit nuk është se zgjidh ndonjë gjë në lidhje me shpifësit dhe fyesit. Një nismë e tillë prek vetëm faqet e internetit me një domain të rregullt, nuk përfshin rrjetet sociale, ku ndodh në fakt shumica e shpifjeve dhe fyerjeve.

E drejta e komentimit anonim online është e njëjtë dhe shumë e ngjashme me të drejtën tashmë të padiskutueshme por që politikanët nuk e dëshirojnë fare, të votës së fshehtë. E drejta për të komentuar në mënyrë anonime është ajo çfarë i mundëson shumë njerëzve të kenë liri shprehjeje, në një vend ku dhuna ndaj mendimit kritik është e rëndomtë. Nuk është mirë të gënjehemi me argumente false për të goditur të drejtat tona themelore.

BIRN

l.h/ dita

January 27, 2020 15:14
Komento

21 Komente

  1. me emer January 27, 16:21

    C`do qytetar ka per detyre te jete ne opozite me qeverine sidomos kur ajo del mashtruese . Nuk eshte nevoja per shpifje dhe anti shpifje . Kur e sheh se populli eshte i pa kenaqur , kuptohet , duhet te dorehiqesh . Kjo eshte loja ne demokraci ..! Me kete nuk dua te them te “hypin” ne fron para ardhesit e pa denje . Ne gjirrin e popullit fshihen “pellumbat” ..!

    Reply to this comment
    • E drejta eshte ne dy drejtimet dhe jo vetem ne dobi te komentuesve anonim January 28, 00:06

      Cdo Gazete prestigjioze boterore, ne Perendim, nuk te lejon te besh komente pa u regjistruar me emailin tend origjinal. Emaili testohet qe punon dhe emri jot qe ben koment del aty. Kjo eshte e drejta e njeriut ne Perendim. Mos harroni edhe te drejten e personit qe sulmohet dhe anatemohet pa fakte nga komentuesit anonime. Madje i sulmohet edhe morali i familjes. E drejta eshte si per personin qe sulmohet edhe per ate qe e sulmon. Prandaj kritika duhet te jete transparente. Ka shume maskarenj qe fshihen pas komenteve te frikeshme. Ata/ato nuk do ti benin ato komente nese do te tregonin identitetin e tyre te vertete.

      Reply to this comment
      • IP (i papergjegjshem) January 28, 20:22

        Ja dhe nje tjeter rilindjotas pa identitet dhe me nofke kilometrike, i cili pasi ka pare endrra me sy hapur, cohet si sonambul dhe nis e derdellit per “dy lloje drejtimesh” dhe “dobi komentuesish”, thjeshte per te shfryre dufin dhe mllefin kunder atyre qe shprehin lirshem mendimet e tyre.

        Pavaresisht asaj se dikush shkruan carcafe me stil viktorijan, apo poston nja dy rreshta ne rolin e anonimatit, per rilindjotet dhe pastruesit e zellshem te oborreve, kjo lloj praktike e ushtruar tashme prej dhjetra vitesh, pa pritur e pa kujtuar na qenkerka jo vetem e papranueshme, por bile dhe e demshme. Ndryshe ishin preferencat e tyre ne kohen e largqoftit. Atehere shkrimet dhe komentet ne rolin e anonimatit bile ishin te pelqyeshme. Kellira me shume surreter, gje tjeter s’ke c’tu thuash.

        Reply to this comment
  2. Abdurahim Ashiku January 27, 16:47

    PUSHKA VRET NJË, FJALA VRET NJËMIJË

    ME VRA DIKUSH SHPIFSIN GJAKUN IA KA POR I THONË “TË LUMTË PUSHKA”

    Mendim

    Kryeministri ynë, çdo ditë e më shpesh, del në publik e citon sure të Kuranit e të Biblës duke kënduar herë si mysliman, herë si katolik, e herë si ortodoks për të na mbush mendjen se edhe Zoti është kundër shpifjes e ligji i tij është Ligj i Zotit.
    E drejtë e tij është por përpara se ti drejtohet qiellit le ti drejtohet tokës, le t’i drejtohet mençurisë së popullit shqiptar, mençuri që e ka mbajt gjallë e nuk ka mundur me u asimiluar nga asnjë barbar.
    Një burrë i vjetër që “Ndante kanune”, në pamundësi shëndetësore për të shkuar në një kuvend popullor, e porosit djalin:
    Para se të ikësh, merr me vete një metër, një kandar dhe një shkop të thatë thane të mprehur nga të dy anët.
    Me metër mat vendin ku do të ulesh….
    Me kandar pesho fjalën para se ta nxjerrësh nga goja…
    Me shkopin e thanës përpara se t’ia ngulësh tjetrit, ngulja vetes…

