Trashëgimtarët e ligësisë

July 21, 2019 00:12

Trashëgimtarët e ligësisë

Nga Viktor Malaj

Një letër që kryetarja e bashkisë së Shkodrës, znj. Voltana Ademi iu dërgoi kohët e fundit ambasadorëve të shteteve kryesore perëndimore në Shqipëri nuk tërhoqi sa duhet  vëmendjen e medias, megjithëse ishte një veprim me ngarkesa negative politike dhe morale. Po ndalem mbi të sepse ishte shumë domethënëse në planin historik, moral dhe politik; ishte nga ato veprime që ndoshta do të përmendet edhe pas shumë viteve dhe ka të ngjarë që kryetarja aktuale e bashkisë të kujtohet në të ardhmen vetëm për këtë akt.

Sikur letra e saj të përmbante thjesht mendimin vetjak edhe mund të mos përfillej, por e vërteta është se ai mendim dhe gjykim nuk është vetëm i saj dhe nuk është një mendim i ri, i papritur apo i diktuar nga një situatë e veçantë.

Jo! Ai mendim është i vjetër, është mendimi, gjykimi dhe morali i një pjese të parisë shqiptare në përgjithësi dhe asaj shkodrane në veçanti. Në thelbin e vet ai mendim është substanca morale e një pjese të parisë shqiptare që historikisht ka qenë e prirur dhe e gatëshme të sakrifikojë interesat e vendit dhe popullit për hir të arritjes apo ruajtjes së sundimit të vet mbi një pjesë sado të vogël të truallit dhe popullsisë shqiptare.

Gjatë historisë jo shumë të pasur shtetformuese shqiptare, një pjesë e parisë së vendit, duke përfshirë edhe atë të Shkodrës, kanë luajtur një rol të rëndësishëm dhe përparimtar në zgjimin e vetëdijes kombëtare, në ngritjen e nivelit kulturor dhe në zhvillimin ekonomik e shoqëror tek shqiptarët. Por, mjerisht, krahas figurave që e kanë lartësuar kombin dhe vendin, ka pasur e ka edhe individë që, me veprimet dhe sjelljet e tyre e kanë ulur dinjitetin kombëtar deri në përbaltje.

Përpara se të trajtojmë vjetërsinë historike të kësaj sjelljeje dhe moralit të saj, ia vlen të analizohet përmbajtja e letrës së znj. Ademi si shprehje e qartë e një hipokrizije alarmante dhe të paskrupuj. Kjo hipokrizi shprehet në këta rreshta të letrës:

“Një shqetësim i madh qytetar, intelektual e politik më detyron t’ju shkruaj shkëlqesi të nderuar, miq të paepur të vendit tim, përfaqsues të demokracive që ne kemi ëndërruar e ndjekim si model për vendin tonë… Në dijet e mija, demokraci do të thotë vullnet i shumicës… Kjo shumicë nuk u bë e mundur as për të votuar e jo më për të zgjedhur. Kthehem me trishtim të thellë tek realiteti në qytetin tim, i cili nuk e pranon dot manipulimin, dhunën e imponimit kriminal e politik për ta emëruar nga lart kryetarin e bashkisë… Sot, në 2019, nuk mund t’ia dorëzojmë atë (demokracinë- V.M.) as Kryeministrit e as të emëruarit të tij 8 përqind. Në vitet 1913-1914 dhe 1918-1920, ky qytet me rëndësi vitale për të gjithë kombin është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E, ndoshta, është prapë rasti, dhe jo vetëm për Shkodrën. Ndaj, ju drejtohem Ju në emër të qytetarëve shkodranë, që ne jemi të gatshëm më parë të pranojmë një komision administrativ evropian, besimplotë tek vullneti i tyre demokratik, se sa të biem nën diktaturën e pakicës së pakicës votuese”.

E ngarkuar me pasione me tepricë dhe me dije të pakta, kryetarja e bashkisë së Shkodrës beson se me atë lehtësi me të cilën ajo dhe bashkëluftëtarët e saj partiakë mashtrojnë kokëboshët e Shqipërisë për 30 vjet do të mund të mashtrojë edhe diplomatët mendjehollë të Perëndimit. Shqetësimin dhe ankthin e saj dhe të disa të punësuarve prej saj, që shkaktohen nga humbja së shpejti e vendeve të punës dhe privilegjeve të tjera, zonja në fjalë e paraqet si shqetësim dhe ankth mbarëpopullor.

Përveç kategorisë së lartpërmendur, si dhe të manipuluarve të përjetshëm nga politika, pjesa dërrmuese e popullsisë nën juridiksionin e bashkisë Shkodër, ashtu si në gjithë vendin, janë të interesuar kryesisht për mbarëvajtjen e problemeve sociale, ekonomike dhe të rendit dhe jo aq për emrat e atyre që drejtojnë bashkinë. Shkodra dhe shkodranët bëjnë edhe pa kryetaren në largim Ademi dhe pa kryetarin e sapozgjedhur Pjetri, por as Shkodra dhe as Shqipëria nuk mund të bëjnë përpara pa dinjitet dhe sovranitet kombëtar.

Me hipokrizi të pakufishme kryetarja e bashkisë iu drejtohet diplomatëve perëndimorë si “miq të paepur të vendit tim, përfaqsues të demokracive që ne kemi ëndërruar e ndjekim si model për vendin tonë”. Vetvetiu lind pyetja, përgjigjja e së cilës do të ishte vetëvrasëse për letërshkruesen: nëse fjalët e kryetares së bashkisë Shkodër janë të sinqerta, si shpjegohet që ajo dhe kolegët e saj nëpër Shqipëri nuk iu bindën këshillave të “miqve të paepur” të vendit dhe përse nuk ndoqën rrugën dhe modelin që qeveritë e të gjitha shteteve që këta ambasadorë përfaqsojnë, i sugjeruan opozitës shqiptare? Përse, në vend të këshillave të tyre, ndoqën thirrjet partiake brendashqiptare për dorëzimin e mandateve parlamentare dhe mospjesëmarrjen në zgjedhje, veprime këto të konsideruara si antidemokratike dhe të dënuara publikisht nga të gjitha kancelaritë perëndimore?

Në letër znj. Ademi pohon se “demokraci do të thotë vullnet i shumicës”. Megjithëse ky pohim është pranuar si i vërtetë, zonja “harron” se, ligjërisht, bëhet fjalë për respektimin e vullnetit të shumicës së atyre që e ushtrojnë të drejtën e votës sepse, po të ishte për shumicën e të gjithë atyre që kanë të drejtën e votimit, atëherë do dilte se partia e saj e ka qeverisur vendin padrejtësisht gjatë viteve 2005-2009 (me 19,7 % të votuesve) dhe në 2009-2013 (si koalicion, me 25,6% të votuesve).

