“Travellingtoptens”: Shqipëria numri një i destinacioneve turistike për 2018-ën

February 8, 2018 11:02

“Travellingtoptens”: Shqipëria numri një i destinacioneve turistike për 2018-ën

Shqipëria po vazhdon të njihet e përmendet gjithnjë e më shumë në mediet e huaja për bukuritë e saj natyrore e të renditet ndër destinacionet “must” që duhet vizituar.

Këtë radhë faqja e specializuar për udhëtimet, “Travellingtoptens” (10 vendet më të mira për të udhëtuar), e ka cilësuar vendin tonë si destinacionin numër 1 që duhet të vizitoni në 2018-ën, pasi rendit edhe nëntë vende të tjera në klasifikimin e saj.

“Në kryeqytetin e vendit, në Tiranë, mund të shkohet nga Prizreni dhe Prishtina, mjafton një udhëtim i rekomanduar me autobus. Rruga e autobusit gjarpëron përmes disa prej pamjeve dhe peisazheve më të bukura malorë të Europës. Media perëndimore e ka përshkruar me emër jo të mirë Shqipërinë, por ata që janë gati ta vizitojnë do të gjejnë një vend vërtet të mrekullueshëm”, shkruan travelingtoptens.

“Kur të vizitoni kryeqytetin, do të shikoni që Tirana është qytet magjepsës dhe miqësor, por ato që tërheqin më shumë në Shqipëri gjenden në peizazhin e saj malor të veriut, plazhet e mrekullueshëm, numrin e madh të qyteteve dhe kështjellave të lashta”, shkruhet më tej në artikull.

“Nëse jeni adhurues të plazhit, atëherë Vlora është zgjedhja e duhur. Qyteti ka një numër të shumtë plazhesh të bukura. Pas një dite çlodhjeje, Vlora ofron gjithashtu një jetë të gjallë nate me shumë bare përgjatë bregdetit. Për udhëtimet gjatë ditës, mund të zgjidhni gjithçka dëshironi. Këtu gjenden një mori objektesh historike, duke filluar që me kalanë më të afërt të Kaninës e deri te amfiteatri i lashtë i Orikumit”.

“Ky vend i jashtëzakonshëm ka një numër të madh objektesh historike. Më i njohuri është Apolonia, rrënojat e një qyteti të lashtë grek. Një objekt tjetër që ia vlen ta vizitosh është Kalaja e Rozafës. Ajo ka shërbyer si fortesë për perandoritë osmane, romake dhe serbe në epoka të ndryshme të historisë”, shkruan Travellingtoptens për Shqipërinë./atsh

l.h/ dita

February 8, 2018 11:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*