    * * *
    Populli e ka mat kurdoherë fjalën që ajo të mos vrasë. Në popull has rëndom, në biseda të përditshme e në kanune shumë shprehje të mençura që lidhen me fjalën e dalë nga gjuha që siç thotë Ezopi, “është gjëja më e mirë në botë sepse me gjuhë mund të flasësh për dashurinë, për lumturinë, për natyrën e bukur, për shoqërinë e mirë… por njëkohësisht gjuha është gjëja më e keqe në botë. Gjuha shpall luftërat, gjuha ndan njerëzit. Me ndihmën e saj shumë njerëz gjithë kohën flasin veç marrëzira. Këta njerëz të bardhën e bëjnë të zezë, të drejtën të shtrembër, të mirën të keqe…”
    E para po bëhet gjithnjë e më e rrallë në shoqërinë e kohës që jetojmë, kurse e dyta ka pushtuar kuvendin, median, llapën politike majtas e djathtas. Ajo ka hedhë rrënjë në foltoren e kuvendit, në gazeta, portale, në rubrika televizive “opinion”… duke vrarë pa mëshirë njeriun pa mburojë.
    Populli, më shumë se për gjithçka në kulturën e tij historike, për fjalën e rëndë, shpifjen, ka vendosë kanune që e kanë mbajtur në këmbë në rrjedhën e historisë duke mos u asimiluar…
    Ai thotë:
    Fjalën mate shtatë herë, dhe preje njëherë…
    Mos shti kurrë pa e vu për syri…
    Bëje rob fjalën mos të të bëjë rob ajo ty…
    Kafshatën e madhe haje, fjalën e madhe mos e fol…
    Nëna e çdo belaje, është fjala…
    Fjala është si bleta: ka mjaltin, por ka edhe zeherin…
    Pushka vret një, fjala vret njëmijë…
    Plaga e pushkës shërohet, plaga e fjalës nuk shërohet kurrë…
    Fjalën e keqe, edhe me e mbyllë në dyzet dryna, del…
    Fjalën e keqe nuk e mbyt deti, nuk e vret rrufeja, nuk e djeg zjarri…
    * * *
    Kryeministri Rama nguli këmbë dhe e detyroi Kuvendin të miratojë projektligjin për të dënuar penalisht të gjithë ata që shpifin.
    Reagimet menjëherë mbinë siç mbinë grami e talla në arë për ta mbytë e tharë misrin.
    Të djathtët si gjithnjë dolën menjëherë ta kundërshtojnë.
    Doli edhe një aktor në një rol që të bënte të tundje kokën e të kujtoje italianin Malombra në romanin “Qyteti i fundit” të Petro Markos tek përsëriste pa pushim: “povero noi!”
    Doli edhe një shkrimtar, ish ministër, diplomat “pa portofol” e tha: (citoj)
    “Është një përpjekje e kryeministrit për të larguar vëmendjen e medias, opinionit publik, ndërkombëtarëve nga skandali i madh. Nuk mund ta përfshijë në kodin penal shpifjen. Është e qartë dhe e padiskutueshme….”
    Presidenti i Shqipërisë nuk e dekretoi ligjin…
    Tjerrja mbi furkë pa bashkë vazhdon…
    Pyes: A duhet të ketë një ligj që të dënojë penalisht të gjithë ata që shpifin, të gjithë ata që e hedhin fjalën e rëndë, pa mend në kokë?
    Thuhet që Gjermania e ka një ligj të tillë, ligj që të dënon deri në tre vjet privim lirie po qe se shpif, po qe se nuk e mban llapën brenda zgavrës së gojës dhe nuk e nxjerr “pa e matur shtatë herë”.