Në vazhdim të përpjekjeve që synojnë të mashtrojnë, znj. Ademi pohon se shumicës së zgjedhësve “nuk iu bë e mundur as për të votuar e jo më për të zgjedhur”. Edhe këtu lindin të tjera pyetje që asgjësojnë hipokrizinë e autores së letrës: pamundësia e shumicës për të votuar e zgjedhur erdhi ngaqë qeveria ua mohoi me ligj dhe ua ndaloi me dhunë, apo ngaqë opozita bëri thirrje për bojkot? Çfarë është më e turpshme dhe e rëndë, kjo opozitë i frikësoi votuesit duke i paraprirë ditës së zgjedhjeve me akte terroriste siç ishin djegiet e shkollave dhe materialeve zgjedhore ku parapriu me “shembullin” e vet Shkodra dhe kryesisht znj. Ademi dhe ish-deputeti Bardh Spahia.

Me të njëjtën hipokrizi, Ademi iu qahet të huajve duke pohuar se “kthehem me trishtim të thellë tek realiteti në qytetin tim i cili nuk e pranon dot manipulimin, dhunën e imponimit kriminal e politik…”. Për fatin e keq të Shkodrës dhe për shkak të partisë së znj. Ademi, Shkodra ka qenë gjatë këtyre viteve në pararojë të manipulimeve e dhunimeve zgjedhore dhe, sidomos të përjetimit të akteve më të rëndë të dhunës dhe të djegies së institucioneve, bisneseve dhe komisariatit të policisë, si dhe me pengmarrjen e ish-prefektit.

Duke besuar se do iu hedhë hi syve të huajve, me pohimin e sipërcituar, ajo iu shitet atyre si idealiste dhe dashnore e zjarrtë e parimeve demokratike. Mirëpo, ata e dinë shumë mirë historinë e turpshme të sjelljes së partisë së Voltanës “me parime demokratike”, historinë e dhunimeve të proceseve elektorale, të shkeljes së lirisë së shtypit, të dhunës ndaj gazetarëve dhe opozitarëve, të korrupsionit dhe burgosjeve e vrasjeve politike prandaj, pas qendrimeve më të fundit të opozitës së rrugës e kërcënuan se do ta shpallnin organizatë politike terroriste.

Sikur znj. Ademi të zotëronte minimumin e formimit dhe bindjeve demokratike nuk do i ishte bashkuar asaj partie pas gjithë zullumeve dhe krimeve që ka kryer, dhe tani do iu bindej këshillave të “përfaqsuesve të demokracive që kemi ëndërruar si model për vendin tonë” dhe jo thirrjes së “nënës parti”. Megjithëse zonjës i mungon formimi demokratik nuk i mungon intuita për të perceptuar se “miqtë e paepur” të vendit tonë nuk të bëjnë kryetare bashkije, ndërsa partia të bën gjithçka edhe kur nuk meriton asgjë.

Pas gjithë fjalive e frazave mashturese, znj. Ademi iu kujton diplomatëve perëndimorë se qyteti i saj ka qenë administruar nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha në fillim të shekullit të 20-të dhe se edhe tani ata (ajo flet në emër të banorëve të Shkodrës pa i pyetur fare shkodranët) janë gati që t’ia lënë administrimin shtetëror të huajve më parë se atij që është zgjedhur nga një pjesë e banorëve të kësaj bashkije.

Duke e vlerësuar mendimin e saj, në rastin më të mirë, si mendjelehtësi më duhet të them se kjo kërkesë është shërbimi më i mirë që iu bëhet tezave shoviniste dhe antishqiptare serbe që prej shumë kohësh pohojnë se shqiptarët nuk kanë aftësi shtetformuese dhe as mund të vetëqeverisen. Të jesh e gatëshme t’ua dorëzosh sovranitetin shtetëror të huajve vetëm që të mos ushtrohet nga kundërshtari yt politik i brendshëm do të thotë të shesësh dinjitetin e vendit dhe prestigjin mbarëkombëtar për hir të interesave vetjake.

Kur i referohemi historisë, siç e ceka më lart, na del se morali dhe sjellja e znj. Ademi nuk janë një rast i vetëm dhe as një mendim emocional i një individi thjesht të papërgjegjshëm. Nga historiani dhe intelektuali i shquar z. Pëllumb Xhufi mësova se edhe në vitin 1913, kur sapo kishin filluar përpjekjet për shtetformim dhe qeveria e Vlorës i kërkonte parisë së qytetit dhe rrethinave t’i bashkëngjiteshin qeverisë kombëtare, një pjesë e kësaj parije ishte përgjigjur se: “Ne kemi Komisionin Ndërkombëtar dhe ky na mjafton”.

Në ngjarjen kriminale të 2 prillit 1991 në Shkodër, të organizuar nga partia e znj. Ademi, e cila rezultoi me disa viktima të pafajshme dhe djegien e qytetit, një pjesë e demonstruesve kishin thirrur disa herë “Shkodra Republikë!”.

Gjatë gjyqit që u bë lidhur me ngjarjen, drejtuesit kryesorë të PD-së, pa i akuzuar kush, e mohonin me këmbëngulje ekzistencën e të tilla parullave. Si rezultat i pohimit të këtij fakti nga shumë dëshmitarë “demokratë” ekzistencën e thirrjeve të turpshme dhe antikombëtare e pohuan edhe vendimet gjyqësore përkatës. Në atë kohë thuajse askush nuk fajësonte partinë e Voltanës për këto thirrje, sepse konsideroheshin ose thjesht shpërthime të papërgjegjëshme të lumpenit që ndodhej me shumicë në protestën e dhunshme ose provokime të ndonjë elementi të veçantë shqiptar në shërbim të UDB-së jugosllave e cila ishte e ulur këmbëkryq në zonën e Shkodrës në atë kohë, e nuk përjashtohet të jetë po aq e pranishme edhe në ditët tona.

Para dy vitesh, një kopuk me emrin Arben Ceni dhe me detyrë administrator i njësisë “Ana e Malit” në bashkinë Shkodër, pohonte: “Tre hidrocentrale janë në qarkun e Shkodrës. Kemi Thethin, plazhin më të mirë në Shqipëri, Velipojën. Kemi edhe liqenin më të madh në Shqipëri dhe Ballkan. Të gjitha këto janë resurse, domethënë ne s’kemi nevojë (për të qenë të varur). Domethënë, si Katalonja, të ndahemi edhe ne dhe ta menaxhojmë ne vendin tonë si Shkodër”. (Gazeta “Tema”, 25 mars 2018).

Rastet nuk mund të jenë sporadikë. Ato flasin se, fatkeqësisht, ka një mendësi që trashëgohet nga një pjesë e parisë së politikës shqiptare, pjesa më ekstremiste, reaksionare dhe regresive e saj që duket e përqendruar tek e djathta shqiptare e Shkodrës. Nën shembullin e idhujve dhe mentorëve të saj politikë Berisha e Basha (nuk është çudi që edhe letra e lartpërmendur është diktuar prej tyre) znj. Voltana Ademi përfaqëson një nga figurat politike më ekstremiste dhe përçarëse.

Në 14 prill 2018 ajo shprehej: “Nga Shkodra ka nisur lëvizja që do të shënojë rënien e një qeverie që do të mbahet mend gjatë si armike e shkodranëve, e Veriut. Sot Shkodra e shpalli “non grata” Edi Ramën”. Mbasi ndoqi vendosmërisht këtë rrugë që është “rruga e partisë” paçka se rruga rezultoi e gabuar, antidemokratike dhe e dështuar, znj. Ademi iu kërkon ndihmë diplomatëve perëndimorë, këshillat e të cilëve i ka refuzuar me karshillëk prej shumë kohësh.

