Transport jashtë kushteve higjieno-sanitare, bllokohet mish qengji në Vlorë

March 5, 2018 17:43

Transport jashtë kushteve higjieno-sanitare, bllokohet mish qengji në Vlorë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore dhe në vazhdim të masave për disiplinimin e tregtimit të mishit, bllokoi të hënën në qarkun e Vlorës një sasi mishi në njësinë e tregtimit me administrator shtetasin Pajtim Gjoshi.

Gjatë momentit të inspektimit nga AKU, u zbulua një karkasë mishi qengji e pavulosur dhe e papajisur me certifikatë veterinare në sasinë e 5.7 kg.

Ndërkohë në momentin e inspektimit është gjendur në makinën e automjetit më targa AA 483 EC , në pronësi të njësisë së tregtimit, nëntë karkasa me mish qengji të vulosura dhe të certifikuara në masën 60.3 kg mish, të cilat po transportoheshin për konsum njerëzor, jashtë kushteve higjieno-sanitare dhe pajisjes me makinë frigoriferike për mishin.

Për karkasën e gjetur të pavulosur dhe të pacertifikuar për mishin e qengjit në njësinë e tregtimit nga AKU u mor masa administrative me gjobë 100 mijë lekë të reja.

Gjithashtu për kushte të papërshtatshme të transportit u mor masa tjetër administrative prej 100 mijë lekësh të reja për transport të papërshtatshëm dhe jashtë kushteve higjieno-sanitare.

Nga AKU është bërë sekuestrimi i dhjetë karkasave të mishit, si dhe mjetit me të cilin po transportonte kjo njësi tregtimi e mishit në qarkun e Vlorës. Në këtë aksion të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka bashkëpunuar ngushtësisht edhe Policia e Shtetit e Qarkut Vlorë.

o.j/dita

March 5, 2018 17:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*