    Përgjigjen gjykoj që të mos e kërkojmë tek fjalët “pa kandar” të politikanëve shati i të cilëve tërheq gjithnjë nga vetja, as median e shkruar e televizive me lopatë për të varros gjithçka.
    Ta kërkojmë në urtësinë që i ka dhënë në shekuj e mijëravjeçarë populli, me fjalën monument.
    Shtjefën Gjeçovi në mbledhjen dhe kodifikimin e Kanunit të Lekë Dukagjinit duke folur për nderin ku “secili e ka për vedi e nuk mund të përzihet kush” thotë:
    “Dy gisht nderë ka seicili në lule të ballit. Seicili mbahet i mirë dhe i thotë vedit “Jam burrë” e i thonë “A je burrë”.
    “Ndera, vijon Gjeçovi, i merret burrit me i thanë kush se rrenë faqe burrave të mbledhun në kuvend. Me e pshty, me iu matë (E matmja si e ramja, e ramja si e vramja)… ( E drejta zakonore shqiptare f. 105)
    Në Kanunin e Dibrës (Xhafer Martini) “Fjalë e randë” (faqe 555) nuk quhet vetëm ajo që thuhet syndërsy, por edhe ajo pas shpine”.
    “Shpifja është një veprim i ulët: burri me dy gisht nder në ballë nuk shpif kurrë. Me vra dikush shpifësin, gjakun ja ka po të gjithë i thonë “të lumtë pushka”
    “Për shpifje të randa që bajnë me fjalë krejt katundin, shpifësi ndahet “Për mort e për dasëm”.
    “Në kuvend fjala e randë nuk falet kurrë. Kuvendi të shamit i ve nderin në vend: fjalërandit i mba armën e e përzë prej kuvendit: Në ndonjë rast i djeg edhe shpinë”.
    Me shembujt e mësipërm, shembuj që i gjen në të gjithë kanunet ( Kanuni i Dukagjinit, i Dibrës, i Skënderbeut, i Labërisë…) populli me mënyrat e veta i ka vënë fre fjalës së rëndë, llapës së nxjerrë një pashë, shpifjes deri në përzënie nga fshati e djegie shtëpie.
    E quaj me vlerë që para se të hartojmë ligje (çfarëdo ligji), të lexojmë dhe reflektojnë me fjalën shekullore të popullit, fjalë që e ka mbajt në këmbë duke i dhënë krah e mend në betejën për mbijetesë.
    Një ligj për t’i thënë ndal shpifjes, ndal fjalës së rëndë në Kuvendin e Shqipërisë, në gazeta e televizione, e quaj të domosdoshëm ashtu siç quaj të domosdoshëm një nen për gjakmarrjen me dënim kapital çka do të hapte dyert e shtëpive ku ngujohen fëmijë e vajza të reja.
    Dhe, të gjithë, kuvendarë e gazetarë, përpara se të flasin e të shkruajnë të kujtojnë porosinë e plakut për të pas gjithnjë me vete “Një metër, një kandar dhe një kunj të thatë thane të mprehur nga të dy anët”…
    Presidenti e ktheu ligjin mbrapsht në Kuvend.
    Mirë bëri.
    Ai ligj ka nevojë të mbështetet në tokë, në përvojën shekullore popullore për luftimin e thashethemeve, shpifjeve, përfoljeve…
    Pa këtë mbështetje ai është pa efekt…
    Evropa është shekuj para nesh (vetëm 61 vjet universitet kemi) e rruga drejt saj duhet matur me hapin tonë e jo me hapin e saj.