Zonja dhe ata që i pëshpërisin po na dëshmojnë se janë në jerm dhe s’dinë çfarë kërkojnë dhe kujt ia kërkojnë. Po u kërkojnë ndihmë dhe përkrahje atyre që nuk ua kanë përfillur këshillat duke mos e fshehur se janë pezmatuar prej atyre këshillave dhe, për rrjedhojë, i kanë etiketuar dhe “vënë në lojë” për ndihmën morale dhe demokratike të ofruar, pa ua kursyer fyerjet si “të blerë me paratë e krimit e drogës” nga Edi Rama dhe si vegla të Sorosit. Vërtetë e çuditshme, pasi i fyen dhe i munxosën u kërkojnë ndihmë dhe përkrahje. Në të vërtetë nuk janë aq totolesh, por halli ku e kanë futur veten i bën të flasin si në jerm.

Në misionin e saj të dështuar zonjës Ademi i vjen në ndihmë edhe një “shkencëtar” me titujt “prof., dr. “, me mbiemrin e nderuar Gurakuqi dhe me mendjen e thartuar prej pasioneve të shkallës sipërore. Prof. Romeo Gurakuqi i drejtonte një letër kryetarit të sapozgjedhur të bashkisë Shkodër ku i thoshte:

“Unë mendoj se çështja e drejtimit të bashkisë së Shkodrës, në linjë kanunore dhe statutore, është e bazuar mbi disa parime themelore të konsoliduar me kohë në qeverisjen qytetare në anët tona… Në Shkodër nuk mund të pranohet një drejtim këshillimor dhe ekzekutiv minoritar i institucionit bashkiak. Në qytetin e Shkodrës, me konventë është i ndaluar edhe drejtimi minoritar, edhe ai monopartiak. Në 13 tetor 2019, do apo nuk do Edi Rama, në Shkodër do të zhvillohen zgjedhjet pluraliste për bashkinë e Shkodrës… E ndiej për detyrë t’ju informoj se ditën që dikush i pamandatuar nga sovrani do të guxojë të ngjisë me pahir shkallët e ndërtesës bashkiake, unë, në cilësinë e përfaqsuesit të zgjedhur demokratikisht në Parlamentin e Shqipërisë, do të jem së bashku me bashkëqytetarët e mi para derës së institucionit për të paraqitur kërkesën e duhur”.

Nuk është hera e parë që vërej që një prof.dr. i shekullit të 21-të mendon dhe jeton me rregullat dhe mendësitë mesjetare. Siç vihet re lehtësisht, në përpjekjet e tij për të kërcënuar me dhunë e destabiletet zonën nga vjen, Gurakuqi, përveç se “harron” se nuk është më deputet i zonës, bën edhe një “gabim” tjetër: ai pohon se është i zgjedhur demokratikisht në Parlament, ndërkohë që ai dhe partia e tij i kanë shpallur të paligjshme dhe nuk i njohin zgjedhjet e vitit 2017.

Tani, ose zgjedhjet kanë qenë të ligjshme dhe ti zotëri je “zgjedhur demokratikisht” ose zgjedhjet janë të paligjshme dhe ti as ke qenë dhe as je “përfaqsues i zgjedhur demokratikisht”. Në deklaratën e tij dr.prof. flet për “anët tona” duke lënë të kuptohet se “anët e tij” nuk iu nënshtrohen të njëjtave parime kushtetuese dhe legjislacionit si gjithë pjesa tjetër e Shqipërisë. Nga ana tjetër, profesori dhe politikani shkodran që, para dy viteve e gajaste popullin kur iu prezantohej gjatë fushatës zgjedhore si “përfaqsues i Republikës së Re të Lulzim Bashës” dhe jo si përfaqsues i PD-së, tani na i përzien në të njëjtin çanak “kanun, statut, konventë”, por nuk gjen dot vend të përmendë Kushtetutën dhe ligjet.

Ky njeri që mendërisht endet në Mesjetë ka nevojë të këshillohet me dashamirësi të mos bëhet pjesë dhe drejtues i dhunës sepse, në vend që t’i kalojë ditët e nxehta të verës në plazh, mund t’i kalojë me të drejtë në qelitë e nxehta të Reçit. Nëse organi kompetent do ta shpall dekretin e Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit si kushtetues, kryetari i sapozgjedhur i bashkisë Shkodër, së bashku me 60 kryetarë të tjerë bashkishë, do të kthehen vullnetarisht andej nga kanë ardhur qysh të nesërmen e vlerësimit kushtetues.

E parë historikisht, moralisht dhe kombëtarisht, kërkesa që përmban letra e znj. Ademi është thjesht vazhdim historik i qëndrimeve dhe sjelljeve kutërbuese të një pjese të parisë shqiptare, qendrime dhe sjellje që kanë shkuar kurdoherë kundër interesit kombëtar. Këta individë janë pasardhës shpirtëror të Gjomarkajve, i pari i të cilëve i pati kërkuar një herë Austro-Hungarisë dhe pastaj Serbisë ndihmë për krijimin e “Republikës së Mirditës”, saktësisht në momentet më kyçe të ngritjes së vetëdijes kombëtare dhe shtetformimit në Shqipëri. Ata janë pasardhësit shpirtëror të Esat Pashë Toptanit e Haxhi Qamilit që iu vinin stërkëmbësha përpjekjeve për qeverisje kombëtare, si dhe pasardhës të Mustafa Krujës, Ali bej Këlcyrës, Xhafer Devës, Xhafer Ypit, Terenc Toçit etj. të cilët ose i bënin thirrje Italisë ta pushtonte Shqipërinë dhe “ta rrëzonte malokun e Matit nga froni”, ose i lëpiheshin dhe i thurnin lavdi Italisë e Gjermanisë që kishin pushtuar vendin dhe, të ndihmuar nga bajonetat e ushtrive të tyre që kullonin gjak shqiptari, përbetoheshin se nuk do ta lejonin ardhjen në pushtet të kundërshtarëve të tyre politikë të FNÇL.

Historia do ta përmend letrën e znj. Ademi si një akt të turpshëm dhe të papërgjegjshëm por do i ngushëllojë brezat e ardhshëm me konstatimin se ky mendim dhe ky moral i përkasin një pakice të papërfillshme, ndonëse të dëmshme.

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

July 21, 2019 00:12
Komento

41 Komente

  1. Horri Bulevardit July 21, 04:37

    Te lumte pena!

    Reply to this comment
    • Petro July 21, 19:27

      Kjo Voltana do nje “6 mije” volt t’ia futesh ne bythe qe te marre vesh mire!

      Reply to this comment
    • Boston July 22, 04:36

      Une s’e kuptoj per nuk futem ne burg keto qelbesira te ndyre. Ka shtet atje apo jo? Ahhhhhh te ishe gjalle I Madhi dhe I Pavdekshmi , Komandanti Legjendar Enver Hoxha, c’frare do t’i kishte bere ketyre qelbesirave. Ahhh te cohej ai nja dy Tre ore vetem,te pastroje vendin dot nga bajgat e UDBse..ahhh sikure te ndodhte vertet, e mund t’a imagjononi c’fare mrekullie do te ndodhte….mbyllni syte dhe imogjinoni….

