Transporti në ‘sitë’; Në të gjithë vendin, kontroll autobusëve dhe kamionëve

July 28, 2018 16:23

Transporti në ‘sitë’; Në të gjithë vendin, kontroll autobusëve dhe kamionëve

Transporti i pasagjerëve me autobusë dhe transporti i mallrave me kamionë do të kalojë në sitën e një task force të posaçme, që do të kontrollojë zbatimin e licencave dhe certifikimin e mjeteve.

Task-forca e përbërë nga 40 punonjës të specializuar do të jetë në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe do të bashkëpunojë me Policinë Rrugore.

Fuksionimi i saj nis në muajin gusht dhe do të zgjasë deri në fund të vitit të ardhshëm.

“Mjaft mjete, apo operatorë kryejnë veprimtari jashtë kushteve të përcaktuara në licencat e tyre dhe këtu bëhet fjalë për ndalim në vendet e palejuara, në pika që nuk janë të autorizuara, marrje të pasagjerëve në mënyrë jo të rregullt, moszbatimit të ligjshmërisë përsa i përket biletave, tatimeve dhe taksave që duhet të paguajnë përkundër këtyre pasagjerëve të shtuar ”, ka thënë Arben Dhima për Top Channel.

Kjo njësi ka të drejtë t’i nënshtrojë kontrollet e saj te të gjitha serviset, ofiçinat, varrezat e makinave, pikat e shitjes, terminalet e autobusëve, si dhe vendeve të depozitimit të ngarkesave e mallrave.

s.a/dita

July 28, 2018 16:23