    Abdurahim Ashiku
    Athinë, janar 2020

    Reply to this comment
    • Vasili January 27, 20:39

      Edhe ne keshtu e dinim kohe me pare Abdyrrahim pa kontaktuar direkt ´´burrat e malit´´,qe zbriten,nga andej dhe pushtuan dhe shkaterruan,dhe vazhdojne ta shkaterrojne identiten kulturen dhe ekonomine shqiptare.
      Dhe me e keqja dhe me e ndyra veti e tyre,nuk ish as vrasja as vjedhja,por shpifja monstruoze qe kaloi cdo kufij historik.
      Ke me cfare te flasesh me mbas kesaj te vertete te jetuar nga te gjithe(por me sa duket jo nga ty),se me sa di une dhe ti prej atyre aneve je.
      Asgje nuk mund te pergjithsohet,por deri tani nuk kemi ndeshur ndonje burre malesie ashtu si na thoshin dikur.
      Nqse njeh ndonje Abdyrrahim,do jesh i falenderuar po te na e thoshje.

      Reply to this comment
    • Sikter January 27, 20:48

      Pak rendesi ka se ndjehet apo jo krenar nje fare Abdurahimi ne Greqine e lashte orthodokse, por ajo qe do te me interesonte te dija eshte, se cfare instikti i kushtezuar, apo cfare ndjenje apo aresye e forte, e kane nxitur ate te braktise si cifuti ne shkretetire “atdheun e te pareve” (?!), zakonet e te pareve, kanunet e leke dukagjinit dhe te dibres, aq shume te dashura per te, dhe te perzgjedhe si vendstrehim pikerisht atdheun e Demokratit, dhe jo ate te Sulltan-Evlatit?

      Shume kontradiktore ulerimat e tij per ndeshkim kapital (Me vra dikush shpifësin, gjakun ja ka po të gjithë i thonë “të lumtë pushka”) per thashethemet, shpifjet, përfoljet (?!), nderkohe qe fare haptazi ky shkrimtaruc delenxhi predikon kthimin me qindra vite prapa ne kohen e çallmave dhe te shpates anadollake, ku ligjin e bente gjashtarja, injoranca, urrejtja, kur hakmarrja ishte nder dhe dashuria turp.

      Reply to this comment
    • Dentisti January 27, 20:57

      I nderuari Abdurrahim!
      Kryeministri Rama,para se te merrte hovin per te nxjerre ligjin e antishpifjes,ai duhet t’i vinte gishtin kokes se tij!
      Se pari ky kryeminister,me kohe ka deklaruar se nuk i lexon fare gazetat duke treguar arrogancen,perbuzjen dhe injorimin ndaj mendimit te qytetareve te tij!
      Pra kur nuk i lexon gazetat,pse duhet te shqetesohet se cfare thone njerezit aty?
      Se dyti,ky kryeminister pse nuk e ndryshon ligjin per deputetet qe sakteson se “deputeti nuk mban pergjegjesi per ato qe thote”?
      Kur populli degjon,qe deputetet dhe sidomos kryeministri shahen me liber shtepije mbare e mbrapsht me njeri tjetrin,atehere cfare i mbetet popullit te shkrete per te folur ndryshe?
      A nuk i bejne pershtypje ketij kryeministri se fjalori i tij eshte i njejte me ate te rrugaceve,se ai fyeu nje emigrant shqiptar ne France duke i thene se “Kush vjedh,o te shk… robt,o maskara”?
      Me kete fjalor te ndyre,te poshter etj,a mund te kete surrat ky njeri t’u thote qytetareve te vet qe te mos shajne e shpifin ne media?
      Po ky sharlatan u eshte drejtuar deputeteve te opozites se ,”Ju t’i hani ate qe nuk thuhet gruas time”?
      A ka turp ky njeri,qe flet si rrugac?
      Ja ky eshte njeriu qe kerkon t’i mbylle gojen te tjereve,ndersa vete derdellit si e ema e Zeqos maje thanes!

      Reply to this comment
    • Dulla (jo Abdullahu) January 28, 14:40

      Jallah, jallah… po nga ke hup kshu bre gjiti Abduraham? Pas gjithë këtyre replikave pak si me spec, për qill e për dhé, edhe memec sikur të ishe, do të kishte ardhur goja me zorr. Po si bre Abduhraman s’po e merr pakëz mundimin të përtypësh qoftë dhe dy gërma të vetme shqip, për të dëshmuar se nuk je ai kopjaci i rëndomtë anadollak, që ka psonisur diku në rrjet një paçavure malokare, dhe e poston atë në forume sa herë t’i teket.