      Reply to this comment
  2. Biometri July 21, 04:37

    Ja dhe Viktori qe si perhere shef vetem njeren ane te medaljes

    Reply to this comment
    • Araniti July 21, 08:53

      Poo vertete perhere legen Viktori…i zgjuar dhe i dhjer…njekohesisht…Poo thote nje fjale e urte…nuk mbulohet muti me shurre….ee fjala e ketij Viktorit…Nuk eshte faji voltanes se shqiperia nuk ka gjykate kushtetuese e te larte qe te shprehej per zgjidhjen e faktit…ndaj ky birbo viktor eshte llum qe ndot gazeten e kontaminon mendjet e zalisura lodhur nga klima ndotese shqiptare

      Reply to this comment
      • Te tille jini , sa here qe hapni gojen July 21, 21:23

        Me siguri ti @Arianit , duhet te jesh pinjoll i familjve qe spiunuan “Keshilltaret e Hekalit ” gjate luftes . Desha te te kujtoj se , mbase nuk te ka shkuar nder mend , qe sera juaj e llumit te kombit , ka shtypin e saj , qe i vjen plotesisht me nr. e rradakes , gazeten 55 , RD , Integrimi i Ilir Floririt e ku di une shume te tjera . Kur nuk te pelqejne shkrimet ne kete gazete , pse vjen dhe helmon atmosferen ketu , me ate eren tende kundermonjese antishqiptare ?! Te kam vene re shpesh , qe nuk mjaftohesh me ndjekjen e shkrimeve ne kete gazete , por edhe me jashteqitjet e tua gojore , qe ti i quan komente . Ne , nuk te futemi ne pjesen e gustos tende alla fashiste , po ti , cfar kerkon ketu ?!
        Mjeshteria gazetareske e z. Viktor Malaj , eshte e admirueshme dhe e nje niveli te pa arritshem nga shume kush prej te sotmeve , ndaj mos u mundoni ta perlyeni ate , se fitoni vecse urrejtje te shumefishuar ne popull !

        Reply to this comment
        • Araniti July 22, 20:58

          Llumi kombit….ja jane neokomunistet..rilindas dhe sejmeni artikullshkrues ne sherbim te tyre..ne 6-vite qeverisje…zi e me zi u eshte bere jeta shqiptareve…
          -qindra mije rrugeve te europes per azil ,
          -qindra PPP…dhe konçesione rrjepese deri ne palce te ekonomise shqiptare..
          -debimi fmn-se per te patur fush veprim per vjedhje gjigante
          -mijra biznese te mbyllura…
          -vrasja e shpreses se ky vend mund te funksionoje…
          -borxhi per fryme drejt 4000 eurove…
          Eee shume “hynere” te tjera te panumerta te zullumqareve rilindas, qe artikullshkruesi sado pastrues ekselent i ndyresise rilindase…nuk mund ta eliminoje…Se nuk mund…
          Eee kjo eshte e vertete faktike…qe ju nuk mund ti pergjigjeni…dot se nuk mundni.
          Historite e tjera qe ju u referoheni thjesht jane per te “aromatizuar” te pergerat e artikullshkruesi….te shkuara e mos u merzit

          Reply to this comment
    • Glaukias July 21, 11:25

      Kush është ana tjetër e medaljes ? Kemi një kërkesë nga një kryetare bashkie, që nuk do të bëjë zgjedhje e do që të rrijë në pushtet edhe kur mandati i mbaron, drejtuar të huajve që të vijnë të pushtojnë Shkodrën. Që Shkodra të pushtohet duhet bërë luftë, nga kjo luftë do derdhet gjaku i shqiptarëve. Ku është ana tjetët e medaljes ??? Të largohet Rama që të qëndrojë Ademi në pushtet e të vihet Luli kryeministër e Mona kryeparlamentare e Salihu president ? Ose të ndodh kjo ose të vriten shqiptarët ? Kjo është ana tjetër ??? Kanë fat se kanë Ramën përball se të kishin ndonjë që e ka në zemër Shqipërinë, këta tradhtarë edhe mbështetësit e tyre do kalbeshin në burgje.

      Reply to this comment
  3. sabo July 21, 04:39

    Si nga hera gazetar qe shkruan me pergjegjesi te plot te verteten ,qe shpresoj dhe lus te ndegjohet per veprim nga organet qe e kan per detyre te marrin masat e nevojshme dhe per publikun qe te reflektoj

    Reply to this comment
  4. Te lumt Viktor ... July 21, 08:41

    Nji Titull kuptimplote .

    Perfekt .

    Kjo eshte Fara e Djallit qe mallokoj Shqiperine

    eshte Ligesia(Helmi) ne trupi e Shqiperise

    Reply to this comment
  5. Alidemsi vjeter July 21, 08:46

    Nje analize mjaft domethenese ne vecanti per vete Shkoderlocen e bukur si dhe per te tjeret, me nje mendje te lehte si Satanai Sali,qe te nxjerrin mesime nga kjo analize mjaft e goditur nga Z. Malaj……Faleminderit …

    Reply to this comment
  6. Referendum per arrestimin e koleres sali July 21, 08:51

    Mire do ishte qe nderkombetaret ta mernin Shqiperine nen administrim ,te pakten per 10 vjet dhe kjo majmunia turcelie bashke me kasten dembele hajdute e kriminale 30 vjecare ti fusnin te punonin e te ndertonin ate qe shkatrruan dhe ti mesonin ketij populli ceshte ligji dhe disipluna e punes….

    Reply to this comment
  7. Ardi July 21, 08:59

    Realiteti shqiptar eshte i trishte, nje shoqeri e dalë nga nje diktature e eger gjysmeshekullore nuk mund te prodhonte vecse kete realitet , shto ketu edhe papergjegjshmerine qe trashegojme si gen si shoqeri….

    Në këto kushte duke dalë nga errësira në drite individi shqiptar nuk mund te njihte limite, dhe në kete sfond nuk mund të kishte kulturë të ndëshkimit kur dikush perfiton ne kurriz te shoqerisë

    Ne Shqiperi hajdutet e rruges A akuzojnë pa piken e turpit hajdutët e rruges B dhe anasjelltas dhe kjo gje vazhdon e vazhdon….

    Nuk eshte nje shkodrankë qe hedh e para ide te tilla, sigurisht idenë e ka të huazuar, por si mund te shkundet shoqeria shqiptare ndryshe?

    Ndoshta nuk eshte e udhës por ndonje dekade protektorat nderkombetar mund te ishte mirë sa per te krijuar nje hendek te qarte me papergjegjshmerinë, nje hendek me kulturen e pandeshkueshmerisë, nje shkeputje nje herë e mirë nga e kaluara.

