Tranzicion shpresëvrasës…

August 27, 2016 19:35

Tranzicion shpresëvrasës…

I nderuar z.Thano

Ju shkruaj pas lajmeve lidhur me zjarret që po djegin pyjet.  Nuk është lajm i ri. Që nga viti 2003 e ketej sipërfaqet e djeguara nga pyjet kanë qenë të konsiderueshme, mesatarisht mbi 10 mije ha në vit me një vlerë dëmi mbi 10 mln euro.

Nuk e di nëse publiku është në dijeni që tek ne nuk egzistojnë më strukturat minimale të vrojtim-sinjalizimit që e evidentojne-zbulojne zjarrin që në momentet e para dhe e shuajnë ate pa u përhapur. Kur përhapet është pothuajse e pamundur shuarja e tyre, sidomos kur bien në pyje pishe, si në Shengjin.

Së fundi u shkri dhe Shërbimi Pyjor dhe kjo ndodh kur vlojnë insiativat globale dhe nisma rajonale për ruajtjen e natyrës dhe rehabilimin dhe shtimin e pyjeve. Me ligj të veçantë pyjet ju kaluan në administrim Bashkive të Reja, ndërsa u vendos dhe moratorium i shfrytëzimit të tyre për një periudhë 10-vjeçare. Por ende nuk janë krijuar struktura për administrimin dhe mbarështimin e pyjeve.

Këto 25 vjet ato ranë preh e matrapazëve dhe grupeve mafioze.

Zonat veriore të vendit, nga natyra janë më të begata, kanë male, pyje, zona turistike, kullota e livadhe pafund. Kanë Alpet, Thethin, Lumin e Gashit dhe Valbonën, lumenjte e hidrocentraleve që prodhojnë energjinë, Drin, Bunë, Mat. Kanë Lurën me liqenet akullnajorë, i vetmi vend i tillë në gjithë Evropën jug-lindore. Kanë rreth 500,000 ha pyje (ku ende ka dhe rreth 50,000 ha pyje të virgjër falë mungesës së rrugëve). Kanë masivet kullosore-livadhore të Kroit Bardhë-Shishtavecit. Kanë vargmalet nga Korabi në Jezercë, bio-koridorin Dajt-Bize-Ballënj-Martanesh-Gryke Setës-Zall-Gjoçaj-Lurë etj, etj.

Kaq burime për frymë të popullsisë do t´i kishte zili dhe Zvicra apo ndonjë vend tjetër. Ndaj është absurd i pashpjegueshëm sot e gjithë ditën, fakti i kobshëm se ende njerëzit e këtyre zonave vuajnë në varfëri ose kanë marrë rrugët e migracionit.

E jo vetëm njerëzit. Në pyjet tona sot nuk sheh më as gjallesa të egra. Edhe ato që ju kanë shpëtuar gjuetarëve ilegalë janë strukur në thellësi e shpella nga gjuetia pa fre’, megjithëse është vendosur moratorium i tyre.

“Tranzicion shpresëvrasës” është steitmënti që dëgjohet shpesh dhe që ngjall diskutime mes nesh. Mendimet janë të ndyshme, por them se ato bashkohen në faktin që varfëria dhe padija e skajshme, pashmangësisht po çon çdo ditë më shumë në bjerrjen e vlerave tona, morale, kulturore dhe natyrore deri tek shuarja e shpresës për ne’ dhe sidomos për brezat që vijnë.

Pyes: A do të bazohet vallë ndonjëherë zhvillimi i vendit dhe sidomos ai rural mbi burimet tona natyrore? Si mund të  qeverisen këto burime me vandalizëm dhe injorancë ende pas 25-vjetësh?

Burimet natyrore jane baza e zhvillimit të një vendi. Ne jemi nga të paktat vende që ato i kemi me bollëk. Kemi detin, ujra, pyje, liqene, laguan me famë botërore, riviera dhe perla natyrore, kullota dhe livadhe, bjeshkë dhe male.

Gjithçka që mund të dhuroj natyra na i ka dhënë. Për një vend me tre milion banorë mjafton që vetëm duke i shfytëzuar me “rregull” ato mund e duhet të prodhonin mirëqenie për të gjithë.

Por nëse do ti hedhesh nje sy të shpejtë administrimit të tyre institucional, sheh se ende’ edhe pas kaq dekadash ato menaxhohen nga institucione me konflikt interesi që vetë i bëjnë të gjitha: politikat, monitorimin dhe administrimin dhe shfrytëzimin e tyre. Ky është rasti flagrant i Ministrise sonë të Mjedisit  që edhe bën politika edhe monitoron por nderkohe po kjo liçenson dhe shfytezon pyjet, ujrat, lumenjte, peshkun dhe bregdetin, launat, parqet kombëtare (!)

Objektivat më prioritare-imediate për te rivendsur në normalitet pyjet dhe burimet natyrore qe jane dhe pjesë e qenësishme e programit të ri qeverisës krahas masave urgjente të zaptimit të teritorit, janë:

  1. Rivlerësimi i burimeve natyrore dhe rikthimi i pyjeve dhe kullotave nën MBZHRAU;
  2. Hartimin e legjislacionit të ri, duke ndarë funksionet rregullatore nga ato menaxhuese dhe forcimi i strukturave për mbrojtjen e tyre.
  3. Ringritjen e institucionit të pavarur, për menaxhimin e sektorit të pyjeve dhe kullotave shtetërore, krijimit te Axhensisë Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave (përfshi Zonat e Mbrojtura) në nivel qëndror e lokal.
  4. Strategjinë e re të zhvillimit të pyjeve dhe burimeve natyrore (pyje, kullota, ujra malore).
  5. Moratorium 5 vjeçar për ndalimin e eksportit të druve të zjarrit dhe qymyrit të drurit dhe disiplinimi i gjuetisë.
  6. Riinventarizimin kombëtar të pyjeve dhe kullotave dhe krijimin e Kadastrës Kombëtare.

 

Mehmet Metaj

Drejtor ekzekutiv, Qendra ALBAFOREST

August 27, 2016 19:35
Komento

6 Komente

  1. paci August 27, 20:01

    Shum sakte po kush degjon Pyjet kishin ndermarrje me qindra puntore e inxhinier pyjesh me fidanishta ne cdo rreth qe shumoheshin e ruheshin me ligje te sakta nga shteti , ishin nen kontrll ne cdo kohe . Vitet e trnzicionit eshte lakuar deri ne banalitet fjala me plot vlere ,, nen kontroll , Kur Shkodra po mbytej dhe uji ishte futur neper banesa e rrezihohej edhe ura e bahcallekut , drejtuesit lokal te Shkodres dhe Lulushi ish minister vishnin cizme dhe dilnin siper ne kala leshonin fjale si situaten e kemi nen kontroll ,, kurse populli qeshte prej hallit me to duke i thene njeri tjetrit mos u befshim me per nen kontrollin e tyre .

    Reply to this comment
  2. logjika August 27, 20:13

    Shume te drejte ka zoti Mehmet Metaj, por nuk kuptoj pse quhet Qendra Albaforest dhe nuk quhet Qendra e Pyjeve Shqiptar ose QPSH, te pakten. Ku ju shpie mushka me gjuhen shqipe!

    Reply to this comment
  3. perkthyesi August 27, 20:50

    Shume sakte! Artikullin duhet ta lexojne ata qe kane pergjegjesine per situaten e krijuar! Piromanet (zjarrvenesit) te kapen e pergjigjen para ligjit, pasi demi eshte mjedisor dhe ekonomik! Mos harroni, se riperteritja e pyjeve kerkon qindra vjet kohe, nderkohe qe u trashegojme brezave nje toke te djegur e te percelluar! Nuk ka me keq! Verini gishtin kokes! Apeli eshte me teper per organet shteterore!

    Reply to this comment
  4. ALBAN DEGA August 29, 01:01

    NJE KUSHTRIMI PER TE SOTMEN DHE TE ARDHMEN E SHQIPERISE!

    Nje analize e persosur dhe sirene alarmi per qeverine shqiptare, per mbare shqiptaret.
    Cdo fjale ne kete analize tragjike te rrenimit te pyjeve shqiptare jo vetem ne Shqiperi eshte e tille.
    Rrenimi ne cdo fushe nuk mund te perjashtonte as pyjet mijeravjecare shqiptare.
    Ate qe asnje pushtues e barbar nuk ua beri atyre ua beri dhe vazhdon tua beje bandar barbare me zjarr e motosharra, me sepata e me cdo mjet.
    Qeveria duhet te marre masa urgjente per ndalimin e cdo rrenimi te metejshem te kesaj pasurie Kombetare me vlera jetike per shqiptaret.
    Te ngrihet dhe veprojne menjehere policia pyjore e cila ne bashkepunim me prokurorine dhe policine Shtetit te filloje hetimin, ndeshkimin ligjor te demtuesve te pyjeve dhe kafsheve te tyre.
    Nuk jam per burgje por per gjoba dhe zevendesim ne masen te pakten dy peme te mbjella per cdo peme te prere ose djegur, konfiskim te pasurise se vene nga preja e demtimi i Pyjeve.
    Ligj e Drejtesi ndaj cilitdo qe ka rrenuar kete paduri kombetare.!

    Reply to this comment
  5. ALBAN DEGA August 29, 03:16

    NJE KERKESE DHE PERGEZIME VELLAZERORE PER Z. ADRIAN THANO DHE DITEN !

    Letra te tilla per ceshtje te tilla madhore Kombetare nga profesioniste te mirefillte si Zoti Mehmet Metaj, Z. Thane meritojne te botohen si kryeartikull sic keni vepruar ne shume raste me pare..
    Ju pergezoj vellazerisht per rolin e Dites dhe ju personalisht per mbrojtjen e mjedisit dhe jetes njerezore. URIME!

    Reply to this comment
  6. Mjed Isi August 30, 12:45

    Po ri-pjerdhasit jane kunder moratoriumit, mor shpirt – pse kur te vijne dhimokratet, ata te hane qelepir ate qe lane lirka e edveri? HMMMMM …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*