      Reply to this comment
  3. mirel January 27, 17:01

    Opozita me qeverisjen e keqe eshte e drejte qytetare e garantuar me kushtetute.
    Asnje shprehje pakenaqesie nuk perben shpifje perderisa i permbahet objektivit te korrupsionit, tradhetise dhe akteve kriminale dhe te paligjshme te qeverise.
    Shprehja e mendimit dhe gjykimi i ketyre akteve nuk perbejne shpifje por vleresim personal te secilit.
    Shpifje eshte ajo qe beri Mero Baze, dhe Dita deri diku kur hodhen balte mbi Rudina Magjistarin dhe Eni Vasilin per fondet sekrete te qeverise greke.
    Shpifje e mirefillte dhe nga me te uletat.
    Dhe dukej qarte qe guri ishte hedhur nga zyra kerministrit. Dhe Kerministrit as qe ja ndjen te behe transparence dhe te informoje popullin, detyrimisht, per pazaret me Sovranitetin territorial te Shqiperise.
    Nuk ka targa te tilla.
    Shpifje eshte kur thote se vlera e Rindertimit i kap 1 miliard euro.
    Shpifje eshte kur thote se Teatri do shembet nga termeti i pare, dhe duhet prishur urgjentisht, nderkohe qe viktimat u krijuan pikerisht nga keto arsye per te cilat Ramuti kerkon prishjen e Teatrt. Jo per ruatjen e jetes, por per te bere Kulla dhe ndertime per fitime. Per te perdorur njerezit si mall tregu.
    Po letrat e Gjushit, viktimat e Gjushit.
    Po per Unazen? A nuk eshte kjo shpifje e ndyre e Ramutit. Nje komplot i hapur kunder shtetit, qe Ramuti e vjedh me anen e nje bande te organizuar me Ahmetem, Gjiknurin, Ulajn, Fushen, Gjikurine, Kastratin, etj.
    A nuk e e shpifen kete sportelistin, adresa e te cilit del tek Ulaj?.
    Nuk gjendet autori thone, ndersa adresa te con te Ulaj. Dhe ky vazhdon merr tendera te tjere.
    Keta shpifin arsye per ndertim dhe rindertim rrugesh.
    Shpifin arsye per te dhene koncesion pasurite kombetare,.
    Nderkohe, ne vend qe te trembet per aktet e tij kriminale, ky gjarper ngre koken per te kafshuar kedo qe e akuzon. Nuk do qe ti prese rrugen asgje.
    Ky Erdogan i vogel. I quajturi Kerminister..
    Shpifje eshte qe e quaj une Kerminister?
    Jo.
    Sepse eshte perfundim llogjik i gjykimit te krimeve dhe pislleqeve qe kryen ndaj shtetit dhe popullit ky antishqiptar.

    Reply to this comment
    • PO , PO January 27, 18:59

      Duhet kuptuar me gjere e thelle , per cfar thuhet ketu , more “mire” ! As qe duhet te mendohet per t`i mbyllur gojen opozites , apo cdo qytetari qe ve ne dukje e kriitkon te metat e paudhesite e qeverisjes , por kjo nuk justifikon kurrsesi shpifjen , per veprime te pa verteta , vetem per ta denigruar tjetrin ! Nuk behet fjale ketu vetem per politikanet te cfardo krahu qofshin , por behet fjale per te mbrojtur te drejtat e njeriut , te derjtat tende , time dhe te kujtdoqofte tjeter , qe te mos demtohet permes shpifjes . Si do te ndiheshe , ti , une , apo kushdo tjeter , ne se do te trillohen gjera te pa qena , sa te te bejne me turp e te mos guxojsh te dalesh nga shtepia ? Kush do ta mbroje te drejten tende , kur ta cenon nje tjeter me i forte dhe i pasur se sa ti ? Prandaj njerezimi , qe mijra vjet me pare ka krijuar shtetin dhe i ka dhen tagrin te nxjerre ligje e ta mbroje edhe te dobetin !
      Politika , ne kete rast , spekullon , pa as me te voglen pergjegjesi sociale e kombetare , per pasojat e renda qe sjell shpifja ne jeten e perditeshme te njeresve . Shume drejt e trajton gazetari Abdurrahman Ashiku kete problem , ndaj duhet ta mbeshtesim , bile fort , ligjin kunder shpifjes , se ai do sherbeje si garanci , per te mbrojtur nderin dhe dinjitetin e cdo qyetatri !

