Trashëgimia e arbëreshëve të Italisë së Jugut, Ambasada jonë në Vatikan përkujton 100-vjetorin e Eparkisë së Lungros

March 12, 2019 22:47

Trashëgimia e arbëreshëve të Italisë së Jugut, Ambasada jonë në Vatikan përkujton 100-vjetorin e Eparkisë së Lungros

Trashëgimia e shqiptarëve të zhvendosur në Italinë e Jugut nga shekulli i XV-të deri në të XVIII-in pas vdekjes së Skënderbeut, mblodhi në Romë figurat  të njohura të politikës, kulturës dhe fesë nga të dy vendet.

Seminari i mbajtur në përkujtim të 100-vjetorit të Eparkisë Arbëreshe të Lungros, u organizua nga Ambasada e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, nën kujdesin e veçantë të të ngarkuarës me punë, Majlinda Dodaj.

Aktiviteti u mbajt në sallën Zuçari të Senatit të Republikës me temë “Pakica Arbëreshe: aspektet sociale, kulturore dhe fetare”. Roli i Kishës në identitetin e arbëresheve por edhe kontributi i tyre në formimin e shtetit italian dhe atij shqiptar ishte në qendër të vemendjes në relacionet e paraqitura para një publiku që kishte mbushur plot sallën e senatit.

Pjesëmarrësit e vunë theksin te bashkimi dhe rëndësia e një populli, i aftë të përmbushë një mrekulli të vogël, me mbrotjen e rrënjëve dhe gjuhës së tij, ndonëse i integruar plotësisht në një tjetër lëm shoqëror.

I ftuar këtë takim ishte edhe ministri për Diasporën, Pandeli Majko, i cili përshëndeti pjesëmarrësit duke theksuar përkatësinë e bashkësisë arbëreshe në kombin shqiptar. Po ashtu, të pranishëm ishin edhe zv/Presidentja e Komisionit të Jashtëm për Emigracionin Stefania Craxi, Ipeshkvi i Eparkisë arbëreshe të Lungros Donato Olivero, dhe si relatorë profesorët arbëreshë Francesco Altimari, Mateo Mandala, si edhe shkrimtari i njohur Carmine Abate.

Janë të shumtë arbëreshët të cilët kanë dhënë një kontribut unik në politikën italiane, Francesco Crispi dhe Stefano Rodotà për shembull. Ky seminar vjen si një rast për të reflektuar mbi mijëra komponentët që lidhin Italinë me Shqipërinë në një marrëdhënie miqësie dhe varësie nga njëra-tjetra.

v.l/ Dita

March 12, 2019 22:47
Komento

2 Komente

  1. demo March 13, 05:11

    Arbereshet qe emigruan nga Greqia e sotme(Morea),jane bartes te kultures shqiptare.Nga nje ane Vithkuqari
    Naum Veqilharxhi ne Rumani,Jeronim de Rada ne Kalabri themeluan RILINDJEN KOMBETARE SHQIPTARE ne te njejtin vit.Ne 1847 doli ne shtyp Evetari i Veqilharxhit dhe Numuri i Pare i gazetes shqiptare Flamuri i Arberit.
    De Rada eshte nga arbereshet e Shen Dhimiter Korones.Si e tregon edhe emri keta shqiptare vijne nga kolonia e Arberesheve te Korones,ne More.
    Po perse Arbereshet(arvanitasit) e trungut nga u shkeputen arberit e Italise,sot jane me greke se greket?
    Kisha greke dhe Partia Komuniste kane te njejtin metodike suksesi ne sektorin e Propogandes assimiluese:PERJASHTIMIN NGA KOMUNITETI.
    Komunizmi nepermjet luftes se klasave kercenonte me perjashtim nga komunitewti komunist te gjithe ata qe dyshonin,ose kundershtonin DOGMEN-
    Kisha greko-orthodhokse kercenon shqiptaret arvanites se do ti perjashtoje nga komuniteti orthodhoks te gjithe ata qe flasin shqip dhe ndjehen shqiptare..DOGMA ORTHODHOKSE ne Greqi dhe DOGMA komuniste ne Shqiperi kane te njejtin celes suksesi-Perjashtimin nga komuniteti.
    Janullatos e filloi kete loje te ndyre,por ndeshi ne INDIFERENCEN E PLOTE TE KOMUNITETIT ORTODOKS SHQIPTAR,QE NUK E IDENTIFIKON FENE ME KOMBIN.
    Ndersa TE DERGUARIT e Patrikanes Greke ne Arberine e Italise,ndeshen ne Murin e pakalueshem te Kishes Kombetare Arbereshe,qe ka qene motorri i patriotizmit shqiptar dhe ka mbajtur gjalle traditen shqiptare ne Itali.

    Reply to this comment
  2. Ilir Hushi March 13, 19:21

    Demo gezuar Diten e Veres! Po kaq sa di sa di do kishe bere enciklopedine e historise shqiptare. Po mjaft o njer smirezii qe ben interesantin sikur i di te gjitha. Omoster qe mbete gjithe jeten duke folur si kodra pas bregut. Vdeksh!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*