Pas deklaratës së Bashës, kushërinjtë Vladi ndryshuan itinerarin

June 28, 2018 18:04

Pas deklaratës së Bashës, kushërinjtë Vladi ndryshuan itinerarin

Deklarata e Lulzim Bashës në parlament më 21 Qershor 2018 për ekzistencën e një makine Toyota Yaris, brenda të cilës po transportoheshin 3.4 milionë euro ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit.

Pikërisht, për ndryshimin e planit më 21 Qershor, ka dhënë shpjegime përpara prokurorëve njëri nga 4 të arrestuarit, Agim Çeka.

Sipas planit, ata do të niseshin nga Belgjika për në Gjermani dhe plani i tyre ishte të mbërrinin në Ankona, pasi edhe biletat e tragetit ishin prerë për t’u nisur nga ky qytet më datën 21 Qershor.

Por plani i tyre ndryshoi menjëherë, gjë të cilën e dëshmon Agim Çeka .

Mesdita e 21 Qershorit, përkon me deklaratën e Bashës nga salla e parlamentit, ku kreu demokratëve tregoi ekzistencën e një plani për të sjellë 1.5 milionë euro përmes makinave Toyota  Yaris në Shqipëri.

Pra operacioni tepër sekret, i nisur nga Interpoli, SHISH dhe policia shqiptare u dekonspirua.

Kjo deklaratë ka alarmuar dhe vuri në lëvizje kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi të cilët kanë urdhëruar me telefon Agim Cekën të mos dërgojë makinat nga Ankona por përmes portit të Barit siç edhe ndodhi. Një përpjekje e dëshpëruar kjo, për t’i shpëtuar kapjes nga policia.

Në fakt, edhe sipas informacioneve të para në dispozicion të Interpolit dhe SHISH, kamioni Bizarka ku ishin ngarkuar makinat Toyota, të mbushura me miliona euro duhet të niseshin drejt Shqipërisë nga porti i Ankonës.

Agim Çeka thotë se makinat i ka ngarkuar në Belgjikë Elvis Vladi, dhe se janë nisur për në Ankona, por pronari Edi Lika i ka thënë që të shkojë në portin e Barit.  Shoferi i trajlerit ka theksuar se në Durrës i priste Fredi, djali i xhaxhait të Elvis Vladit.

Por Alfred dhe Elvis Vladi shumë shpejt kuptuan që as ndryshimi itinerarit nuk mjaftonte për të shpëtuar nga arrestimi.  Dhe kështu pas dekonspirimit nga salla e Kuvendit dy personat kyç në këtë sipërmarrje kriminale transporti të 3.4 milionë euro vendosën të largohen në arrati, duke shmangur kështu deri më tani arrestimin.

Duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor Report TV dy ditë më parë mësoi se kryedemokrati Basha mund të jetë subjekt hetimi për dekonspirim të këtij operacioni sëbashku me një oficer të SHISH.

 

o.j/dita

June 28, 2018 18:04
Komento

8 Komente

  1. Kolumbi hesapi June 28, 19:08

    Pyetja eshte te kujt jane paret.te babale partis.keta me milionat qe kane vjedhur popullit bejne biznes droge.te dhjefsha eskobarin, keta bejne keshtu se e dine qe nuk i prek njeri me dore.e i lumte kane status paprekshmerie.kryehajdarit te pd Kur e akuzon nganje vesh i hyne e nga tjetra i del.eshte stili politike stil kurvash.

    Reply to this comment
  2. perkthyesi June 28, 19:08

    Basha objekt hetimi? Pse, ku jemi ketu ne Gjermani, Amerike apo gjetke? Ne Shqiperi kurre nuk u hyn gjemb ne kembe qeveritare, dhe kallam kusureve te tjere te lidhur me pushtetin politik dhe mafien ekonomike! Madje, kjo eshte dhe arsyeja kryesore se pse u refuzua nisja e bisedimeve per ne BE, pavaresisht se nuk e permend njeri…
    Kjo, eshte shume e sigurte! Ne se do te ndodhe arrestimi i Bashes, do kerkoj falje publikisht nepermjet komentit tim! Fatkeqesisht, vendi yne tashme eshte ne vdekje klinike, duke u profetizuar me se miri fjalet e Konices se madh: Shqiperine e krijuan rilindasit, e shpetoi rastesia dhe do e varrosin politikanet! Ju pershendes!

    Reply to this comment
  3. MH June 28, 19:18

    Ti budallai ma tipik i politikes Shqiptare po prezanton veten antishqiptare dhe pro sherbimit Serb nen komandanti Mareshallin Berisha.Ti nuk je politikan.Por origjinal agjent qe merresh me sekrete shteterore dhe e padit veten agjent pikrisht me incidentet para se te ndodhin.
    Keshilloj: Larg duart nga politka.Je antivlera ma e ndryshkur(djegur) e politikes dhe atdhetarizmes.Nese Berisha asht kryetari i agjentures Serbe ne Shqiperi.Ti je sekretari i kesaj agjenture Serbe.

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic June 28, 19:32

    Nuk e dije perse kjo drejtesia jone eshte stepur edhe perse ne menduam se ajo po triumfon.!
    C`montimi i drejtesise se plepave qenka shum i veshtir.Me sa duket aqe thell sa plepi i ka zhytur rrenjet thell ne tok, aqe thell edhe keta plepista qenken ngulur ne bahqen e korrupsionit dhe te padrejtesise .!
    C`montimi i tyre po han kohe shume.!

    Reply to this comment
  5. Fidel Kastro June 28, 19:58

    Argumenti nuk qendron, si nga Bari , si nga Ankona ne Durres do te vinin , po te ishte se e moren vesh qe ishte kuptuar misioni i tyre ata nuk hynin fare ne Shqiperi, ose hynin duke larguar Eurot nga makinat duke i fshehur ne Itali. Megjithate prokuroria te beje punen e saj e fajtoret te kalben ne burg. Ju siguroj per nje gje , se koka e grupit nuk ka per te dale , prapa tij qendron pushteti,

    Reply to this comment
  6. Jimi June 28, 20:45

    Ky fare burreci ne parlament para pak ditesh pretendoi njelloj si ati i vete shpirteror dikur, se do t’u ngrinte buzeqeshjen ne buze kundershtareve!? Cuditerisht sot ai ne parlament nuk priti ta shikonte kete tek kundershtaret, e te ngazellehej, pasi i kishte ngrire atij vete buzeqeshja ne buze!

    Reply to this comment
  7. 2plus2 June 28, 20:56

    Njelloj dekonspiroi testet e matures deputeti demokrat duke i bere publike ato ne media sociale, njekohesisht me “denoncimin” se min. Arsimit ska kontroll mbi testin
    E njejta skeme nga PD

    Reply to this comment
  8. vlora June 29, 00:14

    Mendoj se eshte nje fakt me shume per tu bindur se lule basha,e ka bo vertete baltosjen e vendit tone kryesisht ne gjuhe te huaj…Po si ka mundesi qe Esat Toptani po cfaqet ne shek.e 21?A thua ka lene gjurem ai tradhetar…E sa ka hequr kjo Shqiperi e gjore,nga torovole me te fuqishem se Sali Basha,E keta jane vec krimba pa kolone….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*