      Reply to this comment
    • anonim January 28, 02:05

      ta dish te lexojme o mirel!!

      dhe dentisti

      Reply to this comment
  4. PO , PO January 27, 18:32

    Per mendimin tim , kjo qe po insistohet me force nga analiste , gazetare e komentues , duke iu hedhur ne gryke mazhorances e ne vecanti k/ministrit per ligjin antishpifje , mua me duket nje veprim teresisht akt kriminal i qellimshem , i pa pergjegjshem dhe i turpeshem . Kjo loje fjalesh e sofizmash , per t`i dale per zot shpifesve , eshte provokuese e kundra moraleshme dhe qe shkel hapur nje te drejte themelore te njeriut . Fjalori i gjuhes shqipe e ka te percaktuar shume qarte kuptimin e kesaj fjale . Ata qe perpiqen te bejne te kunderten , duke shkrire te gjithe potencialin e tyre mendor , qe ta nxjerrin shpifjen si te pranueshme dhe te drejte ligjore e morale , po na i sjellin zorret te gryka , me argumentet banale qe perpiqen te na bindin ! . A mendoni more te pa cipe , qe shpifja , qe prej kohesh te lashta eshte konsideruar e turpeshme , e demeshme dhe e pa pranueshme per njerezit , vecanerisht ata qe jane te pa mbrojtur e me te dobetit , dhe si e tille , shpifja eshte denuar dhe denohet ne te gjitha vendet e botes , si veper penale ?! A mendoni nje here , sikur te shpifet ndaj secilit prej jush , duke iu akuzuar per akte te renda e te pa verteta per ju , per grate , vajzat , memat , nuset , duke helmuar krejt ambientin qe iu rrethon dhe t`ua beje jeten te pa durueshme dhe shpifesi te fitoje kapital moral apo edhe material teresisht te pa drejte , duke cenuar thelle te drejtat tuaja ?! Ku do ta gjeje te drejten qe te jetoje i qete ne pjesen qe i takon , nje qytetari te thjeshte , me te ardhura te pakta e pa mbeshtetje te boseve te medias , kur te mos jete i mbrojtur as k/ministri , presidenti , ministrat , deputetet e sa e sa te tjere ?! A e kuptoni qe ne kete menyre juve nxitni njerezit per t`i zgjidhur gjerat me vetegjyqesi dhe shtoni hasmerite , gjakmarrjet , kriminalitetin dhe te krijoni percarje deri ne kapilare te shoqerise sone ?
    Qofshi te mallkuar e te urryer , te gjithe ju pseudogazetare e palo analiste qe i delni per zot krimit !

    Reply to this comment
    • mirel January 27, 19:09

      Cilat jane shpifjet? Cilesojini.
      Ju qe flisni ne pergjithesi dhe pa asnje fakt konkret nuk mund te pretendoni viktimen.
      Qe jeni qelbesira kjo eshte e vertetuar katerciperisht qe kur bete haleancen me Meten, falet Berishen dhe paguat Bashen. Nuk ka shpifje ketu, por ti per cfare flet?
      Shpjego shpifjen qe ke vuajtur personalisht

      Reply to this comment
  5. Vasili January 27, 19:43

    Shpifja duhet te denohet ne menyre shembullore,nga cfardo drejtimi te vije ajo, i ekspozuar apo anonim.
    Eshte foshnjore apo dashakeqe, tja adresosh shpifjet,atyre qe shkruajne me emra te pa identifikuar,kur e verteta eshte ajo,qe shpifjet si ne anen sasiore ashtu dhe cilesore me helmuese dhe efektive,,e bejne politikanet dhe institucionet me emra te vertete,por te sigurte si gjithmone se nuk do pesojne gje,vec ndonje lavderim,nga bosi.
    Kurse shkaku kryesor i nje pjese qofte dhe te vogel i atyre qe shkruajne me emra te paidentifikuar direkt,ka te bej,me ate,qe te mos shpenzoje energji shpirterore dhe fizike,ne drejtim te shpifjeve,qe ne kete vend me mentalitet te infektuar keq ne shekuj,funksionon si institucioni me i fuqishem.