    Nje ide te tille ka hedhur nano para afro dy dekadash (ahere kryeminister) ndoshta e vetmja thenie e drejte e fodullit pijanec dhe kumarxhi

    Perndryshe thjesht do pranojmë ramën si prijës në dekada dhe tellallët përherë e më zë fikur te opozitës

    Reply to this comment
    • Tartufi July 21, 09:40

      Ky mut muti ,qe derdellit pa pushuar per patriotizma dhe krahasime,,,,,haron qe gjysma e ketij mileti ka mare aratine per tu qene skllav I dores se fundit tek popujt e tjere duke mos pranuar te qenit qelbesire poshte races se tij kaq te degjeneruar,qe ky pis pisi e ka pranuar dhe e pranon dhe sot e gjithe diten si zvaranik .

      Reply to this comment
  8. ETHEM LALAJ July 21, 09:17

    TE LUMT V.MALAJ .LETREN E VOLTANA -SALI -LUL- LIKE..ADEMIT E LEXUAM QE KUR U BOTUA NE SHTYP DITE ME PARE,POR DHE PERGJIGJEN DINJITOZE TE AMBASADORIT AUSTRIAK.DHE ME PAS NUK PATI REAGIME.SHKRIMI JUAJ SOTE NE DITA PO VE PIKAT MBI “I” DUKE ARGUMENTUARE SE LETRA KA FIRMEN E VOLTANES POR MENDJEN E GJEMEMADHIT NE TIRANE SI AGJENT I UDB QE NE VITIN 1974 ME PSEUDONIMET “BISTURIA” E “PENICILINA”
    -DUHET THENE TROÇ SE DIVIZIONI PD ESHTE HEDHUR NE SULME PER TE MOS I LESHUARE BASTIONET E SAJ QOFTE DHE ME LUFTE DUKE THIRRUR NE NDIHME BRIGATAT VERILINDORE PER TE CILIN VIÇIDOLASI KA 30 VJET QE PUNON ME TA DHE PER ATA.
    -DHE LOBIMI RUS E TREGON MESEMIRI KETE,KU DREJTESIA JONE HESHT,POR DHE SHBA NGA DOLI LAJMI-HESHT.
    -DREJTUESIT SHKODRAN ME URDHER NGA LARTE KAN 30 VJET QE NDALOJME KRYEMINISTRAT E PS TE FUTEN NE SHKODER,SI NE 97 ME B.FINON E GJER DJE-2019 ME EDI RAMEN.POR KY E ÇAU RRETHIMIN DHE POLICIA E SHTETIT SHMANGU GJAKDERDHJEN.
    -MENDESIA NUK KA NDRYSHUAR SIDIKUR NE 1913 APO EDHE TE REGJIMIT TE E.HOXHES,PASI AJO ZONE ISHTE BERE SHTEGU I KAPERCIMIT MATAM “BOTES SE LIRE”.
    -TE KERKOSH ADMINISTRIM TE VENDIT TEND NGA SERBI MJAFTAN QE NE ZYREN E BASHKISE TE MOS ULET NJE SOCIALIST..DO TE THOT QE KJO ZONJE PRANON QE TE SHES VENDIN,NDERIN KUJTDOQOFT DUKE PRANUAR HAPT SE ARMIKU I SAJ NUK ESHTE ARMIKU REAL POR EDI RAMA TE CILIN VIÇIDOLASI KERKON TA VRASI NE RASTIN ME TE PARE.
    -ZOTRI: UDB+KGB+ASFALIA..E KO.. TEK NE ESHTE ULUR KEMBE-MBI-KEMBE.TE GJITHE E SHOHIN VETEM DREJTESIA JONE NUK E SHEHE.SE AJO ESHTE ME POTURRE NEPER KEMBE DHE ESHTE 100 %, ME DIVIZIONIN PD-IST.
    -NE KUSHTET QE ORGANET E REA TE DREJTESISE JANE NE REFORMIM E SIPER DHE AKOMA NUK E MERR VESH “QENI TE ZONE” VOLTANAT,BABALET,SALIANET,MULET,LULET .SALET…DO HEDHIN VALLE ME SHPIFJE NDAJ NJE POPULLI TE TERE DUKE E DEHUR ME “OPIUM” KUNDER QEVERISJES SE PS PER TA RREZUARE ATE ME ÇDO KUSHTE..SI MENYRA E VETME PER TE SHPETUARE NGA SPAK-U,QE PER MENDIMIN TIM PO VONOHET JO PA QELLIM.FLM VIKTOR,FLM- D I T A.PER ANALIZA TE TILLA.Nga ish ushtaraku mallakastriot jo anonim.

    Reply to this comment
  9. demo July 21, 09:47

    Deri tek Ademi ishe mire,por c`ke me Xhaferr Deven,se Xhaferr Deva nuk ishte per ndarje as te Shkodres,as te Kosoves,por ishte per BASHKIM TE TROJEVE SHQIPTARE edhe te vendlindjes se tij,Nishit me trungun ame.

    Reply to this comment
  10. Dash July 21, 09:50

    Shkrim per tu vene ne kornize …..KOMPLIMENTI !

    Reply to this comment
    • **** July 21, 21:01

      do ta gjejme nje kornize o dash, ta varc si kembane, sa here te kujtohesh te lexosh, ta kesh para syve e te blegerish

      Reply to this comment
  11. Dash July 21, 10:05

    Mendimin tim e dhashe me lart ,por do te doja te dija se cmendon z. Malaj per vrasjen e Festim Latos ne Hollande….ne se nuk e njihni beni nje kerkim dy min.

    Reply to this comment
  12. intelektuali July 21, 10:37

    SHIKONI O MILET FANATIKET E ENVERIT, TANI TALEBANE TE EDVINIT SI GEZOHEN DHE GAJASEN QE VATANI PO POSHTEROHET NGA BANDA E SOROSIANEVE ANTISHQYPTARE

    Shikoni enveristin fanatik Viktor Malaj si po ben feste qe Shqypnia eshte poshteruar njesoj si ne Kohen e Qepes te Bismarkut nga George Sorosi i Edvinit qe hodhi 400 meleone dollaro USD per kulcedren Hillary Clinton dhe qe Shqypnine e ka nje kafshate goje. Pse nuk flet ti o gazetari Viktor Malaj per kerdine qe po ben bedeli i Sorres gazetareve te lire dhe masakren Putiniste qe po i ben Edvini i Sorres emisioneve opozitare te medias sone kombetare qe po i mbyll nje nga nje, me nje censure te papare njesoj si ne Kohen e Qepes te Enverit. Leri llogjet arkaike me partizane dhe gjermane, apo me Esad Pashen dhe Avni Rustemin qe qendrojne si karikatura te politkes sone kombetare ne sheshin qendror, sepse llogjet me LANC-in kriminal te Enverit qe vrane Aleatet angleze ne Kanalin e Korfuzit me urdher nga Beogradi dhe Moska jane njelloje si urdherat per t’i falur Veriun e Kosoves Serbise, njashtu sic beri Enveri me Titon dhe prandaj kane aktivizuar Sorren e Edvinit dhe Hashimit per te realizuar kauzen antishqyptare qe zanafillen e ka ne Kongresin e Berlinit, kur Oto fon Bismarku e shpalli Shqypnine tone si:

    NJE SHPREHJE GJEOGRAFIKE

    dhe:

    Shqyptaret si:

    NJE FIS KANIBALESH PREJ AFRIKE ZULU

    Qe duheshin te shpernguleshin ne Anadoll

    njashtu:

    Sic po kerkojne te bejne tani Palmat dhe Vemjet e George Sorosit qe poshteruan Presidentin shqyptar dhe injoruan Institucionet e Shtetit duke mos njohur Dekretin Presidencial per 30 qershorin.

    CFARE TE KEQE KA BERE VOLTANA ADEMI, PERVEC SE DETYREN E SA QYTETARE?

    He mo fanatiku i Enverit, Viktor Malaj deri kur do te gezoheni dhe gajaseni me poshterimin qe po i bejne Shqypnise sorosianet e Edvinit qe deshen te depozitojne ne vendin tone Armet Kimike te llahtarshme Asadit duke i paraqitur si “karamele bamiresie” kur te gjitha shtetet perreth kishin refuzuar dhe qe e shikojne Vatanin si nje Guantanamo per talebanet e Iranit?

    KUR U BETE JU FYLOAMERIKANE O FANATIKET E ENVERIT?

    qe:

    Shkruanit nate e dite veprat e Diktatorit per “Rrezikun Anglo-Amerikan per Shqypnine”?

    KUR DO T’JU DHIMBSET PAK SHQYPNIA O EDEPSEZE TE ENVERIT?

    Reply to this comment
  13. Vasili July 21, 10:45

    Tana ademi,budallice?
    Sa nuk behet hesapi,por megjithate me shume eshte e lige.

    Reply to this comment
  14. Fidel Kastro July 21, 11:00

    I ligu te ben te lig !!!!! Bijte e krimineleve ne pushtet te bejne moral !!!! Çudi por ja qe ndodh,. Krimet e komunizmit nuk jane denuar dhe bijte e krimineleve te diktatures sot qeverisin duke e çuar vendin drejt gremines. Znj Ademi ka te drejte , Shkoderlocja nuk e pranon diktaturen, ndersa ambasadoret tallen me shqiptaret dhe jeojne te privilegjuar , mes orgjive e korrupsionit qeveritar.

    Reply to this comment
  15. intelektuali July 21, 11:18

    O enveristi Viktor Malaj:

    TRASHEGIMTARET E LIGESISE DHE POSHTERISE SOT JANE VEMJET E ENVERIT QE GEZOHEN, BEJNE FESTE DHE GAJASEN KUR POSHTEROHET VATANI

    Nje pergjigje per Viktor Malajn nga intelektuali:

    A e dini se kush i çoi de jure kërkesë për paraqitje (por në fakt është Urdhër Arresti) në Gjykatën Speciale të Hagës për Ramush Haradinajn? Vetë Presidentja e Gjykatës Speciale të Hagës për Kosovën, shoqja prokurore komuniste e Sofjes së Bullgarisë Komuniste 1985-1989, Ekaterina Trendafilova, favoritja e Sergei Stanishevit, Kryetarit sovjetik te PES-it te BE-se dhe Mikut te Edi Rames, agjente sovjetike “e specializuar” në Moskën e Bashkimit Sovjetik në 1983 dhe 1985, është gjithashtu një ndër njerëzit që ja detyron karrierën vetë Soros dhe bursave te tij mafioze si “karamele bamiresie”.

    Shoqja shoqja prokurore komuniste e Sofjes ka qenë fillimisht zv. Prokurore e Sofjes, me pas prokurorore dhe antare ne KLP në kohën e komunizmit te Zhivkovit duke dënuar “armiqtë” e Partisë Bolshevike e Bullgarisë Komuniste, e specializuar 2 herë në Moskë në vitin 1983 dhe 1985! Dhe ju e kuptoni se çfarë specializimi dhe kush i bënte “specializimet” në Moskë apo më saktë në KGB!!! Por kur ra dhe ngordhi kudo ne Bote Komunizmi ashtu, pra si dhe në Shqipëri, George Sorosi e rekrutoi duke “e rehabilituar” duke i hequr njollat në biografinë bolshevike sovjetike dhe u kujdes çdo ditë për karrierën dhe shkollimin e saj! Siç duket ajo ka punuar direkt me “Open Society Institute” dmth me vetë zyrën e vetë George Sorosit në New York dhe është kujdesur ai në karrierën e saj! Puna është a e kuptojnë avokatët dhe vetë Haradinaj KONFLIKTIN E INTERESIT të kokës së inkuzicionit sorosian me rolin e Soros në copëtimin e Kosovës? A do t’a përdorë Haradinaj? Besoj jo sepse është viktimë e këshilltarëve të Sorosit!!! Ata po i bëjnë varrin me heshtjen e tij 1 vjeçare ndaj rolit të Soros dhe kjo heshtje ishte dhe varri i tij politik dhe jo vetëm! Ne, intelektualet properendimore i kërkuam personalisht Haradinajt që në fund Korriku 2018 që të denonconte Sorosin por ai nuk e bëri për shkak të këshilltarëve të tij!

    Po tani?

    Me Vucicin e Serbise do te beni feste?

    Reply to this comment
    • demokrati July 21, 17:01

      ” Te dashur ” Tartuf, Intelektual, Fidel Kastro dhe gjithe zgjebet e tjera paskompjuterike ! Duket qarte nga ” opinionet ” tuaj se autori i shkrimit ju ka prekur ne kallo, domethene se ka vene ne pah karakterin dhe moralin e Fontanes dhe, keshtu, ka mundesuar qe te gjithe pjesetaret e ” ushtrise imorale ” qe udhehiqet nga te njejtet parime e mendime te versulen me fyerje ndaj gazetarit qe s’pjerdh fare per ” personalitetet ” e siperpermendur. Duke iu versulur autorit te shkrimit, zgjebet paskompjuterike nuk bejne gje tjeter vecse deshmojne ( ndonese me emra anonime ) se i perkasin trashegimise se antishqiptarizmit te pershkruar nga autori, pra se, edhe keta kane te njejten gatishmeri te genjejne, mashtrojne, shpifin dhe dorezojne Shqiperine kujtdo, mjafton te ruajne sadopak pushtet e privilegje per vehte, njejte si Esat Pashe Toptani e Co. Kjo ushtri e Zgjebeve Paskompjuterike hiqet si moderne dhe perendimore por eshte kunder gjithe keshillave, vleresimeve dhe konkluzioneve te shteteve perendimore lidhur me Shqiperine dhe, sidomos, lidhur me marrezine opozitare shqiptare. Fatkeqesisht, shkenca ka arritur ta izoloje e pakesoje zgjeben, por jo ta zhduke. ” Figurat ” e mesiperme komentuese e deshmojne pranine fatkeqe te zgjebes mendore e morale ne vendin tone.

      Reply to this comment
      • Fidel Kastro July 21, 19:20

        “Demokrat” , komentin tend e ka pelqyer Kimi i Korese se Veriut , gjithashtu ai ka shprehur deshiren te te mare dhe keshilltarin e tij . Mendoje njehere se dhe ketu nuk je keq, Rama te paguan me mire dhe se te ka sigurua nje ambient pune dhe argetimi te mire ne bodrumin e kyeministrise!!!!!!

        Reply to this comment
    • Alban Dega July 21, 18:07

      KUR FLASIN E SHKRUAJNE TITANET SI VIKTOR MALAJ, BEDRI ISLAMI, XHEVDET SHEHU…. DUHET TE HESHTIN TALIBANET DHE HACKSBANET, INTELEGOMARET DHE INTELEHAJVANET …

      Kur kalon nga faktet argumentit, logjika e celikte, analiza shteruese e Viktor Malajt tek komentet e Intelemagarit te duket sikur hidhesh nga Shtepia e Bardhe e Washingtonit apo Pallati Mbreteror i Burginghamit tek nevojtoret publike te Tiranes ose dephanet e Vicidolit …
      Nuk mund te pritet asgje me shume nga nje truhale si intelegomari …

      Reply to this comment
      • intelektuali July 21, 19:19

        Dole edhe ti nga brima e miut o spiuni i Enverit?

        qe:

        Si edhe paraloqja fanatike “demokrate” para teje mbrojne spiunet e KGB-se sovjetike te Putinit qe po perpiqen te cojne ne burg Ramushin e Kosoves me vemjet e mafiozit George Soros Edi Rama dhe Hashim Thaci qe duan t’i falin gjysmen e Kosoves Serbise njesoj si Enveri me Titon ne Kohen e Qepes te Partise se Punes dhe te jugosllavise Komuniste po keshtu me urdher nga Stalini?

        Pse sulmoni si rrugace dhe halabake intelektualin ne planin personal qe ne fund te fundit kujt i plas se kush eshte apo cfare biografie ka ai? Pse nuk tregoni me dokumenta dhe fakte te besueshme:

        KUSH PO E CON NE HAGE KRYEMINISTRIN KOSOVAR QE NUK PERKULET PER NDARJEN E KOSOVES SI “BYREKU NE TEPSI?

        sepse:

        intelektuali i ka nxjerre nga interneti se kush qendron pas djallezise antishqyptare dhe kjo eshte Prokurorja e Todor Zhivkovit qe sot agjente sovjetike “e specializuar” në Moskën e Bashkimit Sovjetik në vitin 1983 dhe 1985, Ekaterina Trendafilova, favoritja e Sergei Stanishevit, Kryetarit sovjetik te PES-it te BE-se dhe Mikut te Edi Rames me pasaporte te KGB-se ne xhep dhe me prinder sovjetike qe i sherbyen bolshevizmes me te gjitha fuqite e tyre, intelektuali ka paraqitur edhe nje material tjeter si kriminelja komuniste bullgare Irinia Bokova me baba killer vrastar te regjimit komunist arriti ne behej Kryetare e UNESKO-s dhe kandidoi per Kryetare e OKB-se, por kur i dolen te palarat me vrasjet makaber te babait te saj futi bishtin ne shale dhe shkoi ku thoni ju o vemje te peshtira antishqyptare te Enverit, ja ju a thote intelektuali: Kriminelja Irina Bokova shkoi dhe u be keshilltare e Putinit ne Moske

        HE MO KRIMINELE TE ENVERIT KENI GJE PER TE THENE PER TE KUNDERSHTUAR FAKTET E INTELEKTUALIT?

        apo:

        Do te vazhdoni llogjet enveriste si fanatiku Viktor Malaj qe eshte dora juaj, spiun i Enverit dhe i Sigurimit Famekeq qe ja hedh fajin Esad Pashe Toptanit dhe Voltana Ademit per situaten tragjike te krijuar nga Edvin Droga dhe hajdutet e tij ne Shqypni alla Bashkim Ulaj&Lukuni, nese nuk keni fakte apo dokumenta hapni krahun dhe beni shurren si nuk ka kush te duroje me eren e jashteqitjeve tuaja enveriste.

        Reply to this comment
  16. MH July 21, 12:28

    Keni ndigjue ndonjihere emrin Cilikoke te nji shpendit.
    Fotografia e Ademit personifikon origjinal emrin Cilikoke.Shkodranet e perdorin shpesh kete emer sa here lind rasti ne vlersimin e ndonji femne zhgaravace qe nuk ka ma shume mend se Cilikoka.

    Reply to this comment
  17. Buzuku July 21, 15:52

    Le ma ” zonjen ” Ademi, Po me ate Palo Gurakeqi I ke ra pikes, Apo Bardhziu! O Shkodra-Loke, Po me keta emna ke mbet, A? Po gjysma e emnave te lavdishem te ketij kombi I ke qit ti, SI u katandisen ksisoj?

    Reply to this comment
  18. . July 21, 16:19

    O komentusa
    Si nuk kuptoni qe pas 6 vjetesh edhe bemat e sales I ka ne kurriz Rama qe e mban si hipoteke

    Reply to this comment
  19. kasem gahinji July 21, 16:33

    nje kerkese per “intelektualet alla sigurims :-ne nje deklarim te tij publik ,prof.dok.gurakuqi shprehet per “kombin shkodran”.fill pas atij administratori lokal qe konkludon me “republiken e shkodres”.si “intelektual perendimor” qe fsheh emrin si agjentet e sigurimit apo te spiunazheve te huaja(e shikon?viktor malaj,etj.shkruajne me emer dhe mbiemer,ti e fsheh dhe leh),a na i shpjegon dot permbajtjen ,kontekstin ,dhe sipas mendimit tuaj permbajtjen e ketyre percaktimeve?une nuk jam militant i asnje partie politike ne bote.pra nuk te shkruaj si militant,por si i pashkolle dhe njeri qe nuk kam pare bote me sy, qe dua te mesoj nga z intelektual perendimor alla sigurims apo agjent.mbase jane keto qe te detyrojne ti kundervihesh ketij shkrimi.kete rradhe ,sic e shikon,nuk te kerkoj publikimin e emrit tuaj.kur nuk e bere pas 4 kerkesave,tani nuk ia vlen

    Reply to this comment
    • intelektuali July 21, 19:25

      Biografia e intelektuualit nuk i intereson kujt, por ti o BOLE budallaqe e Enverit qe intelektuali i ka pare si gardiane burgu me shumice kur e pyesnin se nga i dinte kaqe gjuhe te huaja dhe me pas i ka takuar kur kerkonin azil politik ne Kanada kur intelektuali punonte per zyren e migracionit ne kete vend si punonjes i OKB-se, me trego ti o BOLE fanatike e Enverit:

      KUSH PO E CON NE BURG RAMUSHIN E KOSOVES VETEM SEPSE NUK DO TE NDAJE TROJET SHQYPTARE SI “BYREKU NE TEPSI”

      Ja intelektuali e ka treguar me emer dhe mbiemer me fakte dhe dokumenta megjithese gazeta DITA nuk e beri kete investigim ne shkrimin e saj, ke gje per te thene ti per kete teme qe u intereson te gjithe shqyptareve te ndershem?

      apo:

      Do te merresh me biografite e komentuesve ne kete forum te nerum te gazetes DITA sic bejne te gjitha spiune e Enverit?

      Reply to this comment
  20. Mark U.K July 21, 19:18

    Viktor Malaj ish funsionar I lart I sigurimit te shtet na Ben moral.Apo nuk e mbrojn disa sekretar partie fshati me later klas plus fuksa.

    Reply to this comment
  21. intelektuali July 21, 19:54

    NJE PERGJIGJE PER TE GJITHE ENVERISTET ANTISHQYPTARE TE EDVINIT

    permbledhje nga:

    intelektuali

    Rama njeri e produkt i George Soros! Kush e financoi manjatin amerikan në destabilizimin e Ballkanit

    “Edi Rama është njeri dhe produkt i George Soros”.

    Këtë nuk e thotë as opozita shqiptare dhe as presidenti i Republikës Ilir Meta qe u vetshpall si Avni Rustemi kontemporan ne kohe moderne, që ditët e fundit kanë dalë hapur kundër miliarderit hungarezo-amerikan, por një gazetar investigativ italian ku gazetari tregon me detaje se si, Fondacioni për Shoqëri të Hapur, i Soros, me ndihmën e qeverisë amerikane të ish presidentit Barack Obama ka marrë në dorë politikën financiare të qeverisë së Edi Ramës dhe ka frymëzuar, orkestruar dhe realizuar të ashtuquajturën reformë në Drejtësi.

    “Kemi sot prova që tregojnë lidhjen mes SHBA dhe George Soros për të krijuar destabilitet në Ballkan. Bëhet fjalë për 9 milionë dollarë që qeveria amerikane ka financuar fushatën “Just it for all” në Shqipëri, promovuar nga East West Managment Institute, i lidhur me George Soros, me qëllim realizimin e reformës në drejtësi të qeverisë socialiste të Tiranës, shkruan gazetari i cituar nga intelektuali. Dokumenti është publikuar nga Judicial Watch, një organizatë konservatore, e specializuar në kontrollin e qeverive. Këto 32 faqe, janë prezantuar në 2017-ën nga Departamenti i Shtetit dhe USAID. Në këtë dokument ka edhe një memo, ku ambasada amerikane në Tiranë dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur i George Soros kanë financuar një sondazh, i realizuar nga Instituti IDRA, me temë drejtësinë në vend. Sondazhi duhej të tregonte se mbi 90% e shqiptarëve mbështesnin reformën në drejtësi. Një reformë e kundërshtuar nga opozita, duke e quajtur ‘reforma Soros’. Në një tjetër dokument, të 10 shkurtit 2017, Departmanti i Shtetit DASH miraton “Open Society” te Sorosit si subjektin që do të bënte analizën teknike të politikës financiare në Shqipëri. Ton Fitton, presidenti i Judicial Watch, pyeste se sa legjitime është që kjo gjë të bëhet nga një miliarder si Soros, përmes qeverisë amerikane. Me pak fjalë, administrata e Obamas ka financuar Sorosin në iniciativat që Fondacioni për “Shoqëri të Hapur” ka zhvilluar në Shqipëri në mbështetje të qeverisë socialiste te Edi Rames. Kryeministri Edi Rama ka qenë edhe anëtar i Këshillit Administrativ i Fondacionit për “Shoqëri të Hapur”, para se të bëhej shef i qeverisë. Skandali Obama-Soros në Shqipëri mori fund kur në krye të Shtëpisë së Bardhë erdhi Donald Trump dhe menjëherë pas zgjedhjes një grup senatorësh republikanë i kërkon Sekretarit të ri të Shtetit hetimin e fondeve publike dhënë fondacionit të Soros përmes USAID”, tregon gazetari.

    “Mendoni se u ndalën vetëm në Shqipëri?” pyet gazetari Jo.

    Sipas gazetarit, Soros mbërriti edhe në Maqedoni. Infiltrimi në demokraci dhe në sovranitetin e popujve nga ana e tij nuk u mjaftua vetëm me Shqipërinë.

    “Nga 2012 në 2014, Fondacioni i George Soros mori 5 milionë dollarë nga qeveria amerikane për të ngritur Shoqerine Civile “Civil Society” me projekt-plan për “demokratizimin” e shtetit të vogël ballkanas. Projekti i zhvilluar nga fondacione dhe OJF-OJQ të lidhura me të gjitha me partitë e majta në Maqedoni, çka solli në vitin 2015 një revolucion kundër qeverisë së djathtë, e zgjedhur përmes votave.

    “Të akuzosh të tjerët për një gjë që e bën vetë është diçka për të cilën George Soros është mjeshtër”, shprehet ai.

    Në fund, ai përmend edhe rastin e vendit të tij, Italisë, dhe vizitat e Soros në presidencën italiane, para se të vinte në qeveri Lega Nord e Matteo Salvinit, një politikan i afirmuar tashmë si anti-Soros.

    Reply to this comment
  22. mirel July 21, 21:05

    Te besh nje shkrim te tere mbi nje buce si Voltana do te thote te jesh idiot si Viktori.
    E lexoi njeri?

    Reply to this comment
  23. ATEISTI July 21, 21:26

    Fashiste “trime” e koheve moderrne , zbritur nga Bjeshket , ne vitet e tranzicionit shqiptar ! Injoranca nuk njef kufij !

    Reply to this comment
  24. E èma e Zeqos July 22, 19:02

    Shkodra dhe shkodranèt bèjnè pa znj.Ademi.
    Shqipèria dhe shqiptarèt bèjnè pa gjithè emrat dhe mbiemrat e tè gjithè kètij bagazhi turkoshak, ordiner dhe provincial, qè imponohet pèr PARI por èshtè njè KAKÈRDHI.
    “Presidentin”, e kemi babaxhan. Dritan Prifti, e filmoi pèr ta parè çdokush.
    Kryetarin e opozitès, e kemi po ashtu babaxhan, me aromè oksidenti, me veshje firmato tè blera nè Hollandè. Nganjèherè, vjedh dhe vret ky qerrata por tek e fundit, çi qi tèmèn, KOKÈPALARÈ ishin ata.
    Kryeministrin, e kemi “mè tè mirin”. Edhe ky qerrata, ka ndèrmènd kèta pelivanèt mè lart, dhe babanè e poshtèrsisè, Saliun nga bjeshkèt, kur pretendon mirèsinè e tij.
    Shqiptarèt, shohin maskaradèn dhe janè tè dyzuar. Ikin, ikin larg, nèpèr maune dhe anije, me pasaporta tè falsikuara apo me pagesa nèn dorè. Duan ta lènè pas kètè mejhane, duan tè jetojnè nè njè vènd ku sigurohet jo vetèm mbijetesa por edhe dinjiteti.
    Mè fal, ku e patèm fjalèn?
    Aha, Ademi, po, ajo me atè shqipen e çalè dhe fizionominè e Xhelal Mziut, vetèm se pak ndryshe diku nga mesi.
    Nuk kemi shtet ne shqiptarèt, nuk kemi funksionim ligji, nuk kemi personelin atdhedashès nè misionin qeverisès. Kemi tipa si Gjiknuri, ai i gazit tè èmbèl nè Patos Marinzè. Ndaj na duhet tè bèjmè lajm znj..Ademi .
    Kombèsinè, nuk e zgjedhim dot. Ma merr mèndja se edhe ai letèrnjoftimi i huaj, nuk tè ndryshon asgjè, nè ndjesinè e neverisè vjellèse pèr kèta “bashkèqytetarè” me mendèsi anadolli si znj.Ademi apo ai trimi i Bathores dixhitale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*