Transportonin marijuanë me makinë, në pranga dy të rinj

September 7, 2018 11:24

Transportonin marijuanë me makinë, në pranga dy të rinj

 

Dy persona janë arrestuar gjatë një aksioni të policisë së Lezhë të koduar “High speed”, ku u sekuestrua 9 kilogramë marijuanë.

Të arrestuarit janë Sead Isufaj 22 vjeç dhe Sovran Cena 24 vjeç, të dy nga Durrësi.

24-vjeçari Cena ka qenë i dënuar më parë.

Dy të rinjtë u kapën tek rrethrrotullimi i Shëngjinit duke udhëtuar me makinën e tyre Audi, me të cilën transportonin lëndën narkotike. Droga ishte fshehur në pjesën e përparme të mjetit e ndarë në 8 pako.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ”Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”.

a.s/dita

September 7, 2018 11:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*