    Reply to this comment
  6. Konti Sbalta January 27, 20:44

    “Anonimati” eshte e drejte e ligjeshme e individit.Mark Tuen shkruajti tere jeten me kete emer , sa njerzit nuk e therresin me emrin e tij te vertete bile ndonji qe nuk e njeh mire jeten e ketij shkrimtari te madh Amerikan eshte i bindur se ky eshte emri i vertete i tij!Po keshtu ka ndodhur edhe me shkrimtarin tone Nobda Bulka qe shkruante me pseudonimin CHRI=CHRI , apo Lame Kodra ,Fan Noli e shume te tjere vendas e te huaj! ; Atehere perse “merziten”disa edhe gazetare qe nuk mund ti durojne keta komentusit anonim te shkrimeve te tyre, kur dihet qe komentusit jane qytetare te lire qe cfaqin mendimin e tyre per cdo gje qe ata e shohin te nevojshme qe te japin mendim,qofte edhe kritik!Ne keto raste perjashtohet fjalori i rruges ,ai eshte i denushem dhe duhet ndalur!

    Reply to this comment
    • XheJ eN Bi January 27, 21:20

      Konti Sbalta…
      Besoj se është gjë e ndryshme komenti yt nga antishpifja.
      Unë them se Rama ka të drejtë.Nëse unë në një portal shkruaj se ma dërgoi ” qytetari digital ” pa gruan tënde të puthej me një burrë tjetër ,ti do reagoje apo është e drejta e anonimitetit t’ a gëlltitësh pa e denonciar në prokutori ?

      Reply to this comment
  7. Konti Sbalta January 27, 20:54

    “Anonimati” eshte e drejte e ligjeshme e individit.Mark Tuen shkruajti tere jeten me kete emer , sa njerzit nuk e therresin me emrin e tij te vertete bile ndonji qe nuk e njeh mire jeten e ketij shkrimtari te madh Amerikan eshte i bindur se ky eshte emri i vertete i tij!Po keshtu ka ndodhur edhe me shkrimtarin tone Nonda Bulka qe shkruante me pseudonimin CHRI=CHRI , apo Lame Kodra ,Fan Noli e shume te tjere vendas e te huaj! ; Atehere perse “merziten”disa edhe gazetare qe nuk mund ti durojne keta komentusit anonim te shkrimeve te tyre, kur dihet qe komentusit jane qytetare te lire qe cfaqin mendimin e tyre per cdo gje qe ata e shohin te nevojshme qe te japin mendim,qofte edhe kritik!Ne keto raste perjashtohet fjalori i rruges ,ai eshte i denushem dhe duhet ndalur!

    Reply to this comment
  8. tomas January 28, 00:08

    shume te gjata komentet.A ka burre qe I lexon?Apo vete shkruaj dhe vete lexoj.Gje e mire eshte dhe kjo per te ulur tensionin psikologjik tek personi.Falenderoj gazeten qe I u jep hapesire pa censurime.Censurimet I bejme ne qe I lexojme,disa I marim ne konsiderate nga idete qe shprehin,nuk ka lidhje me c’fare na pelqen.Keshilla eshte per komentuesit:Shpreh idene shkurt e qarte vetem per ate problem,sepse nuk te lexon njeri histori.

    Reply to this comment
  9. Heretiku January 28, 01:11

    Anonimati eshte thelbi i lirise se te shprehurit te mendimit, sidomos kur eshte ne kundershtim me veprimet e atyre qe kane forcen, pushtetin. Siç eshte thelbi i demokracise, vota e fshehte, ku individi shpreh deshiren e tij ne menyre te pakondicionuar.
    Por nga ana tjeter, shpifja, qe eshte jo vetem diçka e ulet dhe e denueshme, te pakten moralisht, por duhet te jete objekt edhe i denimit ligjor. Per kete nje pakete ligjore antishpifje eshte e mirseardhur, eshte mire te jete ne sinkron me ato te shteteve me te perparuara e demokratike. Ne kete menyre nuk shkelet asnje e drejte e qytetarit per te thene mendimin e tij, i lire.

    Reply to this comment
  10. Asd January 28, 09:18

    Rama po ben peaktike aplikimin e ligjeve adpersonam, pershtatur sipas nevojave te nje individi, ku here ky individ eshte oligarku , miku i tij ose si ne kete rast per veten e tij.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim