Trapattoni i tërheq veshin Contes e Capellos

February 19, 2014 13:29

Trapattoni i tërheq veshin Contes e Capellos

Tekniku i Juventusit nga viti 1976 deri në 1986-ën dhe më pas nga 1991 deri në 1994-ën, Giovanni Trapattoni e di mirë çfarë do të thotë të drejtosh Zonjën e Vjetër. Presion, tension dhe beteja, por kur këto beteja bëhen brenda familjes, duke iu referuar këtu përplasjeve të fundit Capello-Conte, vjen momenti për të ngritur zërin dhe për t’iu tërhequr veshin të dyve.

“Reagimi i Contes vjen si karikim jo si zemërim. Për një trajner është thelbësore të ruajë tensionin e duhur brenda skuadrës. Fabio dhe Antonio nuk më kanë pëlqyer shumë në ditët e fundit. Duhet të ketë njëfarë etike mes kolegësh, sidomos kur bëhet fjalë për trajnerë fitues. Eshtë një fakt jo i pëlqyeshëm me një të huaj që është mësuar të ofendojë trajnerët e tjerë”, transmeton supersport.

Në këtë të fundit ish tekniku i Irlandës iu referua Jose Mourinhos, teksa komentoi shanset e bardhezinjve për ta mbyllur sezonin me dy trofe.

“Juve është favorite për të fituar ato trofe ku është në garë. Conte po vepron me zgjuarsi me rotacionin në ekip, me Serinë A që mbetet prioritet. Do të jetë vendimtare gjendja e skuadrës në Mars dhe Prill kur vendoset gjithçka. Ekipi i Juves ka një strukturë morale solide dhe ky është një avantazh i madh”.

Intervistën Trapattoni e mbylli duke folur për Conten. 74-vjeçari tha se ai po bën një punë të jashtëzakonshme dhe nuk ka nevojë për këshillat e tij.

February 19, 2014 13:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*