Transportonin shtetas sirianë, arrestohen dy të rinjtë në Fier

May 30, 2018 10:44

Transportonin shtetas sirianë, arrestohen dy të rinjtë në Fier

Dy të rinj janë arrestuar në qytetin e Fierit, pasi janë kapur duke transportuar shtetas sirianë, të cilët kishin hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme.

Të arrestuarit në flagrancë janë shtetasi Mikel Hoxha,25 vjeç, dhe shtetasi Xhuljan Ballari, 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Mikel Hoxha është arrestuar në lagjen “1 Maji” të Fierit, teksa po transportonte 4 shtetas sirianë me automjetin e tij tip “Opel”. Ndërsa Xhuljan Ballari është arrestuar në lagjen “Sheq i Madh” të Fierit, pasi u kap me automjetin e tij tip “Lancia” duke transportuar 3 shtetas sirianë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri”.

s.a/dita

May 30, 2018 10:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*